Shqiptarë, t’i dalim ZOT vendit!

0
27

Nga Kledian Lula, kledianlula@ymail.com – 11 Janar 2012

Këtë apel ia kam drejtuar 8 muaj më parë publikisht në media Presidentit të Republikës, zotit Bamir Topi, por prej “kullës” së tij nuk u pa asnjë reagim, përveç disa batutave e replikave politike-personale, bërë me kryeministrin Sali Berisha.

I gjendur përballë veprimtarisë sistematike, intensive shkatërruese e anti-shqiptare të kryeministrit Sali Ram Berisha ndaj vendit tim, duke mos pritur as këto 5 muaj të mbetur për të pasur ndonjë reagim prej Presidentit të Republikës, po ju drejtohem shqiptarëve me thirrjen: Të zgjohemi, të ngrihemi e të shpëtojmë vendin, nga ky pushtet horrash e tradhtarësh që po shet, po plaçkit e po gropos Atdheun!

Ky vend po copëtohet e po shitet tek të huajt. Pasuritë tona kombëtare po bëhen “pre” e pazareve të familjeve, grupeve mafioze e lobingjeve rrugaçërore politiko-diplomatike të kusarëve qeveritarë brenda e jashtë Shqipërisë. Ku popull po përdoret si një “fasadë” kukull për sundimin që ky pushtet bandë ka futur nën kthetra. Secili prej nesh e të gjithë bashkë po vidhemi, po rrihemi, po tallemi, po varfërohemi deri tek buka e gojës së fëmijëve. Ne jemi populli, që përjetojmë masakrën ekonomike, padrejtësinë e plotë, plaçkitjen deri tek “gjethet e pemëve”, tradhtinë kombëtare dhe shitjen e Atdheut.

Mbi NE POPULLIN, qëndron si “BAJLOZ” sundues e goditës monstra “Pushteti SALI”, kjo bandë e dhunshme, që po na shkatërron pa mëshirë e pa ndalim. Kjo pushtet dirigjohet nga 1 kryeministër anti-shqiptar, nga 14 ministra super hajdutë, nga 71 deputetë “prapanicë lëpirës” të tij, nga një ushtri zyrtarësh horra e banditë, nga një regjiment policor-politik që e mbështet.

Shqiptarë! Tashmë nuk kemi në krye të qeverisë një kryeministër qeverisës normal, por thjeshtë dhe vetëm një “ekzemplar” vjedhjesh, krimesh njerëzore e aktesh anti-kombëtare. Ky kryeministër, kjo qeveri, ky pushtet i plotë-pushtetshëm ekzekutivisht, legjislativisht e praktikisht duhet izoluar, duhet asgjësuar si veprimtari, duke e zbritur nga drejtimi vendit. Nuk është koha të priten data votash e makinacione politike, mbasi përditë, këta po sillen ndaj nesh e vendit, si një bandë kriminale plaçkitëse në ikje. Kryeministri, duke folur në emër të bandës së tij ekzekutive e legjislative, na ka deklaruar publikisht: Unë nuk largohem nga pushteti, as 100 vjeç!

Nisur nga ky banditizëm e sulltanizëm mesjetar, në pamundësi që kryeministri të heq dorë prej aktivitetit të tij shkatërrues ndaj popullit e vendit, kuptojmë emergjencën për t’ju drejtuar shqiptarëve për veprim konkret, duke bërë thirrje të hapur, për të marrë në dorë fatet e vendit, për të dhënë provën e madhe e përfundimtare të SHPËTIMIT KOMBËTAR. Këtë nuk e bënë dot as opozita, as OJF, as koncertet me pankartat kombëtare, as editorialet në gazeta, as bisedat në studiot e televizioneve, as ankesat mbi gota rakie e filxhana makiato dhe as recitimet, as ulërimat në “FB”.

Ka ikur koha e recitimeve, është koha e veprimit konkret publik, për të ndalur harbutërinë e këtij pushteti, duke mos e njohur më si të VOTBESUAR nga populli, gjë do të thotë: Dorëheqje e vullnetshme, ose heqje të tij me mjetet që komunikon çdo popull, kur vidhet, vritet, skllavërohet, denigrohet, shpërfillet e tradhtohet. Tashmë është koha, mbasi ATDHEU YNË SHQIPËRIA gjendet jo vetëm në krizë ekonomike e shoqërore, por në buzë humnere integriteti dhe faliment si SHTET.

Këtë humnerë anti-kombëtare, po e dirigjon shtetasi Sali Ram Berisha, me detyrë kryeministër i Shqipërisë. Ky kryeqeveritar, për të vazhduar sundimin kriminal dhe misionin e ngarkuar anti-shqiptar, po vazhdon lojën me “të Drejtat Kushtetuese të Pushteteve”, ndërkohë që ky Sali Berishë është armiku i të gjithë pushteteve. Nëse nuk ikën, ose nuk hiqet ky “klan-pushtet” nga drejtimi i vendit, në Shqipëri nuk ka as integrim real, as qetësi, as zhvillim, mbasi nuk funksionojnë pushtetet. Siç e dimë, pushtetet në Shqipëri janë në krizë, janë nën kërcënim për uzurpim prej kryemafiozit Sali Berisha, ose kanë prag rënie prej krizës institucionale. Njeri nga pushtetet, pra qeveria (banda) që komandon Sali Berisha është i kriminalizuar, i ka humbur funksionet Kushtetuese.

