SHQIPTARET DUAN PUNE, NUK DUAN BORXH! JANE DERI NE GRYKE NE BORXH!

0
40

Erion BRAÇE*, 06.10.2011

Shqiptaret nuk I lidhin shume gjera me diskutimin e sotem. Zaten edhe me Buxhetin e Shtetit. Ata, me vetdije ose jo, kontribuojne ne njeren ane te tij, por perfitojne asgje ne anen tjeter te tij!
Ne Bulqize, minatoret I lidh me Buxhetin e Shtetit:
Tatimi mbi rrogen;
Sigurimet shoqerore/shendetesore;
Tatimi mbi Vleren e Shtuar;
Akciza mbi kafen/cigaren;
Taksa mbi pasurine;
Taksa vendore.
Tatimi mbi rrogen eshte 10%; Sigurimet jane 11.2% e se njejtes rroge; Tatimi mbi Vleren e Shtuar eshte 20% e vleres se cdo produkti (ushqim a veshje) qe blejne dhe cdo fature sherbimi (drita e uje) qe paguajne; Akciza e cigares eshte 500 leke per pakete dhe e kafes eshte 10 leke per filxhan.
Cuditerisht, ne Bulqize, ligjerisht duhet te mbahet edhe takse mbi pasurine qe realisht eshte takse mbi ca metra katror varferi.
Kjo llogari taksash gjithnje ka kuptim kur paguhet nje rroge.
Por ne fakt gjysma e vleres se kesaj llogarie paguhet edhe kur merr vetem pension apo ndihme ekonomike!
Paguhet edhe kur parate I merr borxh apo kur ushqimet I merr me liste!
Me hir- per shkak te respektit ndaj ligjit, me pahir- per shkak te pamundesise se kushtezuar nga varferia por edhe nga padrejtesia e qeverise, qytetaret, vijojne te paguajne per Buxhetin e Shtetit.
Parate po mungojne gjithnje e me shume ne familjet e shqiptareve:
Per shkak te nje ekonomie ne ngadalesim e renie;
Per shkak te punesimit qe mungon;
Per shkak te nje sitemi fiskal te padrejte;
Per shkak te cmimeve, madje dhe te cmimeve te administruara nga Qeveria, ne rritje;
Per shkak te nje sistemi korruptiv qe ka shtrirje mbi pasurite kombetare te ketij vendi;
Per shkak te nje buxheti qe per shumicen e shqiptareve shperndan varferi, ndersa per pakicen garanton pasuri.
Mbi veshet e secilit prej jush pelcet nje e pavertete e madhe por qesharake:
Ju jetoni ne vendin e dyte pas Gjermanise me rritjen me te madhe ne Evrope!!!
E besoni? JO! Por kaq nuk mjafton! Eshte cinike deri ne poshterim per secilin prej jush!
Secili prej jush qe ka nge te degjoje Kryeministrin e pyet veten po aq shpesh sa Kryeministri flet :
Po ky tallet me ne ?
Po, tallet me ne ! Por me shume Kryeministri flet per te tijen, nuk flet per hallin tuaj!
Duhet te ndihmojme njeri tjetrin per ta kundershtuar!
Thelbi eshte po ai: cfare perfitoni ju nga “rritja ekonomike” qe materializohet vit pas viti ne Buxhetin e Shtetit!

