Sistemi i drejtësisë që vret më shumë se krimi

0
40

Nga Anila Çobani, 27 Korrik 2012

Do te doja qe sot me revolten qe me zjen shume ballesh perbrenda, t’i drejtohesha perfaqesuesve te KE ne Shqiperi, ambasadorit amerikan dhe kujtdo tjeter qe me perpjekjet diplomatike te tyre mundohen te bejne diçka per kete vend. Per kete vend qe jo vetem ka humbur orientimin europian, por rrezikshem ndodhet ne nje udhekryq dhe tulatet i plagosur nga goditjet dhe rrenimi ekonomik, shpirteror dhe human. Do te doja shume t’iu kerkoja siç e kam bere dhe here te tjera, ndihmen time si nene, si grua, si intelektuale, per te bere te mundur qe çeshtjen qe une (tashme mbushet 1 vit) po ndjek kunder nje perfaqesuesi te administrates se sotme shteterore, ta bej te mundur te me zbatohet ligjerisht ne pallatin e frikshem te drejtesise shqiptare.

Por sot nuk po e bej! Nuk dua t’ju percjell juve trishtimin dhe revolten e nje qytetareje qe nuk mundet dot as te zhvilloje nje seance te vetme gjyqesore per te vendosur te drejten e shkelur brutalisht jo ne rruge, jo ne familje, por ne zyrat e nje shteti pa emer. Them pa emer se nuk do te doja t’i them shtet shqiptar, sepse shqiptaret jane nje popull vital, inteligjent, shpirtmadh dhe luftarak.Shqiptaret kane treguar ne shekuj se dine te bejne shtet,se dine te bejne drejtesi!

Ndaj dhe une sot vendosa t’u drejtohem pikërisht atyre, shqiptareve te mi vitale! Sot ne Gjykaten e Tiranes u zhvillua seanca e rradhes kunder te pandehurit, xhelatit te Bashkise se Tiranes, Florenc Hoxha. Si ne te gjitha heret, xhelati, ky burracak me uniformen e Policise Bashkiake nuk u paraqit ne seance me pretendimin se ishte nje avokat ne emer te tij dhe kerkesen e xhelatit e miraton ai qe pretendohej se ishte pala jone ne Gjykate. Prokurori! Dhe ishte perseri avokati qe kerkon gjykim te shkurtuar dhe ishte perseri prokurori qe miratonte çdo kerkese te avokatit te xhelatit.

Deri ketu nga ana proceduriale si dhe nga ana ligjore çdo gje eshte OK. Por kur prokurori lexon mbrapsht padine tone, lexon neper dhembe tre rreshta te pakuptueshem dhe nuk paraqet ne seance asnje prove (e dhene nga ne dhe koleget tane), asnjë material filmik, vene ne dispozicion nga mediat diten e ngjarjes, çdo gje kthehet ne farse. Kthehet ne nje seance ku viktima (megjithese s’do te doja kurre te isha ne kete pozicion) kthehet ne nje pre! Pre e institucionit te cilit viktima i ka besuar jeten, dinjitetin dhe mbrojtjen.

Dhe ne momentin kur degjoja gojehapur une dhe kolegia ime tjetersimin e fjaleve tona ne referencat e prokurorit, neper mend me kalonin qindra e mijera shqiptare te deshperuar qe u kane besuar jeten, pasurine, dinjitetin, te ardhmen, te tyren dhe femijeve, pikërisht ketyre perfaqesuesve te organit te akuzes. Ne mend me kalonin dhjetëra seanca te deshtuara me kriminele e hajdute, me vrases e te korruptuar, ku ne emer te procedurave dhe “fakteve te munguara”, viktimat kthehen ne pritesin çudiberes te tre diteve. Eshte ajo shprehja çudiberese qe hataja me e madhe tre dite zgjat dhe viktima harron! Dhe shqiptaret harrojne! Une jam shqiptare! Une jam nene shqiptare dhe kam vendosur te mos harroj!

Kam vendosur t’i shkoj drejtesise deri ne fund, e pademoralizuar, e paepur. Prandaj iu bej thirrje sot te gjitheve, Avokatit te Popullit, shoqerise civile. Mos i braktisni shqiptaret!! Qendroni prane ne çdo perballje te tyre me shtetin. E them ne perballje me shtetin, pasi prokurore, gjyqtare, tani e besoj fort kete, jane nen tutelen kriminale dhe nen presionin politik te nje shteti qe shemb! Shemb endrrat dhe jeten e shqiptareve!