Zëri.info, 27 Janar 2015
Analisti Jon Leka përmes një reagimi të tij në Facebook është shprehur kundër shprehjes së dhunës në protesta. Ai ka thënë se e refuzon kategorikisht pushtetin e dhunshëm. Sipas tij aty ku ka dhunë ndaj institucioneve nuk ka patriotizëm dhe e mbytë demokracinë.
Statusi i plotë
SKA PUSHTET ME DHUNË – REFUZIM KATEGORIK
Aty ku është dhuna ndaj institucioneve s’ka patriotizëm, është armiqësi me prapaskene për ta mbyt demokracinë dhe shtetin e Kosovës. S’ka këtu qeveria ç`qeveria se ata erdhën me votë e jo rrugëve. Punoni për të fituar e jo për të dhunuar! Këtë mendim askush nuk ma ndrron dot! Qytetarët racional duhet ta refuzojnë çdo aksion të këtillë manipulantësh e pushtetsëmurë!