1.Qeveria nuk ka guxuar te na jape ne kete ligj nje shifer unike te rritjes ekonomike. Thjesht na thote qe ekonomia u rrit me ca pike!
Kjo nuk eshte e gjithe e verteta!
Ne dy vite, 2009 e 2010, Prodhimi I Pergjithshem Kombetar u shtua me 1.4 miliard dollare.
Ne dy vite, 2009 e 2010, Borxhi Publik u rrit me 1.3 miliard dollare.
Eshte dukshem e qarte se rritja ekonomike e pretenduar eshte stimuluar fort nga borxhe qeveritare, te medha e te shtrenjta.
Shtesa e borxhit publik ze 97% te shteses se rritjes ekonomike te pretenduar.
Shqip dhe shkoqur,
Secilit prej jush I jane shtuar 140 leke-per shkak te “rritjes ekonomike”, por nder to 136 leke jane borxh, shtuar nivelit dramatik te borxhit-per shkak te urise per para te Qeverise!
Ne 2010 u morr borxh per te shlyer borxh dhe po prekim piken kritike ku borxhi po ze borxhin e po mbyt ekonomine.
Ne 2010, borxhi publik u rrit me 483 milion dollare-1.3 milion dollare ne dite, duke arritur ne 7.3 miliard dollare; ndare per 2433 dollare borxh per secilin-I moshuar apo I ri dhe per gjithe jeten.
Por ka edhe nje borxh tjeter: borxhi qe qytetaret e bizneset I kane bankave, borxhi I keq mes borxheve te tyre.
Ne fund te 2010 ai arriti ne 685 milion dollare, u shtua me 165 milion dollare-452 mije dollare ne dite; duke vijuar te rritet ne menyre dramatike edhe keto 7 muaj me 220 milion dollare e duke arritur ne nivelin e 905 milion dollareve!!!!
Keto jane parate, borxhi publik dhe borxhi privat, qe po stimulojne rritjen ekonomike por qe mbeten borxhe dhe po rriten.
Bashke me borxhet po rriten edhe interesat.
Vetem ne 2010, interesat e paguara per borxhin publik u shtuan me 72 milion dollare duke arritur ne 435 milion dollare. Edhe keto jane parate tuaja.

Me thjeshte, interesat e paguara per borxhin ne 2010-ten ishin sa:
76% e fondit te pagave;
54% e fondit te pensioneve;
260% e fondit te ndihmes ekonomike;
64% e fondit te investimeve.
Por qeveria eshte qendrestare ne genjeshtrat e saj.
Qeveria thote se rritja ekonomike per 2010 erdhi si pasoje e zhvillimit te industrise minerare dhe asaj energjitike.
Ju fola per borxhin sepse pjesa derrmuese e juaja kane marre e perdorur, jane e do te mbeten ne borxh!
Por dua tu pyes, ne Bulqize, Burrel, Kukes, Tropoje, Mirdite, Fier, Patos, Ballsh, Kucove, Vlore:
Sa perfituat ju nga idustria minerare; pra sa perfituat ju nga shfrytezimi I pasurive tona ne nafte, krom, baker etj?
Asgje!
Nje jave me pare ju tregova nje per nje perfituesit, kompanite dhe individet, biznesmene e politikane qe po perfitojne nga pasuria jone!
Ju, shumica e shqiptareve hic; ata dhe keta, pakica e shqiptareve gjithcka!
Llogaria tipike eshte po ajo e Bulqizes:
Kompanite e kromit perfitojne nga nje minator 2430 euro ne dite; nje minator perfiton nga kompanite 10 euro ne dite! Ky eshte raporti edhe per naften, kudo ne jug te vendit!
Qeveria perseri insiston: ju perfituat, sepse depozitat tuaja ne banka u rriten!!!
Ne fakt treguesi I zoteruesve te depozitave ne banka tregon edhe perfituesit reale nga rritja ekonomike:
4% e depozituesve kane 55% te vleres se depozitave;
96% e depozituesve kane 45% te vleres se depozitave!
Pabarazi me te madhe se kjo nuk ka!
Ajo do te thellohet sepse numri I njerezve qe po perfitojne nga pasuria kombetare e kontratat qeveritare, po zvogelohet gjithnje e me shume!!!

