Shqipja një piktore e re me synime të përmasave të mëdha

0
23

Nga Asllan Dibrani

Ishte një ditë janari në Tiranën e bukur ku gjithnjë po i lëshon rrënjët e një qyteti te kulturës dhe artit zhvillimit te, infrastrukturës, ekonomisë dhe me një arkitekturë dhe pamje sikurse qytetet ma me influence të Evropës. Me sheshet dhe bulevardet, trotuare e gjëra që mund te krenohemi pran të tjerëve. Rruga qe shpinte drejt Laprakës për ta vizituar një fabrikë mobilierie si pronë e Shkëlqim Veliut një prodhues i mobileve klasike me modernen të punuara në mënyrë artistike që krijon një ndërlidhëshemeri të imazhit familjar, një prodhim shumë të veçanta dhe me kualitet të lart që sot mund të jenë konkurruese edhe në tregun e jashtëm. Me t’u futur në brendësinë e objektit të fabrikës pos mobileve të bukura në katin e dytë aty ishte një hapësire e madhe e një galerie të artit me shumë piktura të ndryshme.

Ngjyrat e atyre pikturave sikur i jepeshin një rrezatim reflektues ngjyrës së bardhë që dominonte në brendësinë e objektit,ku nga kureshtja pyeta mikun tim se nga është ky art në objektet e juaja?Zoti Shkëlqim duke qeshur na u përgjigj se ne jemi një shtëpi e madhe me artist dhe muzikant dhe u shpreh se Shqipja është bashkëshortja dhe autore e pikturave te ekspozuara ndërsa, Iliri vëllai im qe sa po arriti nga Fieri është këngëtar. U përshëndetem dhe i shtrënguam duart në shenjë miqësie. Me të mësua se Shqipja ka një Atelie arti në brendësinë e qendrës së Tiranës, pa u vonuar ja mërsyem dhe arritëm në Atelienë e Shqipe Hades me një ambient jo të madh po i sterngarkuar me shumë punime ku edhe në ato momente e gjetëm me punën intensive me brushë në dorë duke punuar një punim në vaj, ku ishte kënaqësi ta zhvillonim një bisedë me këtë piktore të zellshme dhe punëtore.

Shqipe Hada dukr pikturuar në Atieleun e vet në Tiranë

Shqipja qysh në fillim shihet se është një piktore e re me stilin realizëm po me synime të përmasave të mëdha. Me punimet e veta shihet se pamja dhe referenca është me ngjyra të forta ku ka një kombinim ngjyrash te ngrohta por në punimet e saj bien në sy edhe ngjyra e ftohtë me nuancat e së bukurës. Shqipja pos me ngjyra të vajit punon me ëndje edhe në grafikë akuarel ,punon edhe me ngjyra akrill me një optimizëm të brendshëm shpirtëror. Frymëzimin e përfitoj nga ambienti qe me rrethon dhe përpiqem qe ta plasoj me brushë në pëlhurë ose në letër thotë piktorja e re. Kjo piktore me një entuziazëm të theksuar sinjalizon një progres në zhvillimin e ngritjes së një perspektive në fushën e pikturës.

Frymëzimin dhe motivin thekson Shqipja e kisha të paraqiturit e gjendjes jo te këndshme nganjëherë edhe nga ish sistemi monist në Shqipëri që nuk mundeshe të bëje atë që të flinte në shpirt si krijuese ,apo me rastin e përndjekjes së vëllezërve tanë kosovar nga regjimi serb nga trojet e veta ,ishte një gjë që ma ngacmoj imagjinatën që ato motive dhe pamje çnjerëzore t’i publikoja ne tablotë e ngjyrave të mia. Ma tutje thotë se ma me dëshirë punoj punime me frymë nacionale, ku skenografia e pikturës së Ali Pashë Tepepelenës qe ishte varur me kujdes në ambientin e Ateliesë së sajë kujton me nostalgji trimërinë e tij ku gjunjëzoj perandorinë osmane të asaj kohe. Ma tutje thekson se me qe jam me origjinë nga Tepelena ndihem shumë krenare dhe ajo qe me ka ngritur imagjinatën për ta lidhur të bukurën e kombinimit të ngjyrave me heroizmin e figurës se Ali Pashë Tepelenës u shpreh nder të tjera zonja Shqipe Hada.

Po tani ndryshimin ku e shiheni artin e tanishëm me atë në të kaluarën?

Shqipe Hada thekson se ka shumë, ku mund te them se është bëre një revolucion në zhvillimin e artit ne Shqipëri. Shqipja edhe se është e re në krijimtarinë e saj ka krijua një emër aty në rrethin e sajë, ku pretendon qe në te ardhmen të krijoj një unifikim te të krijuarit në veten e vet. Ma në fund u ndamë nga ai bagazh i madh të pikturave të Shqipe Hades duke u ndarë me një begati kujtimesh nga brusha e piktores tiranase.

Foto-reportazh nga Asllan Dibrani Tiranë janar 2011

Po i publikojmë disa punime te piktores Shqipe Hada

 

Galeria e artit e publikuara nga Shqipe Hada në objektet e veta në Tiranë

 

  

Pejsazh natyre dhe nje akt femre në pelhurë me ngjyra vaj

Pamje nga Atelieja e Shqipe Hades