Nga Mero Baze, “Faktori Plus”
E vetmja gjë për të cilën vlen sot Fatos Nano, është të kuptojmë se deri ku ka degraduar Sali Berisha. Takimi në Hotel Grand në Vjenë në fundjavën që shkoi, ndërmjetësuar nga biznesmenë dhe sekserë të politikës, vlen për të kuptuar mentalitetin antidemokratik të kryeministrit dhe mënyrën se si ai kërkon të ballafaqohet me problemet në Shqipëri.
Këto janë të vetmet përfundime që mund të prodhojë takimi mes dy rivaleve të 20 viteve të para të pluralizmit në Shqipëri, që me etjen e tyre për pushtet dhe revanshin ndaj shtetit ligjor kanë bërë që Shqipëria të mbetet vendi i fundit evropian pa liri lëvizjeje, pa status të vendit kandidat për BE dhe vend me kredenciale të dyshimta demokratike. Por është e tepërt të prekësh në sedër dy përgjegjësit kryesorë të kësaj situate, për statusin e sotëm të Shqipërisë.
Ajo që është shqetësuese në gjithë atë çfarë Berisha citon nga takimi me Fatos Nanon është ideja se kryeministri shqiptar ka menduar ta zgjidhë krizën politike në Shqipëri duke mos u ballafaquar me të. Koncepti shantazhues i kryeministrit, që deklaron se ka gjetur partnerin për 20 vitet e ardhshme në politikën shqiptare, është institucionalizim i antiopozitarizmit në Shqipëri. Realisht askush nuk është i shqetësuar se pse takohet Sali Berisha me Fatos Nanon, pse i ndërmjetëson takimet një biznesmen sekser i gjithë regjimeve dhe pse të dy këta liderë kanë institucionalizuar mungesën e moralit në politikë.
Kjo nuk shqetëson më askënd, pasi ky është një standard që pritet nga Berisha dhe Nano. E reja këtu është se kryeministri i Shqipërisë ka hequr dorë nga ballafaqimi demokratik me opozitën, ka hequr dorë nga zgjidhja e krizës politike me të dhe po mendon të emërojë një opozitë të vetën, me të cilën paraprakisht ka bërë një pakt 20-vjeçar.
I lodhur nga opozita e Edi Ramës dhe i pashpresë të gjejë rrugë për të fituar mbi të, duket se Sali Berisha ka vendosur të ndërrojë opozitën si rrugën më të thjeshtë, duke injoruar 600 mijë socialistë që votojnë kundër tij dhe duke konsideruar popull opozitar një ish-kryeministër që jeton në Vjenë me biznese, të cilat i kanë rrënjët te pushteti i tij i dikurshëm në këtë vend.
E gjitha kjo sjellje e Sali Berishës nuk vlen për të trembur askënd në Shqipëri. Kjo sjellje jo vetëm që nuk e tremb opozitën shqiptare, por forcon artificialisht më shumë se sa e meriton liderin aktual të opozitës Edi Rama, pasi përforcon tezën e tij për një koalicion mes Berishës, Nanos dhe Metës kundër tij edhe në zgjedhjet e shkuara. Kjo tezë nuk tremb, por vetëm irriton socialistët, të cilët kanë besuar gjatë se lideri i tyre ka vlera bazale në luftën politike kundër Berishës.
Mbi të gjitha kjo sjellje e Berishës, nuk trimëron dot as të vetët, të cilët e kanë të afërt kujtimin e hidhur të vitit 2007, ku sipas gjithë sondazheve, një nga arsyet përse e djathta u godit në Tiranë dhe gjithë qytetet kryesore të Shqipërisë, ishte koalicioni “Nano-Berisha” kundër Ramës në Pallatin e Brigadave. Kjo sjellje e Berishës tremb tanimë vetëm studiuesit e profilit të tij politik, të cilët e lexojnë këtë sjellje si humbje qetësie dhe dorëzim para krizës.
Duke humbur qetësinë si kryeministër dhe duke mos qenë i aftë të ballafaqohet me kundërshtarin e tij real në Tiranë, zoti Berisha i është dorëzuar kastës së biznesmenëve që janë bërë milionerë duke paguar hotele politikanësh dhe u përfshirë në lojërat e pista të politikës.
Ai shpreson se këta do ta shpëtojnë nga kriza dhe do t’i blejnë pushtetin duke shpikur një opozitë tjetër nga ajo që e pret në rrugë më 30 prill. E gjithë kjo është një ëndërr, nga e cila Berisha duhet të zgjohet sa më shpejt. Ai ka vetëm një rrugë të ballafaqohet me krizën dhe ta zgjidhë atë, duke marrë përgjegjësitë e veta. Shpresa e tij se do ta blejë zgjidhjen e krizës duke përdorur sekserët dhe milionerët e tij, që i rrinë nga pas shoqëruar nga djali i tij, është e kotë.
