Shteti i dështuar

0
49

Nga Dr. Kesiana Lekbello

Dimë që Shteti është si një “Prind” për ne, të paktën sipas filosofit Hegel kjo temë lidhet ngushtë me mënyrën razionale të individit, i cili për vetë natyrën e tij nuk mund të mendoj saktë gjithmonë në çdo kohë. Hegel thekson që duhet kuptuar realiteti i gjërave që na rrethojnë nëpërmjet arsyetimit, kur ky aspekt pranohet nga racionaliteti, atëhere duhet stabilizuar edhe detyra e filozofisë. Marks duke pranuar ç’ka thotë Hegel shkon akoma më tej dhe mbështet faktin, që filozofia nuk duhet të ketë si detyrë trasformimin e realitetit.

Shtrohet pyetja: ky realitet dhe racionalitet kujt i drejtohet, për kë bëhet fjalë? Aspekti kryesor në dy rastet e përmendur shikon nga afër problemet që lidhen në mënyrë të drejtpërdrejtë me Institucionet e Shtetit. Deduktojmë që filozofia, duke qenë manifestazioni më i lartë i Arsyetimit dhe Llogjikës, edhe pse nuk është prezent gjithmonë në mendejen e individit, duhet të jetë e qartë dhe e konkretizuar tek Shteti. Këto proçese, pra reale dhe racionale, që shikohen saktësisht tek pjekuria dhe ecuria e shëndosh e vetë Shtetit, arrihen mbas një rruge të gjatë eksperience.

Mbështetur mbi bazat e demokracisë Shteti transmenton tek individët trasparencën e proçeseve që karakterizojnë funksionin dhe rolin e tij drejtues. Pra faktorët real dhe razional, dinë të komunikojnë nëpërmjet trasparencës me popullin, ky i fundit i ndërgjegjëshëm i shërben Shtetit duke zbatuar direktivat e politikave drejtuese. Kjo është linja e drejtë, por megjithatë ekzistojnë në këtë ecuri edhe devijime që për shumë arsye nuk shkojnë në drejtimet e duhura.

Në këtë rast, justifikimi mund të shpëtojë përkohësisht subjektin Shtet nga mosvëmëndja, mos arritja që tregon ndaj këtyre problemeve, e megjithatë justifikimi tregon mos pranim për gabimin e bërë. Më e mira do të ishte autokritika, e cila mund të rekuperojë terrenin disi të humbur nga gabimet e bëra, ndërkohë që vëmendja duhet të përqëndrohet tek kujdesi, i cili duhet të jetë jashtë mase i mprehtë sepse po u përsëritën justifikimet dhe autokritikat Shteti ka humbur krejtësisht funksionin e tij drejtues ndaj vendit.

Pra filozofia në shërbim të njerëzimit ndihmon, shumë më tepër nga ç’e mendojmë ne, për të kuptuar se deri ku kemi arritur në proçeset që kishim menduar dhe dëshiruar, ajo na tregon në mënyrë të drejtë çdo të thotë besimi që ne kemi ndaj Shtetit tonë, i cili duhet ti përgjigjet nevojave tona. Kjo është e lidhur në filozofin e Hegeli-it me figurën metaforike Prindi/Shtet; kujtojmë gjithashtu, që Shteti si qendra e ligjshme e transparencës (Marx) nuk mund të maskojë të keqen nëpërmjet fjalëve të bukura dhe të mira.

Nisemi duke arsyetuar nga një pyetje; – ‘Fajet, gabimet o borxhet e Prindit duhet ti pagojnë fëmijët që faj nuk kanë’ ?- Normalisht të gjithë mendojmë, ‘ç’fajë kanë fëmijët të paguajnë kusuret e prindërve’, e megjithatë fëmijët, drejtëpërdrejtë ose tërthorazi, trashëgojnë për faj të prindërve një seri dëmesh, ose të mira, që mund të jenë ekonomike, politike, kulturore, shoqërore etj. Duke aplikuar pyetjen e mësipërme nën kontekstin Hegelian, le të nxjerrim disa konkluzione në lidhje me Prindin-Shtetin tonë.

