Skandali, ja se si manipulohen tenderat publik

0
40

TemA, 22 Gusht 2012

Mosha e internetit, e cila trumbetohet si moshë e transparencës, duket se nuk jep rezultate të tilla. Tenderimi i centralizuar përmes internetit u konceptua në dukje si sitem transparent, pasi hiqte kontaktin e drejtpërdrejte të pjesëmarrësve në tender dhe zyrtarëve. Qeveria dhe këtë nismë e trumbetoi si arritje të madhe në luftën kundër korrupsionit, por po të shohësh rezultatet e tendërve, vihet re se shumica e tyre janë të manipuluara.

Autoriteti i Konkurrencës, sipas “Shqip”, bën me dije se së fundmi janë zbuluar një numër i konsideruaeshëm rastesh, ku gjashtë kompani bashkëpunojnë me njëra-tjetrën për të manipuluar tenderët publikë që kryhen në sistemin elektronik të tenderimit të qeverisë, duke përcaktuar paraprakisht fituesin, siç ndodhi me Llotarinë Kombëtre, dhe duke i ngarkuar një punonjësi përgatitjen e dokumentave për të gjithë pjesëmarrësit në tender.

AK ka zbuluar rastin e dytë të përgatitjes së dokumentave nga e njëjta dorë.

Rasti i zbuluar i përket tregut të sigurimit fizik nga ana e policëve privatë. Në dy tender të analizuar, pjesëmarrësit në tender kanë arritur të sigurojnë fitoren me çmimin 99.99 për qind të fondit limit, pavarësisht se në këtë treg veprojnë me qindra kompani të ndryshme.

Në një tender AK vlerëson se kanë marrë pjese dhe kompani jashtë kartelit , oferta fituese ishte 32 % më e ulët se fondi limit. Faktet që e vërtetuan që vetëm një punonjës përgatiste ofertat, ishte nxjerrja njëherësh e të gjitha dokumentave brenda një dite dhe rrjedhimisht me numër protokolli njëri pas tjetrit.

Vërtetimet nga tatimet, ekstraktet e regjistrimit në QKR, vërtetimet nga zyra e përmbarimit, apo kontratat e sigurimit të ofertës, ishin të gjitha nga e njëjta dorë. Edhe ofertat ishin copy-paste, pasi përmbanin të njëjat gabime drejtshkrimore dhe formate shkrimi të të njëjtit lloj.

Dokumentat në shumë raste mbanin adresa të njëjta për kompani të ndryshme.

Në një rast njëra prej kompanive fiton një tender të organizuar nga TVSH me vlerë 20 milionë lekë, duke hedhur poshtë një ofertë vetëm pak qindarka më ulët.

Ky është rasti i dytë që evidentohet nga Autoriteti i Konkurrencës, sepse dhe dy vite më parë u zbulua se tenderët e kryer nga institucione të ndryshme për blerje makinash kryheshin nga një grup kompanish që i përgatisnin ofertat së bashku.