SHPIRTIN ME LER…

0
92

SHPIRTIN ME LER…

Margarita Stoja

Merr gjithshka nga unè
tè gjitha psheritimat
e dala nga thellèsitè e mia
merr,e me fillin e tyre
thur veshjen tènde
mè tè mirè.
Merr edhe dhimbjet e mia
ngujuar brènda mureve
tè zemrès,ndèrsa nè heshtje
dhimbjen pèrtypja ngadalè,
pèr t’mos trishtuar qiellin
e èndrrave tè tua.
Po tè duash, merr edhe lotèt
e pritjes sè ankthshme,
nè netèt zgjuar me ngricè,
e,nè det tè tyre me anijen
e shpirtit udhèto,nèpèr ishuj tè reja.
Merr edhe ato sfilitje,ndèrsa
kacavirresha nè pemèt
e èndrrave tè mia,e ndija qè
trungu i tyre lèkundej si njè tèrmet.
Merr edhe tè rrahurat e zemrès
po tè duash me gjithè goditjet
e saj merr,
e me to, krijo muzikèn
ngushèlluese tè shpirtit.
Po po ,merr gjithshka tè duhet
nga unè,
atè, mè tè mirèn merr

Vetèm shpirtin mè lèr.
Ai mè duhet tè rindèrtoj
netèt e pasionit tè harruar,
tè dhuroj emocione mè duhet
nè netèt e pagjumèsè tè
jap ngrohtèsi.
Shpirtin jo!
Mè duhet tè dhuroj
Dashuri…