Së pari: shtrojmë problemin Shqipëria është e drejtuar nga një ‘Prind’ përgjegjës për të ardhmen e saj apo jo? E nëse jo cilat janë arsyet? Fillojmë duke tërhequr vëmendjen tek ajo që mungon, tek ajo që perceptohet në përgjithësi nga ne të gjithë, pra mungesa e një modeli civil në lidhje me eksperiencën politike si mjet efikatës për të zgjidhur problemet e popullit. Ky model tashmë është krejtësisht i rrëzuar, nuk dëgjohet më, sepse ka vetëm polemika, vetëm kundërshtime, vetëm gishta që drejtohen tek fajtori. Pra ‘Prindi –Shtet’ nuk merr përsipër asnjë faj. Kjo për sa kohë do zgjasë, a mund të ecet përpara duke i dhënë fajin gjithmon të tjerëve? Përgjigjen e ka vetë pyetja.

Së dyti: një ‘Prind’ i tillë nuk i shërben vetëvetes e jo më fëmijve të tij. Atëhere si mund të dalim nga kjo gjëndje paralize sot dhe jo nesër? Si duhet të ushtrojmë një presion pozitiv për të mbushur hallkat e kësaj demokracie të brishtë, që tashmë e kemi pothuaj boshatisur nga domethënia e saj kryesore? Si mund të injorojmë “violencat” verbale, si mund të shprehim lirshëm, brënda normave të demokracis, atë që mendojnë pa patur asnjë “rrezik” si pasojë, sepse ‘Prindi’ mund të na godasë?

Së treti: kuptojmë që ‘Prindi’ nuk paska punuar fare për ne, kemi mbetur të mjerë dhe të varfër duke, menduar që s’ka prind ti dojë të keqen fëmijve (pa naivitet, sepse norma është kështu) por jemi gabuar. Sot, më tepër se kurrë jemi zgjuar duke kuptuar akoma më mirë atë që Frojd shkruante 100 vjet më parë; “duhet prerë raporti me një Padre –Padron.

Kokluzioni: për të thyer raportin e diktuar nga Frojd me Prindin tonë, duhet ti drejtohemi pa tjetër vetëm punës rigoroze me vetveten, kjo si kusht kryesor, më pas mbasi të jemi fortësuar moralisht mund të kundërshtojmë nëpërmjet jo-violencës dështimin e figurës prindërore në drejtimin të ecurisë tonë. Largimi nëpërmjet mos rizgjedhjes në rrolin drejtues.

Përmbledhja finale. Kush falimenton në një projekt pune nga edukimi e deri në zhvillimin përfundimtar duhet të japë dorheqen, kjo është minimalja; maksimalja për atë që gabon është që duhet të përgjigjet deri më një për dështimet e arritura. Këto nuk janë opinione, por janë fakte konkrete që gjithsekush nga ne mund ti vërtetojë në jetë nëse nuk sillet korrektësisht.

Nuk trajtohet problemi duke u fshehur mbas një gishti, mbahet një pozicion i prerë dhe nuk ndërrohen flamurët sipas atij që fiton betejën. Duke parë vetëm demagogji dhe jo fakte konkrete, kuptojmë që demokracia është degjeneruar krejtësisht dhe shoqëria civile këtë fakt e vuan. E vuan kur punon, e vuan kur shtrohet në spital, kur kërkon të ardhmen e fëmijve, kur i drejtohet drejtësisë, kur kërkon lirinë e plotë të fjalës dhe të pasurisë personale, kur duhet të fusë dorën në xhep për çdo proçedurë burokratike dhe jo vetëm.

