ResPublica.al, 4 prill 2013
Jozefina Topalli ka dhënë një intervistë në emisionin Top Story të televizionit TCH, ku i ka shpallur “tre socialistë me kontribut të jashtëzakonshëm në PS, që prej themelimit të kësaj partie” Islamin, Dogjanin dhe Kadelin që votuan për ministrat e rinj të Berishës pas largimit të LSI-së. Në intervistë (përgjigjet e Jozefinës janë të mbushura me fjalën “Sokol” çdo tri-katër fjali) është pyetur edhe për 21 janarin “Duket paradoksale, që argumenti i 4 të vdekurve përdoret nga maxhoranca, që deri tani nuk ka dhënë asnjë shenjë reflektimi” – është pyetja. Dhe Jozefina përgjigjet:
“Ty nuk të bën përshtypje Sokol? Kur është çështje morale parimore, shoqëria shqiptare kurrë nuk toleron. Këto janë vlerat morale të shoqërisë shqiptare…” Për moral flet edhe kur pyetet nëse PD-ja është e sigurt në fitore. “E sigurt, por kemi edhe moralin me vete, që është shumë i rëndësishëm…” – thotë.
Pastaj u bën edhe një “analizë morale” reagimeve online për marrëveshjen PS-LSI: “A e kuptoni se ka shpërthyer “Facebook” e rrjetet sociale, pasi shqiptarët mund të kenë 1 mijë probleme, por çfarë nuk pranojmë me të vërtetë? Që 100 vjet më parë, kur s’kishte ekonomi e as shtet, dy gjera nuk pranonin shqiptarët, prekjen e gruas, mosnjohjen e fëmijës, e këto amoralitete. Këto nuk kanë ndryshuar as sot…”
Intervista e plotë:
http://top-channel.tv/artikull.php?id=254622