Dr. Xhelku Maksuti*
Shqiptarët në të gjitha kohërat janë integruar në mënyrë të përkryer dhe tërësore në jetën e shoqërisë rumune, duke marrë pjesë në të gjitha evenimentet e saj, me lojalitet dhe besnikëri patriotike, me mirënjohje për përkrahjen dhënë Rilindjes Kombëtare, por sidomos në shpalljen e Pavarësisë shtetërore të Shqipërisë, 99 vjet më parë, falë mbledhjes historike të shqipatarëve të Bukureshtit me Ismail Qemalin dhe Luigj Gurakuqin në ballë. Komuniteti i Shqiptarëve të Rumanisë me një vjetërsi prej mbi katër shekuj, dhe me një aktivitetit meritor në lëvizjen e rilindjes kombëtare shqiptare, me kontribut të veçantë për krijimin e kushteve për shpalljen e pavarësisë, ka kremtuar për çdo vit Ditën e Flamurit Shqiptar.
Përkujtimi i kësaj ngjarjeje ndërlidhet me faktin se në pranverë të vitit 1990, një pjesë nga ish/anëtarët e degës së atëhershme të rinisë, u gjendën në ballë të Komitetit të riorganizimit të Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë, duke shpënë më tej traditën e komunitetit shqiptar në kushtet e reja të zhvillimit të shoqërisë rumune, që na ka ofruar mikpritje të përzemërt, dhe së cilës i kemi shërbyer me besnikëri, në të gjitha etapat e historisë.
Shqiptarët, në të gjitha kohërat janë integruar në mënyrë perfekte e totale në jetën e shoqërisë rumune, duke marrë pjesë në të gjitha evenimentet e saj, me lojalitet dhe besnikëri patriotike, me mirënjohje për përkrahjen dhënë Rilindjes kulturore dhe kombëtare, por sidomos në shpalljen e Pavarësisë shtetërore të Shqipërisë, tani e 99 vjet më parë, Rumania duke qenë vendi i parë që dërgoi përfaqësues diplomatikë në Durrës (ish/kryeqendra e Shqipërisë), ndërsa përmes përpjekjeve të Mbretit Carol I të Rumanisë, në vitin 1914, do ta dërgojë dhe princin Wilhelm de Wied, nip i mbretëreshës Elisabeta, ai që më vonë do të flejë gjumin e përjetshëm pranë tezes së tij në brendi të Kishës Luterane të Bukureshtit.
Luigj Gurakuqi me një grup patriotësh shqiptarë të Bukureshtit, më 1912
Edhepse bëhet fjalë për prezencën shqiptare në trojet rumune qysh në Mesjetë, për komunitetin shqiptar nuk mund të flasim veçse duke filluar që nga viti 1595, kur vojvoda i madh i Vllahisë, Mihai Viteazul (shqip Mihai Trimi), martir i shenjtë, do ti lejojë një grupi prej 15 mijë shqiptarësh të kalojnë Danubin dhe të vendosen në veri të tij, për të shpëtuar nga persekutimet osmane.
Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë (BKSHR), e ka kremtuar në mënyrë të veçantë këtë eveniment, në sallën mikpritëse të Muzeut Kombëtar të Historisë së Rumanisë (1995), 400 vjet të ekzistencës së strëgjyshërve tanë të ardhur nga trojet e Ballkanit të banuara me shqiptarë, ndërsa ne si pasardhës të tyre u mbetemi mirënjohës dhe besnikë interesave nacionale të këtij vendi në rrjedhat e reja të integrimit europian, shqiptarët dhe rumunët duke qenë pjesë e Europës në të gjitha kohërat.
Isa Boletini me trimat e Shqipërisë historike në Vlorë, më 28 Nëntor 1912
Në këtë përvjetor i përkujtojme me respekt stërgjyshërit tanë që kanë dhënë kontribut për mbarëvajtjen politke, historike e kulturore të Rumanisë, që nga sundimtari Vasile Lupu të cilit i thonin Vasile Albanezul, apo ata të familjes së Gjikajve, e deri te Dora d’Istria (Elena Gjica), Nikolla Naço, themeluesi i revistës Shqiptari (Albanezul) para 120 vitesh, të cilën e ribotojmë nga viti 1993, e deri te Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Asdreni, Viktor Eftimiu (apo universitarët Luçia dhe Nikolla Xhamo (Nicolae Djamo) që numëroheshin ndër anëtarët themelues të BKSHR-së), si dhe shumë të tjerë, siç ishin inxh. Cunescu, arkitekti Nicolau, diplomati Nik Pema, patriotët Visar Dodani, Aleko Vançi, Dhimitër Kristo Rëmbeci, apo Luan Topçiu dhe Baki Ymeri në ditët tona.
Me këtë rast, duke u ndodhur në prag të kremtimit të Ditës së Flamurit Shqiptar dhe duke qenë edhe ne si pjesë integruese e popullit rumun, i dëshirojmë nga zemra prosperitet Shqipërisë dhe progrese të reja në afirmimin e qytetërimit bashkëkohor në kontekst të integrimit europian si pjesë e rëndësishme e botës bashkëkohore.
(*Autori është kryetar nderi i Bashkësisë Kulturore të Shqiptarëve të Rumanisë)
Ju urojme pune te mbare ne aktivitetin tuaj shume te qmueshem, shoqata juaj eshte nje voter shqiptare ne Rumani a keni mundesi qe te me dergoni disa emra te web faqeve ne Rumanisht qe kane shpallje te vogla atje dhe a dini ndonje firme, restorant, hotel, uzine, farme a nderrmarrje te shqiptareve ne Rumani kam qene 4 here ne crajove dhe Turnu severin ne vj. 1987 Crajova me ka pelqyer, a keni mundesi qe te me ndihmoni qe te gjej nje vend pune ne Rumani si punetor, jam nga Kosova, 50vjeqar qe 20 vjet i pa pune mendoj qe te emigroj diku ku te mundem.
Comments are closed.