Shqiperia peng i politikes dhe i bandave kriminale

0
27

Gjin Musa

25 vjet “demokraci”dhe shqiperia mbetet me sy nga Europa!!!
E dhimsheme,e pa besuesheme,e trishte edhe sot pase 25 vitesh “demokraci”.
Shqiperia per fatin e keqe te saje, ne keto 25 vjet nuk njohu qeverisje serjoze, ase te djathte dhe ase te majte, pse keshtu?

Pergjigjia tashma eshte e diture, politikanet e inkriminuar nga te dy krahet dhe bashkepunimi me boten e krimit e kane katandisur kete vend nder ma problematiket ne Ballkan dhe Europe.
Ka kaluar nji çerek shekulli dhe ata qe dogjen, plaçkiten shqiperin sote kercasin akoma dhembet, kane penge te ardhmen e vendit.

Politikanet shqiptar fatekeqesisht jane te korruptuar, te inkriminuar ne trafiqe nderkombetare,prandaj shqiperia i njgjan nji Kolumbie, pushtetaret nuk duan te ndertojn shtet, nuk ju intereson integrimi ne BE, nuk ju intereson qe klasa politike te pastrohet nji here e mire, nuk ju intereson shteti ligjor!.

Politikanet tane shahen ne foltore dhe ne deklerata shtypi sa per te bere mjegullnaj, i frigohen njeri tjetrit, sepse te dy krahet jane te qelbur ne boten e korrupsionit dhe te krimit. Ne shqiperi gazetaret jane frigacakë, nuk e thonë te verteten ne sy, kjo do thote qe pushteti ja ka mbyllur gojenë.

Analistet dhe opinionistet kane mbetur duke nderruar xhaketat e politikes! Turpe dhe vetem turpe,sote shqiperia ka nevojen e njerzeve me zemer te madhe, ka nevojen e njerzeve qe nuk frigohen perpara realitetit teper te zymet. Shqiperia tashma nji nder vendet ma te varfera ne Europe, kjo varferi eshte pasoje e mose funksionimmit te shtetit ligjor.

Po Shqiperia mbron nji rekord ne vete,ka pushtetaret ma te pasurè ne Europè,ka boten e krimit nder ma te sofistikuarat ne Europè sepse jane politikanet qe i mbeshtesin.
Keto ditè kryetari i opozites Lulzim Basha leshoj urdherin qe ne bashkin Kavaj dhe Krujè antaret e keshillit bashkiak (demokratet)te mose i njofin kryetaret perkates pasi sipas z.Basha kane kryer vepra penale jashte kufive te Shqiperis. Ketu gjithçka ne rregullè,opozota ka te drejten e vete legjitime te kontrolloj veprimtarin e qeveris qendrore dhe ate lokale.

Po vete z.Lulzim Basha duhet te jete shembullè i demokracis, duhet te denancoj veprimtarin e tije politike,nji njeri i njohur boterisht per lidhjet me krimin e korrupsionit dhe deri ne tradheti kombetare se bashku me”liderin”shpirteror Sali Berishen i cili tashma njifet sie e keqia e PD dhe asaj mbare kombetare,si nji politikan i lidhur me krimin e korrupsionit,te vrasjeve mafioze e deri urdher dhanesi per mbjedhjen dhe kultivimin e lendeve narkotike.

Partia Demokratike eshte kethyer ne nji zedhanse zhurmuese per te mbuluar bemat e tete viteve.
Pse Sali Berisha nuk bene publike mardhanjet me Ilir Meten ne kohen qe qeverisen se bashku?
Pse Sali Berisha urdheroj drejtesin qe te mose veproj ndaj Ilir Metes?ç’fare fshihet pase ketij skenari?

Ardhja ne pushtet e te majtes dhe kualicioni me Ilir Meten ka vetem nji emer:Mose ndertimi i shtetit ligjor, shume votues apo simpatizant te PS e kane pa me hijen e dyshit kualicionin me L.S.I dhe ne veçanti me z.Meta, realiteti i deri tanishem flete qarte dhe hapur sepse punet nuk po shkojn mire, qeverisja le shumè pèr te dyshuar,varferia tashma nuk ka se ku te shkoj ma tutje, ndersa pasurimi i pushtetareve dhe politikaneve ka marre nji rritje galopante! Ku poe coni Shqiperin zoteri politikan?jetoni me realitetin?dhe flisni per nji shtet ligjorè! Ku eshte?