Shqipëria sot është më shumë e fyer, nga ideja se Berisha nuk respekton shqetësimet e shoqërisë shqiptare, se sa nga puthjet e tij gjithë mall me Fatos Nanon. 20 vjet pas shpalljes së pluralizmit në Shqipëri, është e tepërt të kemi ende një kryeministër që mendon se si të prodhojë një opozitë me paratë e pista të biznesit qeveritar. Aq më qesharake kur këtë e shpall dhe si prioritet të 20 viteve të ardhshme, të cilat shqiptarët mezi presin të jenë pa Berishën dhe Nanon, të cilët ua kanë çuar ndërkohë 20 vite dëm.
Kam pershtypjen se edhe sot, per qytetarin thuhet “qytetari,ky person i panjohur”,sepse ne fakt,shqiptari i mesem ,i varfer,ose nese preferoni njeriu i rruges eshte nje figure e papercaktuar,nje nenshtetas.Me e keqja eshte se edhe sot,qytetari,ky i panjohur,eshte perseri anonim,jo protagonist,Nje person i pandergjegjshem per forcen e tij ne shoqeri.Nje person qe nuk shkruan ne gazeta,qe nuk merr pjese ne programe televizive,qe nuk telefonon per te protestuar
apo per te kerkuar te drejten e tij,qe me fjale te tjera nuk ben asgje qe te degjohet zeri i tij,qe nuk ben asgje qe te ndjehet prezenca e tij.
Herezia vjen nga fjala greke “Hairesis” qe do te thote “Zgjedhje”.Qytetari yne ka kaq frike nga kjo fjale
“herezi” saqe e konsideron ate nje blasfemi.
E gjitha kjo vjen nga mos informacioni.
Ai, qytetari yne,nuk njeh te drejtat e tij,nuk njeh sherbimet e administrates publike,dhe ndodhet gjithmon ne veshtiresi:sepse nuk e ka kuptuar,sepse nuk e ka ditur,sepse dikush nuk ja ka shpjeguar.
Kam pershtypjen se ju jeni duke e lodhur kete popull me artikujt tuaj .E keni lodhur kaq shume sa ai nuk eshte dot ne gjendje qe te beje zgjedhjen e tij per asnje gje,ai eshte i shokuar,i frikesuar per jeten e tij. Kur ju i flisni per ish kryeministra qe kane fituar ne nje kohe te shkurter pasurira perrallore,per ministra qe kane monopole te pasurise kombtare,per mesazhe qe vijne ne telefona ministrave nese nuk bashkepunojne me krimin.
Kur Osbe del bosh (BOSCH),kur ligji nuk zbatohet,kur Nano vjen nga Vjena,Athina……….,kur ky apo ai ben kete apo ate gje ,kur njerezit vene ne spital per t’u sheruar dhe atje i vdesin sepse nuk paguajne,sepse mjeket thone qe i kemi rrogat e vogla,kur arsimi shkon keq e me keq,sa qe edhe elementarja nuk zbatohet:nxenesit te ngrihen ne kembe kur hyn mesuesi;sepse ata nuk kane respekt per te:sepse ai do lek per konsultimet,pasi nuk ka shpjeguar asgje gjate mesimit,e ka rrogen e vogel edhe ai;edhe ai do te jete bisnesmen;kur prifti ,hoxha qe duhet te predikoj Zotin,faljen,diten e gjykimit:ne vend te kesaj edhe ata merren me bisnes,duan te jene edhe ata te pasur.Kutia e Pandores ,jo vetem eshte hapur,por eshte shqyer,ne te nuk ka ngelur as e vetmja: shpresa.
Albin Kurti,nje djalosh kosovar,shkruan:”Ne s’jemi fajtor per mungesen e lirise ne te kaluaren,por jemi e do te jemi pergjegjes per vazhdimesine e mungeses se saj ne te ardhmen.Jemi pergjegjes per ata qe ende s’kane lindur.Ne po i sakrifikojme ata,duke mos sakrifikuar vete;ne po i rrezikojme ata neser,duke mos rrezikuar vete sot”
Konklusioni i tij: Mosbindja eshte akti i lirise sot.
Dhe per çudi keto dite ne televizion ne nje kanal te huaj eshte dhene filmi “POSEIDON” : Shpetuan, nga anija qe po mbytej, vetem ata qe nuk ju binden urdherit te komandantit qe thonte: Prisni se do te vijne ndihmat nga jashte per te na shpetuar.
Shkrimtarja polake Magdalena Rttenhouse flet per demonet
qe kane ndjekur popullin e saj per shekuj,ndersa une i lutem Zotit per popullin tim qe ata, demonet, po e shqyejne çdo dite dhe nuk po e lene as te marre fryme.
Comments are closed.