2.Pa diskutim qe nje nga perfitimet nga rritja ekonomike duhet te ishte punesimi!
Ti besosh qeverise ne shifrat e papunesise eshte njesoj si te ecesh me kembe ne tavan.
Degjoni sec thote:
Totali I punesimit ne sektorin privat eshte rritur me gati 10 mije persona; ne sektorin e bujqesise punesimi ka mbetur konstant gjate gjysmes se pare te vitit 2010 duke shenuar nje rritje te konsiderueshme me 10474 persona ne 3 mujorin e trete!!!!!
Vijon:
Numri I personave te papune ka mbetur pothuajse I pandryshuar ne tremujorin e dyte, rregjistroi renie me 1423 gjate tremujorit te trete dhe me tej me 178 persona gjate tremujorit te katert!!!!
Vjet ne shtator shenova:
në fund të shtatorit të vitit 2010, në ekonominë shqiptare numri I të punësuarve ishte rreth 916 mijë veta ose 55 mijë vetë më pak se e njejta periudhe e vitit 2009. Sipas INSTAT, ekonomia u rrit me 3.7 për qind, numri I njerëzve të punësuar për të njëtën periudhë po sipas INSTAT ra me 5.7 për qind. Sipas INSTAT rënia e punësimit në pjesën dërrmuese të saj ka ndodhur ne bujqesi, sektor I cili sipas INSTAT po ate vit ishte një nga sektorët udhëheqës të rritjes ekonomike.
Nga shtatori I vitit 2009 deri në shtatorin e vitit 2010 prodhimi bujqësor u rrit me 7.6 për qind, ndërsa numri i të punësuarve në këtë sektor për të njëtën periduhë u ul me 63 mijë veta ose rreth 11 për qind.
Per te deshmuar edhe nje fakt qe provon genjeshtren mjafton kaq:
Qeveria raporton gjallerim te biznesit dhe shtim te subjekteve me 13-16 mije ne sektorin jo bujqesor, ndersa INSTAT raporton rritje te punesimit ne kete sector vetem me 7400 vete; pra 1 I punesuar per dy biznese! Me keq, per gjysmen e bizneseve “te reja” mungon pronari si i punesuar!!!
E besoni dot kete?
Sipas qeverise numri I te papuneve ne kete vend eshte vetem 145 mije vete!!!
Une u ftoj te beni nje llogari te thjeshte: numeroni sa te papune keni ne familjen tuaj, pastaj ne katin tuaj, pastaj ne shkallen tuaj, pastaj ne pallatin tuaj, pastaj ne bllokun tuaj, pastaj ne lagjen tuaj.
Shkoi shume natyrisht! As qe perputhet me shifrat e qeverise. Raporti qe jep Qeveria eshte 13 te papune ne 100 vete te afte per pune!!!!
A ju del kaq? Kurre! Pune nuk ka! Te gjithe indikatoret e tjere te lidhur me punesimin deshmojne kete:
specifikisht, renia e aktivitetit ekonomik vecanersiht ne sektore te tille si ndertimi, sherbimet, bujqesia-te goditur fort dhe nga renia e konsumit dhe fuqise blerese!

3.Rritja ekonomike nese do te kishte ndodhur vertete, do te ndryshonte edhe raportet mes zerave te ndryshem te te ardhurave.
Por nje gje e tille nuk provohet!
Por ama provohet qarte se:
Qeveria takson me shume konsumin se sa te ardhurat e mbi te gjitha, pasurine;
Qeveria takson te ardhurat nga paga/rroga thuajse sa fitimet nga aktiviteti I biznesit.
Shifrat jane keto dhe deshmojne se sa I padrejte eshte sistemi fiskal I qeverise:
Ne 2010:
Te ardhurat nga taksat e konsumit ishin 1.5 miliard dollare; 1.1 miliard dollare-TVSH dhe 388 milion dollare -akcize;
Te ardhurat nga tatimi mbi te ardhurat ishin vetem 271 milion dollare; 158 milion dollare-tatim mbi pagat ne sektorin publik e privat dhe 113 milion dollare interesa, dividente, shitje pasurie etj;
Te ardhurat nga aktiviteti I biznesit ishin 200 milion dollare; perfshin tatim fitimin per kompanite dhe tatimin mbi biznesin e vogel;
Te ardhurat nga taksimi I pasurise ishin 20 milion dollare.
Keto shifra te bejne te ulerasesh per padrejtesine e ketij sistemi!
Ky sistem po thellon polarizimin ne kete vend!
Por ky sistem po godet fort shtresen e mesme e te varfer njeheresh:
paguan gjithkush qe ska ose ka pak, por nuk paguan ai qe fiton dhe ben pasuri!
Ky nuk eshte njerzillek, ky eshte biznesllek!
Po I lexoj shifrat me thjeshte:

*Te ardhurat kryesore, Qeveria e Sali Berishes I siguron duke taksuar cdo shqiptar qe ble dhe konsumon mallra-ushqime, pije, veshje, sherbime.
1.5 miliard dollare, TVSH e Akcize!
TVSH vijon te mbetet e larte, 20% e vleres se cdo produkti, mblidhet ne dogane per cdo mall te importuar por edhe ne cdo transaksion te brendshem.
Vetem nga importi I ushqimeve ne 2010, Qeveria I mori qytetareve 175 milion dollare!!!
Kaq eshte vertete shume dhe eshte 75% me e larte se ne vitin 2006! Rritje e stimuluar nga rritja e cmimeve te mallrave te importit, zhvleresimi I lekut dhe norma e larte e tatimit.
Shqiperia pati gjate 2010 cmimet e ushqimeve me te larta ne rajon: sa 70% e cmimeve ne BE, kur Serbia I kishte sa 69%, Bullgaria sa 67%, Rumania sa 65%, Polonia sa 63%, Maqedonia sa 52%.
Shqiperia ka norme me te larte te TVSH se ushqimeve se Norvegjia 14%, Greqia 13.5%, Franca 5.5%, Italia 4%, Britania e Malta 0%!

Te ardhurat nga tatimet mbi te ardhurat personale, biznesit dhe pasuria jane 490 milion dollare! Pra tre here me pak.
Por edhe ketu ka nje llogari me vete:
160 milion dollare i paguajne punetoret, vetem 200 milion biznesmenet qe fitojne, 130 milion dollare ata qe kane pasuri, shesin pasuri, fitojne nga interesat apo kapitalizojne dividentin!!!
Pra, te punosh-edukator, mesues, infermier, mjek, polic, ushtarak, nepunes, paguan njesoj sa ai qe fiton, kudo e gjithfaresh!!!!!!

Qeveria I ka taksuar fort pagat prej 3 vitesh!
Te gjithe ju qe merrnit nje page 200 mije lekeshe e kishit tatimin 4400 leke; sot e keni 10000 leke-227% me shume;
Te gjithe ju qe merrnit nje page 300 mije lekeshe e kishit tatimin 9400 leke; sot e keni 20000 leke-213% me shume;
Te gjithe ju qe merrnit nje page 400 mije lekeshe e kishit tatimin 14400 leke; sot e keni 40000 leke-278% me shume;
Te gjithe ju qe merrnit nje page 500 mije lekeshe e kishit tatimin 24400 leke; sot e keni 50000 leke-205% me shume;
Te gjithe Ne ne kete salle qe marrim nje page 1.4 milion lekeshe e kishim tatimin 141 mije leke; sot e keni 141 mije leke-pra, po njesoj, nuk paguajme asgje me shume;
Te gjithe keta-ministrat qe marin nje page deri ne 2 milion leke e kishin tatimin 229 mije leke; sot e kane 200 mije leke-pra me pak;
I vetmi-Kryeministri, qe merr mbi 2 milion leke, e kishte tatimin 240 mije leke, sot paguan 200 mije leke, pra me pak se dikur!
E kuptoni sa i padrejte eshte ky tatim?
Juve paguani me shume, keta paguajne me pak!
Ju i mbani keta, keta ju rrjepin juve!!!!!

