Skenën e marrin gjithmonë ata

0
49

TemA

Sot është Bajrami, një prej festave më të rëndësishme për myslimanët, pas përfundimit të muajit të agjërimit. Ata kanë gjithë të drejtën të gëzojnë dhe ta ndajnë këtë gëzim me besimtarët e tjerë.
Por, ashtu si në të gjithë festat fetare, u shfaqën ata, politikanët, që nuk mungojnë asnjëherë në të tilla raste.

Në televizor nuk pamë askënd prej besimtarëve myslimanë të ndante gëzimin apo rrëfimin për mbajtjen e agjërimit, nuk pamë askënd prej krerëve myslimanë të thoshte dy fjalë për simbolikën dhe domethënien e festës së Barjamit, por pamë ata, politikanët, që flasin dhe urojnë në emër të gjithë besimtarëve.

Në fillim u shfaq Topalli, pastaj Berisha, pastaj një urim i Bashës, presidenti Topi dhe kështu me radhë.

Na folën për dashurinë, mirësinë, dhembshurinë, tolerancën dhe gjëra të tjera të bukura, të cilat, për të thënë të vërtetën, vetëm politikanët shqiptarë që nuk i reflektojnë në jetën e tyre.
Ndoshta do të bënin mirë që një ditë të vetme t’ua linin skenën atyre që e meritojnë vërtet. Boll na u shfaqën në çdo gëzim, hidhërim apo ngjarje tjetër. Nuk na duhet hipokrizia e tyre.