Silvio Berluskoni fyen Shqipërinë

0
30

Nga Andreas Englisch, “Bild”

Sjellja e pacipë i ka bërë gjëmën edhe njëherë tjetër shefit të qeverisë italiane. Gjatë një takimi me homologun shqiptar, 73 vjeçari Silvio Berluskoni deklaroi se më në fund duan më pak emigrantë ilegalë në Itali. Vetëm për gratë e bukura shqiptare ai bëri një përjashtim…

Sidoqoftë: prej vitesh bandat italiane detyrojnë femrat shqiptare që të prostituojnë në rrugë!

Qeveria e Shqipërisë nuk duhet të jetë kënaqur nga shprehja. Sipas saj, nisma më e fundit për ruajtjen e brigjeve synon të mbrojë më së pari qytetarët e saj.

Një sinjal që Berluskoni dukshëm nuk e kuptoi…

Pak më vonë, gjatë shkrepjes së fotos së përbashkët të takimit mes delegacionit shqiptar dhe atij italian, ai u bëri një ftesë femrave të pranishme që të dalin në foto me të. Komenti i tij: tashmë është e njohur që momentalisht është “single”.

Veçanërisht i acaruar me këto deklarata të Berluskonit mbi Shqipërinë, ishte përfaqësuesi i Kishës Katolike, Don Andrea Gallo.

Jam thellësisht i hidhëruar dhe i inatosur, që një kryeministër bën shaka mbi një fenomen kaq tragjik. Është një skandal”.

Dhe Don Andrea Gallo e di mirë se për çfarë flet. Ai drejton një nga strehat më të mëdha për ish-prostitutat në Itali.