Shpëtimi kombëtar dhe stabiliteti vjen duke i luftuar mizoritë antidemokratike

0
100

Vështrim

Nga Skënder MULLIQI

Shumë do të dëshironim që këtë vit që po lëmë mbrapa ta rrymbullaksojmë si vit të suksesit për Kosovën dhe popullin e saj. Ky vit ishte rrugëtim më gjemba. Ishte rrugëtimi më i vështirë i shtetit të Kosovës pas jetësimit të pavarësisë.Ishte viti më i mundimshem dhe viti më torturues për njeriun tonë i cili është lodhur, rraskapitur, ka rënë përtoke fizikisht dhe moralisht. Ishte vit i krizës së thëllë institucionale. Ishte vit më greva, protesta të dhunshme e paqësore, vit i shkopit pushtetarë dhe gazit lotësjellës opozitarë në kuvend dhe nëpër rrugët e Prishtinës. Ishte vit i një pamje të zymtë dhe imazhit të rënë shumë poshtë të Kosovës në arenën ndërkombëtare. Më mijëra familje tona nga skami dhe mjerimi social u larguan nga vendlindjët e tyre për mos tu kthyer kurrë. Shumë kush këtë rrugëtim e pagoi edhe me jetë, disa u rrahen dhe u malltretuan si kafshët duke kaluar kufirin në Hungari e gjetiu.Kurse klasa jonë politike në anën tjeter bënte sehir.

Unë do të thosha së ne nuk po e njohim vetën sa pretendojmë. Nuk e njohim veten së e kemi lënë fatin tonë në duar të kësaj kaste të kalbur politike. E kemi lënë vetën në duarë të atyre të cilët secilën ditë e më shumë po na grryejnë nga mbrenda. Secilën ditë po luajnë më ndjenjat e topitura të popullit, dhe këto vringllima shpatash pa mëshirshem po na sillën mbi kokë. Po shprehim ndjenjën e pamundsësisë, ndjenjën e pa aftësisë për ti ndërprerë këto lojëra politike dhe këto matrapazllëqe të cilat e kanë koston shumë të lartë. Do të duhej ta ndërpresim më çdo kusht këtë rrugëtim makaber të kësaj garniture politike të korruptuar dhe të kriminalizuar.

Ndryshimet pozitive kërkohën nga ne në kohë krize, duke mos lejuar që të infektohemi më sindromin e keq pushtetarë të vjedhjës dhe plaçkitjës së popullit. Drejtimi i gabuar është identifikimi ynë me turpin e pa larë të këtyre njerëzve edhe të pa shkolluar dhe të pa ngritur politikisht dhe moralisht. Mos të mashtrohemi së në shtëpinë tonë vjen dikush i huaj për ti kryer punët tona. Kjo elitë politike e zënë më shumë më pelë për dore, më çdo kusht dëshirojnë ti ruajnë pozitat pushtetare, së ka ardhur koha që për të bëmat e pista do të japin llogari.

Mos të mashtrohemi nga fjalimet e bukura mashtruese pas secilit vit të përfunduar nga udhëheqësit tanë. Edhe sikur deri me sot ata do të premtojnë mrekullira, duke dashur kështu ta vazhdojnë pushtetin më mashtrime të radhës. Duhet shti në funksion çdo mjet dhe metodë demokratike për ta përmbysur këtë pushetet autokratik. Ndërkmobëtarët ishte dashur të sillen krejt ndryshe më këtë strukturë politike. Stabiliteti në rajon nuk mbahet me ata të cilët mbi supe mbartin mëkate të cilët zor lahen. Stabiliteti kozmetik nuk zgjatë shumë.Një shtet stabil ekonomik dhe politik, me njerëz të cilët nuk bartin hipoteka nga e kaluara, detyrimisht sjellin edhe stabilitetin politik në rajon .Shpëtimi kombëtar dhe stabiliteti vjen duke i luftuar mizoritë antidemokratike.

Me çka kanë ti urojnë për këtë ndërrim motësh varfnjakët, të papunët, penzionistët, dhe popullin në përgjithësi. Me asgjë! Këta në krye të shtetit veset i kan shndrruar në virtyt. Kan zotëruar ndjenjën e mos dashurisë karshi popullit të vet. Sepse vetëm ashtu pa popull ata edhe mund të vazhdojnë ta kullosin pushtetin. Sigurisht së një ditë do të fillojnë ti hanë edhe kokat e tyre ! Pushtetarët me instrumentet e tyre mafioze po e shkatërrojnë edhe ekonominë ashu të dobët, industrinë e rëndë, dhe çdo të mirë materjale. Populli nuk ishte dashur të pranon edhe një nështrim të ri. Është koha e fundit që gryka e thesit të cilën e kan kthyer për së mbrapshti të kthet më në fund mbarë…