SHTETI ETNIK SHQIPTAR SJELL STABILIZIMIN DHE INTEGRIMIN

0
51

BALLKANI NË STRUKTURAT EVRO-ATLANTIKE

R E A G I M

Vera DUSHI

Shkrimi i Dr. Alban Dacit – Çështja e “Bashkimit Kombëtar” mes Nacionalizmit dhe Integrimit Evropian” inkuadrohet në paradigmën integracioniste të trajtimit të së ardhmës së popullit shqiptar që mendon se prioritar është integrimi në strukturat euro-atlantike, bashkimi i kombit shqiptar duke ardhur pastaj vetvetiu, njëherë me zhdukjen e kufive në hapësirën e Bashkimit Europian.

Që nga fillimi, autori përzien termat, një gjë e palejueshme për një doktor shkencash. Ai ngatërron “Shqipërinë Natyrore” me “Shqipërinë e Madhe”, Arbërinë me Ilirinë!

Duhet pohuar se “Shqipëria Natyrore” nuk është e njëjta gjë me “Shqipërinë e Madhe”. Termi “Shqipëri e Madhe” është koncept i kuzhinave propagandistike të Beogradit, për të na akuzuar se tentojmë të pushtojmë toka që Serbia i konsideron të saj, në fakt treva shqiptare të cilat i kanë pushtuar vet Serbinë, IRJM-në, Greqinë dhe Mali i Zi. Pastaj, territori i Arbërisë së dikurshme nuk është njëlloj me territorin e Ilirisë.

Edhe nëse shqiptarët do të synojnë të zgjeroheshin në territorin e Ilirisë së antikitetit, kjo nuk do të ishte aspak “Shqipërinë e Madhe”. “Shqipëri e madhe” do të thotë vetëm nëse shqiptarët do të dalin jashtë kornizave të territorit e tyre etnik dhe do të projektojnë pushtimin e tokave përtej Danubit, p.sh. Për në fund, zoti Alban Daci duhet të përgjigj në një pyetje: Përse gjithmonë në Serbi flitet për Serbinë e Madhe dhe kurrë për Serbinë Etnike, Natyrale? Sepse po të flasin për Serbinë Etnike do të mbetet vetëm pashallëku i Beogradit.

Teoria e “familjes moderne” e përcaktuar në shkrim deri diku është korrekte. Mirëpo “fëmijtë” e Nënës Shqipëri nuk kanë rritur të lirë nga dëshira e vet, por kanë qenë marrë me zor nga familjet e huaja. Ata kanë tentuar t’i zhdukë, t’i vrasë, t’i asgjësojë me dhunë dhe terrorizëm të egër shtetëror. Djemve të Nënës Shqipëri ua ka munguar liria më elementare. Po ashtu edhe Nëna ka vuajtur në skamje dhe në dhimbje, për shkak të mungesës së fëmijeve të tij që nuk ishin adoptuar, por pushtuar, kolonizuar dhe okupuar me forcë.

Autori njeh shumë mirë figurat antishqiptare të “familjeve të huaja” serbo-maqedono-greko-malazeze, u njëh shumë mirë nacionalizmin e tyre agresiv dhe pyetet: “Si mund të mendosh dhe të shpresosh, se duke ju trokitur në derë Greqisë, Malit të Zi, Maqedonisë, këta të fundit do të na hapin derë duke na pritur si miq dhe kërkesës tonë për të na rikthyer “djemtë” do i përgjigjen pozitivisht”? Përgjigja vjen nga karakteri terrorist të shteteve sllavo-greke.

Dhe një pyetje tjetër duhet shtruar: si po mendon autori se mundën më shqiptarët të pushtuar dhe të kolonizuar në trojet të veta të jetojnë “bashkë” me pushtuesit dhe kolonizatorët e tyre, kur dita-ditës nuk kanë asnjë të drejtë për të vendosur për fatin e vet, kur jetojnë nën diktatin e tiranisë?! Ribashkimi kombëtar vjen me mjete demokratike, duke synuar sensibilizimin e Evropës Plake dhe të aleatëve amerikanë për domosdoshmërinë e krijimit të shtetit etnik shqiptar. Nacionalizmi shqiptar kurrë nuk ka qenë agresiv, por mbrojtja e trojeve të veta nga pushtimi dhe kolonizimi i huaj është një akt human.

