Skandali Fullani, Braçe: 1 mln e 800 mijë € për muze në Bankë

0
75

Të tjera rreth shkrimit:
370 mijë $ për 3 ditë sport, qindra milionë për festa
Vendimi i plotë i Këshillit të Mbikqyrjes nga fq 8-25
Guvernatori paguhet 3 herë më shumë se ai i SHBA-ve

TIRANE – Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe bën publik në Facebook një tjetër fakt, që e konsideron skandalin e ri të “guvernatorit të Sali Berishës”, 1. 800. 000 Euro për një muze në Bankë.

Braçe ka publikuar edhe vendimin e Bankës së Shqipërisë, marrë më 25 korrik të këtij viti. Këtë vendim Braçe e ka komentuar duke u shprehur se “Kur vendi po digjet e po bëhet qymyr e hi, Guvernatori i Sali Berishës harxhon para publike për të vendosur surratin në MUZE!!!! Ju thashë Ky është zyrtari më pamoral në këtë vend!!! KY GUVERNATOR KA FSHIRE PERFUNDIMISHT MORALIN E SALI BERISHES! Ky soj njerëzish nuk kanë më lidhje me këtë popull të zhytur në mjerim e në panik për të ardhmen për shkak të tyre!!

Duke pritur reagimet e ndryshme pas publikimit të këetij skandali Braçe thekson : “Po e përsëris, më quani ekstremist apo ç’të doni: KY TAKEM ZYRTARESH QE KANE PUSHTETIN POLITIK DHE EKONOMIK, DUHEN RRAHUR!!”, përfundon deputeti socialist Erjon Braçe.

(Gre.M/Shqiptarja.com)