SINTAKSA E KUJTESËS
Po të shkruaj çfarë kam veshur sot
dhe cilat këpucë i kam në këmbë
a kam ble këmishë, rrobat a i kam
të pastërta.Sot jam veshur ngrohtëPo të shkruaj për të gjitha gjërat
Po të shkruaj sa mall kam për ty
e di s´e je nën një gur të rëndë
ku zëri dhe fjala nuk arrijnë dotPo të shkruaj se të kam në kujtesë
po të shkruaj se të kam në dhimbje
disa gjëra ende s´ mund t´i them
po ka mjaft metafizikë në këtë jetëVarret e Prishtinës ku t´i prehesh
janë të lira, të shkruara, me lule
varrin tënd ti s´mund ta shohësh
këtë verë unë e kam rregulluarGjithë jetën jetuam për një ëndërr
por atë ëndërr ende nuk e kemi
çastin kur at´e çlirojmë nga burgu
unë kujtoj se do jet festë e madheNë këtë vetmi jo dhe aq poetike
fjalët për ty i kam të zgjedhura
kjo botë kurrë s´është pa itaka
po ti qé gruaja e vetme për mua!..Rrustem Geci, Dortmund, 15 tetor. 2014