ResPublica.al | 7 shkurt 2014
Policia italiane gjatë vitit 2013 ka arrestuar 2500 persona, ku gjysma e tyre janë të huaj. Mes të huajve, shqiptarët janë të parët.
Shifrat “e frikshme” dalin nga bilanci i policisë së vendit fqinj gjatë analizës vjetore.
Sipas policisë italiane, bandat më të rrezikshme kanë qenë ato të përbëra nga shqiptarët. Vepra më e shpeshtë është grabitja.
Të tjera banda të rrezikshme, sipas policisë italiane, janë ato rumune dhe bullgare, të cilat kanë karakteristika të njëjta më ato të klaneve mafioze.
S.S