Shteti i Kosovës më shumë ka mbetur nocion apstrakt

0
26

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Fjalën shtet gjuithëkush e mendon dhe nënkupton në mënyrën e vet.Gjithmonë shtetin duhet konsideruar dhe kuptuar me seriozitetin më të madh. Shiptarët e Kosovës shumë e kan dëshiruar dhe e dëshirojnë fjalën shtet. Ne, shtetin e ish-Jugosllavisë kemi jetuar në shtet të huaj, dhe konsiderata për këtë shtet artificial ka ekzistuar më shumë në kokat e atyre të cilët i kan shërbyer më besnikëri. Pas 90 vitësh robërie e fituam shtetin tonë ndoshta jo të tillë, ashtu siq e kemi paramenduar dhe dëshiruar, por, megjithate e fituam shtetin me luftën tonë çlirimtare dhe me ndihmën e madhe të miqëve tanë ndërkombëtar. Ne gjthmonë themi së nuk është askush më i fuqishem së shteti. Edhe ashtu do të duhej të ishte. Këtë nocion për shtetin politikanët tanë sikur nuk e kan kuptuar mirë, ose nuk dëshirojnë të kuptojnë, së ata janë ngritur mbi shtetin. Po të ishte kuptuar dhe punuar për shtetin, do të kishim krejtë një situatë tjetër të rrjedhave ekonomike dhe politike.

Askush nuk ka menduar së do të ngjitën në pushtet njerëzit kaq diletant dhe kaq të pagdhendur, për politikën si profesion që kërkon dije, ndërgjegjshmëri dhe përkushtim të madh. Kur dikush në bisedë e siper e përmend së Kosova është shtet normal, në rend të parë them më vetën time, së ky nuk qenka bashë mirë më mendje, dhe pastaj themë duke i shikuar proceset zhvillimore, së kjo nuk është aspak e vërtëtë. Postulati themelor i demokracisë është gjendja e normalitetit, e kjo po na mungon shume, pikërisht për fajin e këtij lidershipi, i cili gjithçka është duke bërë për vete, e më së paku për shtet.Në shprehje më shumë po vjen logjika autoriotare, logjika e fiseve dhe logjika parapolitike.

Duket qartazi së ende nuk e kemi gjetur shkakun e gjithë këtij defekti kur është fjala për shtëtndërtim, pastaj nuk e kemi gjetur formulën e ekzistimit te shtetit, sepse nuk po jemi ne gjendje të përgjigjemi në pyetjën së në cilën shkallë të normalitetit edhe duhet të funksionoj shteti. Shteti i Kosovës më shumë ka mbetur si nocion apstrakt. Të mirat qe i ka pluralizmi dhe shteti demokratik, pak po preken, sikur qeveritarët tanë kan ndërtuar shtet për vetën. Njeriu i Kosovës duket i zhgenjyer, i demoralizuar, i pa vlullnetshem për jetë, ndoshta edhe më shumë se kur ishim të okupuar nga Serbia. Këtë gjendje shpirtërore dhe materjale askush nuk e ka pritur që të ndodhë në shtetin e tyre. Të gjithë pushtetet e pasluftës u treguan lakmitarë për pushtet së sa për shtet dhe mirëqenjë të qytetarëve.

E dyta, si e keqe e madhe ishte ndarja e popullit në ate së kush ka kamufluar më shumë e kush më pak. U bë ndarja në “ Krahun e Luftës’ dhe në krahun pasicifist’. Kjo ndarje rezultoi më armiqësi të hapur, duke provokuar edhe vrasjët për motive politike.Ngjarjet e fundit nëse unë nuk gabohem po shpërfaqin edhe një herë tjetër këtë përqarje partiake, e cila po rezulton me dëme të mëdha për shtetin. Koalicioni PDK-LDK po tregohet jo funksional sepse u bë në rrethana të komplikuara politike pas koalicionit më VLAN, i cili për gjashtë muaj e futi vendin në krizë politike.

Dhe, reperkusionet e gjithë kësaj po vijnë në shprehje tash kur po jemi dëshmitarë të gjithë sëçfarë është ka ndodhë në Parlamentin e Kosovës që disa kohë. Nese dikur kishim protesta paqësore dhe të dhunshme në rrugë, tash po kemi edhe ne rrugë edhe në Kuvend. Kjo qeveri dhe keta parlamentarë e kan dëshmuar së nuk meritojnë më përkrahjën e popullit, sepse gjithë ajo maskaradë politike mbrenda lokaleve të Kuvendit që po ndodhë, i ka kaluar të gjithë përmasat e demokracisë, e ka hudhur poshtë votën e qytetarëve. Vota e tyre ishte votë për ta rritur mirëqenjën e cila ka rënë shumë ulet si në Afrikë. Mos transparenca e pushtetit për gjerat madhore kombëtare dhe shtetërore, ka bërë që të kemi edhe këtë eskalim të situatës politike.

Kur në pyetje është territor i vendit –Veriu i Mitrovicës, dhe vija kufitare me Mal të Zi, e cila ka zbritur shumë më poshtë, është një tregues më shumë së kjo garniturë pushtetare, por edhe një pjesë e njerëzve të opozitës për të mirën e Kosovës, të largohen nga skena politike. Shtetet për territiore i bëjnë luftërat. Situatën në dorë ishte dashur ta merre vet populli, se koha po kalon dhe vendi ka mundësi të futet në dhunë të përmasave shqëtësuese. Kjo nuk na duhet, së ka mundësi vjen ne pikëpyetje edhe shtetësia e Kosovës e madhe ose e vogël që është. Partitë kryesore politike bashkë më pushtetin, do të duhej të ulën që më bisedime të gjejnë rrugëdalje në këtë situatë vërtetë të nderë politike.

Ne jeni shtet i ri, jemi shtet të cilit i nevoitet paqja, i nevoitet mos humbja e përkrahjës te faktorit relevant ndërkombëtar.Dihet së përgjegjësinë më të madhe gjithmonë e mbanë pozita, por nga përgjegjësia nuk mund të lirohet as opozita sidomos kur bëhët fjalë për çështje kapitale. Gazi lotësjellës në Parlament, loja e dyfishtë e PDK-së, mos përgjegjësia e Veselit në mbarvajtjën e punës së parlament janë gjera qe nuk na duhen. Deklarata e Remit së Thaqi duhet të jetë kryeminsiter, apo deklarata tjeter nese wshtw ashtu e Xhavit Halitit së duhet shikuar mundësinë e koalicionit më VV, nuk përkojnë me rregullat demokratike të lojës. Para së të bëhën matematika të tilla së pari ishte dashur të ulën tensionet, të ulën në bisedime liderët partiakë dhe shtetëror, për të gjetur një zgjedhje fatlume në këtë sitautë eskaluese politike. Mos ta humbim përkrahjën e miqëve tanë amerikanë dhe perëndimorë,se pastaj nuk na shkruhet mirë…