Deri ketu ju i jepni Buxhetit.
Tani te vime tek ana tjeter, cfare Buxheti ju jep.
4.Ne shpenzimet sociale:
-shpenzimet per paga jane shtuar me 6,9 %; ne kushtet e nje inflacioni te pranuar 3.5%, rritja e pagave dukshem eshte ne nivele minimale;

-shpenzimet per sigurime shoqërore, pensionet, janë shtuar me 7,6%; ne kushtet e nje inflacioni te pranuar 3.5%, rritja e pensioneve dukshem eshte ne nivele minimale;

– shpenzimet për ndihmën ekonomike janë shtuar me 4 %; ne kushtet e nje inflacioni 3.5%, rritja e pageses se ndihmes ekonomike nuk eshte!
Qeveria ka pranuar se rritja e inflacionit erdhi si pasoje e rritjes se cmimeve te administruara prej saj-energjise elektrike, ujit, tarifave te sherbimit shendetsor!
Kur struktura e shpenzimeve te cdo familje ka ndryshuar fort-shpenzohet vetem per te jetuar, drita, uje, ushqime, kurim, shkaku qe ju paguani edhe me shume e konsumoni gjithnje e me pak, eshte Qeveria!
Ne shpenzimet e zhvillimit, pra investimet:
67% u ndane per transportin; 8.2% per arsimin, thuajse aq-7.2% per mbrojtjen; vetem 3% per shendetesine dhe akoma me keq, vetem 2% per rendin e sigurine e bujqesine!
U bene vite, qe per qellime elektorale parate tuaja ndahen keshtu!
Kryeministri na konsideron popull mobil, popull i levizshem, endacak.
Dhe kjo eshte asyeja, perse Kryeministri sa here qe shkurton shpenzimet, varene e leshon mbi arsimin dhe shendetesine!
Shumekush nga ju e ka vene re dhe qellimin korruptiv: rrenimin e sherbimit publik, per te ushqyer me parate e secilit prej jush arsimin privat dhe kurimin po privat!
Sot eshte dita per te thene qe ne nuk jemi te tille, nuk jetojme mbi kater rrota, makine apo rruloje dhe vetem ne rruge.
Jo, ne jemi popull komunitar, jetojme ne familje dhe kemi nevoje per pune e sherbime, pjesmarrje shoqerore dhe kujdes po te tille.
Megjithate, secili prej jush ne Berat, Fier, Vlore, Tepelene, Diber, Shkoder, qe degjoi shifrat e mesiperme pyet:
Mire parate kane shkuar ne rruge po rruget ku jane?
Nga 150 milion dollare per ndertim rrugesh te reja, 110 milion dollare kane shkuar si pagesa per rrugen Rreshen Kalimash, e inaguruar qysh ne maj 2009!!!!
Pra 73% e fondit per ndertim rrugesh ka shkuar vetem per te paguar faturat e nje rruge qe kish mbaruar nje vit me pare!
Kjo eshte e verteta! Njeriu qe e krijoi kete barre i ka kercyer kalipic Tiranes, ndersa tiranas e gjithkush, paguan faturen e cmendur te korrupsionit te tij!
Zoti Kryeminister, Si qytetar i Tiranes, ju degjova dje te flisni me ngazellim per vleren e madhe te kolateralit qe do te clirohet nga leshimi i hipotekes per apartamentet ku jetojne prej vitesh.
Kolaterali eshte element garantues ne praktikat e borxhmarrjes.
Keta njerez kerkojne pune, nuk duan me borxh; jane deri ne gryke me borxhe!
Kultura juaj e te jetuarit mire por me borxhe, per me teper me borxhe qe zene borxhet,te ben gropen.
Si heren e shkuar, Ty te parit, pastaj gjithkujt qe beson ne kulturen tuaj!
Kur Presidenti Klinton u tha amerikaneve ”Eshte ekonomia, budalla”, amerikanet zgjodhen ti shkojne pas ekonomise, jo budallait!
Kjo duhet te jete zgjedhja e secilit prej nesh!

*fjale e mbajtur sot ne Kuvend, ne emer te deputeteve socialiste