Pushteti i Drejtësisë gjendet në vështirësi e në llum-korrupsion, mbasi po “blihet” me afera dhe po sulmohet me presione, kërcënime e bllokime prej kapobandës së pushtetit. Pushteti i shtypit, ai opozitar po kështu gjendet nën dhunën e kryeministrit dhe mafies së tij qeveritare, ndërsa pjesa tjetër e shtypit është zhytur në moçale financiare shpërblimi qeveritar, duke u bërë palë aktive e kriminale me pushtet-familjen dhe klanet e kryeministrit kryemafioz Sali Berisha. Opozita i dha provat e saj kundër këtij pushtet-klani, duke bojkotuar pushtetin, duke denoncuar krimin, korrupsionin, vrasjet e popullit, anti-shqiptarizmin, barbarinë institucionale dhe tashmë, i është rikthyer debatit publik nga “transheja” e saj.

Tashmë, përballë kësaj klikë-tiranie anti-kombëtar e anti-popullor, ka mbetur për të vepruar vetëm “pushteti” i popullit. E vetmja shpresë që kanë dhe duhet të kemi në shqiptarët, për të shpëtuar vendin dhe veten, jemi vetëm NE SHQIPTARËT. Në këtë gjendje të rëndë që gjendemi, është misioni ynë historik aktual, që të ndalim ekzistencën dhe funksionet anti-kushtetuese e anti-popullore të këtij pushteti horrash. Nuk ka as forcë e as rrugë tjetër “tavolinash” për shpëtimin e këtij vendi, që po vazhdon të rrokulliset drejt humnerës jo prej ne shqiptarëve, por prej një “timonieri” pirate e hajdut, anti-kombëtar e të çmendur, të quajtur Sali Ram Berisha.

Për fatkeqësi të vendit tonë e të ne shqiptarëve, prej 20 vitesh ky pirat anti-shqiptar psiko-delirant është pjesë aktive bllokuese dhe shkatërruese e rrugës së integrimit në Europë. Më qartë e më frikshëm se gjatë gjithë karrierës 20 vjeçare të Sali Berishës, sot në vitin 2012, ne kemi në krye të qeverisë një kryeministër hajdut, plaçkitës të babëzitur. Kemi një kryeministër tipik diktator, vrasës gjakftohtë e të lumtur të popullit të vet. Kemi në krye, një kryeministër dhe qeveri barbare, sharlatane, rrugaçe, mashtruese, hajdute, tradhtare.

NE POPULLI, duhet të ndërhyjmë urgjentisht dhe energjikisht SOT, mbasi NESËR është vonë për të ndalur këtë kasaphanë anti-kombëtare. Ne duhet të veprojmë sot e jo kur të mos mbetet asnjë “fije shkrepse” pasuri kombëtare. Ne duhet të veprojmë sot e jo kur “thika” e kasapëve të huaj të ketë copëtuar trojet tona. Ne duhet të veprojmë sot e jo kur Shqipëria të ketë më të mëdha borxhet, se sa vlerën e vet.

Ne duhet të veprojmë sot e jo kur të mbushen sheshet e qyteteve me të vdekur nga uria. Ne duhet të veprojmë sot e jo kur të jenë vrarë të gjithë shqiptarët në protestat social-ekonomike? Ne duhet të veprojmë sot e jo kur ky pushtet-krim të ketë shitur, të ketë falur e të ketë kthyer në saraje private për Saliun, Ilir, Jozefinën, Fazlliçin, Shkëlzenin e Argita Berishën edhe… presidencën, kryeministrinë, kuvendin, ministritë e deri Muzeun Kombëtar.

Përballë kësaj klike, në gjithë këtë “xhungël” me emrin”SHQIPËRI”, mungon vetëm reagimi i ne shqiptarëve, që nëse nuk i ndalim, do të vazhdojmë të mbetemi brez pas brezi, viktimë kolektive e skllavëruar e pushteteve mizore e anti-kombëtare, siç jemi viktimë kolektive e këtij pushteti, që ka gatuar “çorbën shqiptare” dhe po e trazon me “lugën e djallit” SALI RAM BERISHA. Situata e krijuar, nuk pret. Vendi po shkatërrohet, po plaçkitet, po shitet, po përdoret barbarisht. Vendim-ligji kriminal për ta kthyer Shqipërinë në kosh plehrash, tregon qartë, se këtij vendi nuk ka çfarë t’i bëhet më. SHQIPTARË, PO GROPOSET ATDHEU!