Jo para shumë kohë, filozofi politik Slavoj Zizek, gjatë një interviste për Radion “Dojçe Vele” ka deklaruar se bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, ndoshta do të mund të ishte zgjidhja më racionale për perspektivën e Ballkanit. (Radio “Kosova e lirë”) “ Zizek ka vlerësuar se politika Brukselit ndaj Ballkanit është duke ndryshuar, mirëpo duke marrë parasysh përvojën e deritashme, sidomos në 10 vjetët e fundit, Evropa, fatkeqësisht, nuk është në gjendje të arrijë një nivel të projektit serioz. Sa i përket Serbisë, Zizek ka thënë se ajo ende nuk është përcaktuar për një Evropë moderne, ndërkohë që po ballafaqohet me populizëm nacionalist.

Duke folur lidhur me ardhmërinë e Kosovës Zizek ka thënë se situata në Kosovë është shumë irracionale, pse jo edhe absurde: Ndoshta është më se miri që Kosova nëpërmjet një koordinimi ndërkombëtar t’i bashkohet Shqipërisë. Kjo do të ishte zgjidhja e vetme afatgjate racionale, sepse është budallallëk të kesh dy shtete me popull krejtësisht të njëjtë.” Është kështu një gabim të logjikës atë që thotë Alban Daci se “Nëse mendojmë t’i bashkojmë me një shtet nacionalist dhe të koncentruar nën emrin Shqipëri atëherë do të thotë: se Kosova që sapo ka dalë nga robërimi serb duhet të hyj në një robërim të ri, atë të Shqipërisë, të drejtuar nga klasa politika shqiptare që përfaqësojnë interesa të çuditshme, të paqarta, të ngushta dhe personale.”

Por ky kinse “robërim i ri” ka qenë endërra dhe objektivin për të cilën kanë luftuar gjenerata në vazhdim dhe akoma veprojnë shumë shqiptarë të Kosovës dhe Shqipërisë administrative. Sigurisht, duhet pasur kujdes që klasa politike të mos përfaqësojë veten, që të mos lëvizë shtetin shqiptar as me kokën në Beograd ose në Athinë. Shtetformimi është një, demokracia e brendshme është çështje tjetër.

Bërthama më e rëndësishme e shkrimit përbëhet nga tema e bashkimit nëpërmes integrimit. “A mund të bashkohen shqiptarët pa pasur nevojë me bërë luftë me popujt e tjerë? Është po! Po-ja personifikon bashkimin e jo vetëm të popullit shqiptarë, por të gjithë popujve të Ballkanit dhe të Kontinentit Evropian.”, thotë Alban Daci. Problemi është se pikërisht shqiptarët nuk mund të bashkohen në një Bashkim Evropian.

Ata duhet të jenë të bashkuar në një shtet etnik dhe pastaj të integrohen në Evropë, sepse përndryshe do të zhdukën si komb. Që nga momenti i liberalizimit të vizave për Serbinë, Malin e Zi dhe IRJM, shumë shqiptarë kanë shkuar jashtë duke rrezikuar kështu boshatisjen e territoreve shqiptare. Nëse vazhdon kështu, shqiptarët nëpër Evropë me prejardhje prej trojeve koloniale do të përbëjnë jahudët e ardhshëm të shekullit XXI, pa shtet dhe pa atdhe…

Përkundrazi, nëse shqiptarët do të bashkohen, ata do të konsolidohen në një shtet të vetëm kombëtar, ekonomikisht do të përforcohen dhe do të dalin në mënyrë dinjtoze edhe në kuadrin e Bashkimit Evropian, ku ka vlerë madhësia e territorit, numri i popullsisë dhe fuqia ekonomike. Më e rëndësishme, shteti etnik shqiptar sjell stabilizimin e Ballkanit dhe integrimin e tij të tërësishëm në strukturat euro-atlantike, larg nacionalizmit agresiv të tanishëm të idhtarëve serbo-grekë të “Naçertanijes” dhe “Megali Idesë”

Autorja është anëtare e Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar

Gjakovë (Shqipëri Etnike), 12 prill 2009