Shqiperia po kethet ne nji kolumbi te vogel,avionet trasportojn droge, askush nuk shqetesohet,opozita bene ca deklerata nga ca deputet te inkriminuar dhe te pa pergjegjshem perpara opinionit shqiptar.

Flitet qe shtatori do kete “furtuna”! Po çfare jane keto furtuna?vetem tullumbace politike, mashtrime politike sa per te mbajtur publikun ne tension.
Kryeministri Rama premtoi shumè, po s’beri asgja!kolegu i kualicionit Ilir Meta eshte mjeshter i hajnis dhe mashtrimit,(Ilir Florini) di ti shfrytezoj ata qe i shtrin doren per pajtim politik.

Pse beni deklerata te nderuar politikan,ministra dhe pushtetar kure te gjitha jane falco..
Opozita ka gjunahet e veta,qeveria duhet te gjeje rruget dhe burimet njerzore per ta lehtesuar varferin marramendese qe ka mbuluar ç’do cep te shqiperis.
Eshte per tu habitur si pajtoheni juve z.kryeminister me kete situat te krijuar nen hundet tuaja,apo jeni ju urdher dhanesi i vjedhjeve te mandateve te partive te vogela.
Nji gje eshte e sigurte ne Shqiperi!!!

QE NUK DO KETE KURRE DEKRIMINALIZIM, NUK DO PREKEN PESHQIT E MEDHEJ, keshtu qe ai vend nuk do kete shtet ligjorè,e dhimsheme po nji realitet i pa mohueshem.
Gazetaret duhet te jene te ndergjegjshem per detyren qe kane, realitetit kurre te mose i frigsohen,populli pret shume nga gazetaria investgative, qeverit shkojn dhe vinè, populli poe vuan tashe 25 vjet gerbacin e politikes,prandaj nuk duan integrimin ne BE sepse priten fijet e korrupsionit, sot nji deputet i rendomet qe deri dje me zore conte pantallonat eshte kethyer ne milioner, kane pushtuar deri bregdetin, hotelet dhe baret e pushtetareve lulezojn ne çdo qender qyteti.

Z.Kryeminister pse mbahen ne pushtet te inkriminuarit?Pse ne grupi parlamentar te ps ka deputet te pa shkolluar, ka deputet qe perfliten se kane lidhje me boten e krimit, kushe i mbron?kaqe te domosdoshem jane o kryeministri imè?
Ke premtuar shtet ligjor dhe drejtesi te pa korruptuar, kaloj gjysma e mandatit, deri me tani ke bere ndonji pun te mire,po te keqijat jua kane zene frymen.

Rilindja duhet ne keto dy vite te shpartadhoj mafien politike dhe bandat e krimit te lidhura me pushtetin,ne te kundert Rilindja po shkon ne rrugen e parardhesit Berisha… popullit i ka shkuar thika ne palc,ketheju nga populli fukara,mire bene qe nderton stadiume,po ma mire eshte ti ngopesh barkun me buk popullit qe te dha voten, fshatrat dhe qytetet po kethehen ne germadha, rruget i ngjasojn rrugeve te Afganistanit, kjo eshte Shqiperia aktuale, sa do qe te mundohemi ta ilustrojm, Shqiperia eshte peng e politikanve dhe mafies se krimit, nuk duan te ndertojn shtet pushtetaret aktual, bizneset e huaja pa filluar nga puna duhet te derdhin miliona ne llogarit bankare te ministrave dhe krye bashkiakeve, keto i di z. Kryeminister? Ne sei i di ç’fare pret, ne se nuk i di takoju me popullin, korrupsioni po bane kerdin, pastro kabinetin, largo te pa aftrt dhe te inkriminuarit, kontrollo pushtetin lokal, leri replikat me opoziten, ate pune ka opozita ne ç’do vend demokratik.

Nji parti politike serioze qe ka mbi supe edhe qeverisjen e vendit duhet ta filloj pastrimin e te keqes nga vetja, keshtu ndertohet shteti ligjor qe Shqiperis i mungon ne kete çerek shekulli.