Si do të sillet Beogradi ndaj vizitës së z. Rama!

0
59

Dr. Zef Mulaj

Një iniciative plot kurajo. Një sinjal për Europen e për Ballkanin në përgjithësi. Kjo do të jetë shum e qartë. Kjo do jetë një trokitje e fortë në portat e historisë së Shqiperisë por edhe të ballkanit dhe të Europës.

Aty ku gjatë gjithë historisë është gatuar e përpunuar, mashtruar, gjakosur e coptuar shqipëtari e Shqipëria. Aty ku nacionalizmi e rracizmi nuk ka pasur dhe akoma nuk ka kufi ndaj shqiptarëve. Aty ku janë përdorur të gjitha mënyrat për të denigruar historinë e shqiptarëve, për tu fshehur e vërteta e origjinës dhe kombi i tij. Aty do trokasin Kryeministri shqiptar, me një mendim krejt ndryshe nga Beogradi, me një zemër të hapur për bashkpunim e për të bërë të njohur Shqipërinë dhe shqiptarët me historin e tyre tragjike, por të pa thyer, të munduar nga vetë historia dhe vetë Europa e Ballkani. Por çfarë do sjell kjo vizitë?!Në radhë të parë në mes dy vendeve.

– Po, do sjell emocione dhe tensione sepse në një mal të prerë e të djegur, duhet kohë që filizat e reja të dalin dhe të ushqehen të lira për tu rritur e bërë mali i ri. Vizioni serb është akoma shumë i errët dhe me pak prespektiv për në hapsirën demokratike europiane. Eshtë tërsisht si politika, si dhe mendimi publik si dhe nga shum mbështetës interesash të vjetra të huaja që e duan Beogradin kështu siç është, për të shërbyer si pikë referimi nacionalizmi. Pastaj ky nacionalizëm për t’u përdorur sipas momentit dhe ecurive të proçeseve historike. Por udhëheqësi i Shqiptarëve sot dhe si gjatë gjithë historisë i bën të kuptoj botës se kush janë shqiptarët dhe borgjet qe ka Europa ndaj tyre.

Ky udhëheqes i epokës së lirë, të demokracisë në Shqipëri Edi Rama tregon trimërinë, burrërinë, besën e shqiptarëve, sepse edhe me armikun e shqiptarëve, kerkon të thyej barrierat për të bashkpunuar e jetuar në paqe, deri sa ai mentaliteti duhet ndryshuar e trasformmuar derisa të njohin realitetin shqiptarë. Rezultati i kësaj vizite do jetë historike kombëtare e ndërkombëtare, një tentativ e qartë e ndërgjegjshme e shqiptarëve për pajtim, vlerësim, njohje, bashkpunimi pa u kthyer pas e prekur dhimjet tona, por të pa harruara që duhen shkruar në histori dhe transmetuar deri dhe në një individ të thjesht që është bërë pre e nacionalizmit serb.

Vetëm duke reflektuar, politika serbe e popullore për dëmin që i ka sjell Ballkanit, shqiptarëve dhe europës do të kemi një siguri në të ardhmen. Vetëm kur të pendohen serbët dhe ky pendim duhet të dalin i qartë dhe me prova për ti njohur bota do kemi pak shpresë në të adhmen e përbashkët në ballkan. Ata duhet të njohin krimin historik ndaj shqiptarëve, dhe vetëm kështu duhet të mendojmë për besim të ndërsjelltë.

Por hapi gjigand i shtetit shqiptar dhe besoj të gjitha politikave është në një pikë të përbashkët, që vizita e kryeministrit shqiptar në Beograd është një akt i vlersueshëm nga mbarë opinioni ballkanik, europian e më gjerë. Ky hap duhet të ndiqet mirë nga ballkani e europa për të reflektuar ndaj shqiptarëve që janë të mrekullueshëm në gjithë historinë e tyre, ata janë model i paqes njerzore, nuk kanë shkaktuar kurrë lufte ndaj askujt por janë mbrojtur gjithmonë.

Trokitja e Edi Ramës në portat e Beogradit është një trokitje historike, paqje, besimi e shprese e cila edhe popujve shqiptarë jashtë kufijve mëmë do ju hapet drita e shpresës për një paqe dhe një bashkim i tër në Europën e lirë por dhe më afër mëmës Shqipëri. Kjo vizitë është vetëm një trokitje! Le të shohim kohën që do jetë shum e gjatë për ndryshim, por ne jemi shqiptarë të bashkpunimit dhe të faljes por dhe të trimërisë e zgjuarsisë. Por si do reflektoj Beogradi ndaj vizitës dhe kërkesave të Ramës!!! Do flasin koha e cila duhet vlerësuar me ngadal e kurajo njerëzore.

Rugë të mbarë udhëheqësit shqipëtar në Beograd!