E akoma, mbi të gjitha, kemi eleminuar krejtësisht të mirat e përbashkëta që ne duhet të përceptojmë si popull, duke përmendur shëndetësinë, arsimin, asistencën minimale për të papunët, sepse mungon krejtësisht tërësia e sistemit welfare state dhe deri tek transporti publik që nuk funksionon, pra çdo gjë ka marrë fund, shteti social ka marrë fund, triumfon kudo forma private me karakteristikat e saj më të egra. Realiteti racional është ky, si mund të flasim ndryshe.!

Të ‘indinjuarit’që vazhdojnë të mos rrinë në heshtje na kujtojnë akoma, që koha e kapitalizmit siç e kemi mësuar ka marrë fund sepse po rilind realizmi social razionalist nga poshtë, nga shtresat dhe jo nga lart. Shtresat po lëvizin sepse politikat neo-liberiste gjatë gjithë këtyre viteve kanë shkatarruar proçesin liberal demokratik. Ajo që shikojmë dhe dëgjojmë është një sëmundje e përhapur kudo, ndaj poshtë maskat e hipokrizisë edhe tek ne kur gjërat nuk shkojnë mirë. Jemi të lodhur të gëlltisim kafshatat farmak të një qeverie të dështuar, e cila ka harruar detyrën ndaj ‘fëmijëve’, sepse vepron vetëm egoizmi personal.

Kjo është e vërteta kujt si vjen mirë le të ketë durim të dëgjojë edhe këmbanat e tjera që tringëllojnë hidhur. Ishte e qartë përgjigja Jo nga BE-ja, për vetë gjëndjen tonë, e megjithatë përsëri ‘Prindi-Shtet’ përgjegjësi s’mori, kishte nevojë të gjente fajtorët pa ditur cili ishte faiji. ‘Prindi-Shtet’ ka bluajtur krunde në vend të bluante miell për bukë,e ne jemi të zhgënjyer sepse kuptojmë që mungon respekti për ne, kujdesi për ne, rregullat për ne, të cilat janë garancia e sistemit demokratik. Le ta mendojmë si të duam, por BE nuk ka nevojë për halle të tjera, boll ka problemet finanziare dhe krizën që po rrezikon vërtet terrenin e Komunitetit Europian: po të jemi të ndershëm 12 pikat në teori janë pak, sepse në praktikë pikat që ne nuk përmbushim arrijnë diçka më shumë, ky është një fakt i arsyeshme për ato që mungojnë dhe shkojnë mbrapsht tek ne. Frojd këshillon shkëputjen e fëmijve nga Padre-Padron, sepse rasti klinik i pazientit -Prind- mund të jetë një patologji me ndikim infektim brezash. Këto janë kushtet.

Nuk ka më surpriza, nëse politika nuk ka zgjidhje, jemi të mirë e të këqinj të gjithë së bashku, e kemi kuptuar tashmë prej kohësh. Ajo që nevoijtet është të kthejmë rrugë si individë duke punuar dhe reflektuar së bashku pa patur më nevojë për një ‘Prind-Shtet’, i cili vetëquhet ‘i bukur’, ‘i mirë’ dhe ‘i zoti’. Ne që jemi të ‘pazotë’, të ‘këqinj’ dhe të ‘shumtuar’ duhet të marrim përgjegjësinë, për të ndryshuar “kartat e fatit” tonë.

Çdo evolucion njerëzor nuk lindi thjesht nga dëshpërimi, por edhe nga shtytja ekspansive drejtë së mirës, e cila rrjedh nga dëshira e fortë për të arritur diçka me Vlerë që mund të mbetet përherë në shërbim të shoqërisë civile. Si konkluzion ngelet për zgjidhje problemi jonë në lidhje me ‘Prindin/Shtet’. Duhet të vazhdojmë patjetër përpjekjet tona për të gjetur një rrugëzgjidhje të drejtë, jo me violencë, jo vetëm për propagandë, por për sensin e mirë të gjërave, sepse ne ‘fëmijët’ dëshirojnë dhe meritojnë në familjen tonë të madhe Shqipëri, një ekujlibër të drejtë, të barabartë dhe të ndershëm.