TemA, 13 Gusht 2012
Si do mobilohet vila
Skandali i vilës qeveritare të Berishës në Vlorë nuk është vetëm superluksi dhe shpenzimet marramendëse, por më i thellë. Për ta pasur të përjetshme atë vilë, Sali Berisha ia ka dhënë administrimin e saj një privati, ç’ka mund të çojë në privatizimin e afërt të saj në favor të tij.
Në rastin konkret është zgjedhur një person anonim që jeton në Greqi, një ish-volejbolliste, e cila duket se ka vënë emrin e saj në dispozicion për këtë operacion. Shpenzimet marramendëse, rikonstruksioni dy herë i vilës dhe milionat e harxhuara duket se kanë destinacion të qartë privatizimin e afërt të saj duke injoruar dhe ish-pronarët e tokës, të cilëve u është njohur pronësia, por nuk i lejojnë të afrohen aty.
Kjo e bën dhe më të rëndë skandalin e superluskit të harxhuar nga Berisha në këto krize për vilën e tij në bregdet, e cila është djegur në vitin 1997 në shenjë urrejtje ndaj Berishës, pasi aty strehoheshin kontigjentë të njerëzve të tij të dërguar në Vlorë.
Vila, e cila është dhënë me qera, po mobilohet në emër të personit që e ka marr me qera me qëllim rritjen e vlerës së investimit dhe blerjen prej tij sipas ligjit të emfiteozës.
Burime të sigurta nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare thonë se në vilë po investohet duke pasur si objektiv privatizimin e saj.
Kjo e bën dhe më të rëndë skandalin e superluksit dhe shpjegon dashurinë e Familjes për bregdetin e Jugut.