Shqiperia e Pinoçetit Sali

1
39

Gjin Musa, Romë

Ka dite qe fushata elektorale i ka ndezur motoret, akuza dhe kundra akuza, shitje dhe blerje deputetesh nga te dyja anet, kompromise te pa fund.

Europa thote “jemi ne Tirane”, Amerika dergon misionaret e vet po ne Tirane.
Shterngime duareshe, luajtje syri dhe mashtrime.
Deklarata te pa fund perpara gazetareve, asgja e vertet, asgja serioze!

Shqiperia per nji politikan, apo thjeshte per nji qytetar normal po rreshqet drejt gremines.
Berisha nuk tundet, njeriu i te gjitha pushteteve, njeriu qe di te bajë terror, di te vrase, di te vjedhë, di te tradhëtoje interesat kombetare, di te gjitha te keqijat.

Berisha eshte njeriu tashma fuqiplotë ne Shqiperin “demokratke” te Pinoçetit-Berisha.
Njerëzit e veshur me grada madhore kane filluar terrorin, shkarkimet e gjeneralve nga Mirdita filluan, Pinoçeti-Berisha tashma eshte duke u pregaditur per terror popullor, kush flet apo kundershton Berishen, skuadrat speciale kryejne operacionet.

Ne 97 shkaterrimi I vendit erdhi si pasoje e rrebelimit popullor.

2013 NUKE KA REBELIM POPULLOR, KA GRUSHT SHTETI TE MODELIT PINOÇETI.

Berisha tashma ka dalur hapur “do behet si them une, rotacion pushteti nuk ka”! Amerika dhe Europa e them me dhimje por nuk ka gje serjoze, dikujt po i leverdis destabilizimi i Shqiperisë, duke i mbajtur krahet Berishes!

Zgjedhjet po afrojn, shpresat per nji kompromis sa vine dhe zbehen, opozita eshte large misionit te saj, duket e trembur perpara nderkombetareve, buzqeshje dhe shterngime duaresh… fare te pa kuptimta.
Situata politike sa po vjene dhe po e rrit konfliktin mazhorancë dhe opozitë.

Berisha nga nji here duket si voket ne premtimet elektorale, sepse eshte konsumuar totalisht, opozita dhe Edi Rama sikure e ka marre shtruar, kjo butesi me frigeson si qytetar i vendit tim.

Sa here qe ne zyrat e Partise Socialiste ngjiten Amerikanet apo Europianet ka nji zbutje, ndryshe ndodh me Berishen, i cili i kundershton hapur duke ju treguar rrugen, nga keni ardhe edhe mundeni te shkoni! E habitshme! Ku e gjen kete force ky njeri, qe nuk e pranon asnji kompromis, kush po ia rrah shpatullat ne fshehtesi?… ketij kryeministri qe vetem ne Gërdec dhe me 21 janar ka 30 te vdekur dhe nuk tundet nga karrigia?!

Krimi ka mbuluar vendit, bandat rreth pushtetit terrorizojne, fukaralleku dhe skamja rriten çdo dite, ndersa pushteti kercet dhembet, opozita hesht!!!
Si pranon opozita Shqiptare te shkoje ne votime me nji komision te pergjysmuar, me nji qeveri qe ka merr peng pushtetin ne çdo hallke te saj.

Nji Shqiperi me nji president hije (kukull e Berishes) me nji ushtri te drejtuar nga Imamet e 97, atëhere donin te shtypnin Berishen, po sot duane te shtypin dhe te terrorizojne opoziten, popullin opozitar.
Njerzit e familjes Berisha te armatosur dhe me grada te larta ne ushtri perdorin armet diten per djelli mbi pushtetin ku jane socialistet.

Opozita dhe Edi Rama jane larg ndjeshmerisë se ç’fare po i kanoset atdheut, ose bejne sikur nuke po ndodh asgja!
Sali Berisha nuk leshon pushtet!
Eshte per t’u habitur pse kjo klime politike ne te majten Shqiptare?

Pse nuk i kerkojne Europes dhe Amerikes qe urgjentisht ne Shqiperi te vendosen kaskat blu ne ç’do qender votimi, ose ne te kunderte te bojkotojne votimet qe tani.
Sali Berisha po na sjellë jo ne kujtesë, po ne nji realitet te dhimshem kohen e Pinoçetit.
Shqiperia dhe Shqiptaret ndollen perpara nji gjakderdhje te pa shmangsheme!

Opozita Shqiptare duhet t’i leri mitingjet, duhet te dali me deklerata te prera perpara nderkombetareve dhe popullit shqiptar.
Takimet boshe te deritanishme jane me nji prapavije teper te rreziksheme.
Saliu ka pushtetin, ka gjithçkahin, per te mashtruar nderkombetaret, opozita nuk eshte per te bere sehirin!.
Opozita e majte eshte ne nji prove madhore perpara fateve te atdheut dhe popullit.

Mazhoranca ka marre persiper me çdo çmim per ta perkeqesuar gjendjen, duke mose zbatuar edhe ate pake kushtetutë qe kemi.
Pushtein nuk e leshon me vote Pinoçeti-Berisha! Opozita te levize, te bahet zani i te vertetes perpara nderkombetareve, perpara popullit te vet, qe asnji here nuk ka qene kaqe afer te keqes mbare kombetare.

Dialogu tashma eshte krejte i pa realizueshem mes opozites dhe mazhorances, mazhoranca eshte armatosur deri ne dhambe per te mose e leshuar pushtetin e Pinoçetit-Berisha.

Nderkombetaret shkojne dhe vine… asgja per mire nuk ndryshon, mendja me shkon se dikujt po i leverdise rregjimi Pinoçetas… dite jane pak, shume pak, populli thote: mrekullia behet ne nji minut. Do Zoti, por edhe aje e ka humbur durimin me ne.

———–
PS: Augusto Pinochet, http://en.wikipedia.org/wiki/Augusto_Pinochet

1 COMMENT

  1. Shkrimi i z. Gjin Musa eshte nje kembane e forte. Kembane qe edhe shurdhi e degjon. Historia na ka ndeshkuar ne shqiptareve edhe per kete. Kemi bere shurdhin edhe per ate qe shurdhi e degjon, kemi bere qorrin edhe per ate qe qorri e sheh. Per mbajtjen me çdo mjet te pushtetit, marria politike e Berishes nuk njeh kufi. Tre gjera jane te pa mateshme, te pakufishme: koha, hapsira dhe marria politike e S.Berishes. Nuk jane as dy dhe as kater kategori. Por ketu nuk eshte fjala vetem per pushtetin. Z. Musa e ka hallin gjetke. Berisha ka nje “mision” te pakryer. Gjakderdhjen. U perpoq ne fillimet e demokracise, u mundua ne 1997-en dhe u vranë shume pak shqiptare, u gjet i pa pergatitur. Keto tete vite me shume ka menduar per kete. Tani ka edhe nje plehre minister mbrojtie, I cili e din se, neqoftese Berisha e humb pushtetin, atiju nuk i ngelet gje tjeter, veçse t’i mbajë uturakun Berishes.

Comments are closed.