Shpërngulja fenomen që Kosova e mplakur nuk mund t’i rezistoj stuhive mafioze !

0
25

Ikja e përditshme e qytetarëve po rrezikon substancën kombëtare. Qeveria e Kosovës është shndërruar në filial të qeverisë së Serbisë me grupet e saj mafioze! Nëse dikush duhet të ikë nga Kosova, njëherë e përgjithmonë janë kriminelet, bandat, hajnat dhe kumbarët e Serbisë! Pushtetarët tanë janë ata që duhet t‘i thotë lamtumirë Kosovës për të mos u kthyer kurrë më… Zbrazja po vazhdon pas 16 vitesh “Çlirim” e pas 8 vitesh “Pavarësi” me plot vuajtje. Kosova po shuhet, po tretet, po zvogëlohet dhe po terrorizohet nga kuislingë dhe bashkëpunëtorë të ish-pushtuesve mbi tokat tona.

Shkruan Asllan Dibrani, art@asllandibrani.com

Historia e shpërnguljeve masive nga Kosova dhe viset tjera shqiptare ka periudhat e veta të dhimbshme. Kosova është gjithnjë ma e prekur nga ky fenomen. Disa pjesë ma u fshinë nga hartat gjeografike që u shpërngulen për në Anadoll (Turqi) e tjera vende!
-Shpërngulja e popullsisë nga Kosova gjatë muajve të fundit 2014-2015, janë një arsye për shqetësim të madh për çdo shqiptar, duke e përjashtuar elitën e krushqve politik të Kosovës të pa ndonjë vizion si shërbëtor të Serbisë me vetëdije apo pa te!!!

-Dëbimet masive që ishin me dhunë nga vendbanimet shqiptare në Serbi, Mali Zi, Greqi, Maqedoni me vendbanime shqiptare me një epilog gjenocidi nga ish pushtuesit, sot ky diskurs ka kaluar në kompetencat e vet qeveritarëve të vet, drejt vetëvrasjes, flijimit dhe vetëzhdukjes!.
Ajo që ndodhi në historinë ma të re para 130 vjetësh në trojet shqiptare, që sot përmenden vetëm si toponime tona në letër, siç janë Nishi, Novi Pazari, Shkupi, Leskovci, Vranja, Sanxhaku, Plavë e Guci, Çamëria etj,një gjë e këtillë, po përgatitet edhe për Kosovën?

Pa dashur që te filozofoj shumë, sepse, sot nuk është koha që të merremi me fjalë boshe ,por duhet thënë shumë haptas, se ky largim masiv i popullatës shqiptare e posaçërisht i rinis shqiptare nga Kosova vjen si rezultat i një konspiracioni ndërkombëtar në bashkëpunim me shtetin e Serbisë dhe e përkrahur nga politika e qeverisë së mëparshme dhe të së tashmë së Kosovës dhe si rezultat i politikes kriminale e udhëhequr nga kryemafiozët shqiptarë të cilët në emër të mitit si “çlirimtarë” të rrejshëm manipulojnë, duke i injoruar vlerat e UÇK-së, sakrificat e ish te burgosurve politik, djersen e klasës punëtore dhe pasurin e Kosovës.

Vallë pse u derdh aq shumë gjak ? Nënat mbeten pa bijtë e tyre, nuset me vello pa më të dashurit ,sa e sa fëmija jetim u rritën pa përkëdheljen prindërore, sot po këta fëmijë vërdallë po sillen nëpër kufjet e Evropës për ta gjetur pak shpresë për një jetë më të mirë e më të sigurt. Ti kujtojmë kufomat e tyre nëpër lumenjtë e Hungarisë dhe të Serbisë, pushtetarët nuk po ua besojnë hallegjinjëve që sillen nëpër rrugë pa asnjë pikë shpresë për një të ardhme më të ndritur. E humbën çdo shpresë u nisën drejt rrugëve të Evropës edhe pse kjo rrugë me plotë sakrifica për ta, po po e ndiejnë më të sigurt se në këtë vend te mallkuar pas 16 vite”Çlirim” e pas 8 vite “Pavarësi” me plotë vuajtje. Kosova po shuhet, po tretet, po zvogëlohet dhe po terrorizohet nga kuisling dhe bashkëpunëtor të ish pushtuesve mbi tokat tona.

Ikjen dhe zbrazja e përditshme nga qytetarët e Kosovës, po rrezikon substancën kombëtare!
-Largohet rinia dhe pjesa më aktive bile edhe ma e arsimuar si potencial i fuqisë punëtore dhe riprodhuese të popullsisë po rrezikon substancën kombëtare. Zbrazja e Kosovës nga popullata e përgatitur për punë riprodhim te popullsisë po e varfëron Kosovën, po kalon Kosova në rangun e shteteve ma të mpakura në rajon , me fuqinë punëtore ma të pakt, nga e cila ka një parashikim se nëse vazhdon kështu Kosova e mplakur nuk mund t’i rezistoj stuhive mafioze dhe zullumqare me planet dhe dirigjimet e “klanit të Zemunit” në Beograd, që për dritë të diellit, autobusët e Serbisë në bashkëveprim me pronar “Shqiptar, por me gjak shkau”, nisin mijëra shqiptar nga stacionet e Prishtinës, Pejës, Gjakovës, Prizrenit, Gjilanit e qendra tjera si në Preshevë, Ulqin, Shkup etj.

Qeveria e Kosovës është shndërruar në filiale të qeverisë së Serbisë me grupet e saj mafioze për t’i mbrojtur interesat e huaja!
-Përgjigja është e qartë, qeveria e Kosovës është shndërruar në filiale të qeverisë së Serbisë , po edhe me grupe mafioze udhëheqës “politik” si ata qe janë vetëm shqipfolsa pa elemente shqiptare, që natë e ditë punojnë për Serbinë me vetëdije apo pa te!!!

-Fenomeni shpërngulje po vërehet edhe në rënien e numrit të nxënëseve, zbrazja e fshatrave si dhe shitjen e mbylljen e shtëpive qe nuk ka as edhe një reagim serioz për ta ndalur këtë fenomen të rrezikshëm për Kosovën. Fshatrat janë bosh. Rrugëve të Kosovës sheh vetëm pleq, plaka dhe ma shumë të gjinisë femërore me që meshkujt ikën në rrugët e pa krye të Evropës.

-Menaxhimi i keq politik nga qeveritë e Kosovës u luftuar me mjete të ndryshme, protesta, reagime dhe veprime të serishme që mos t’i ndodh kjo fatkeqësi Kosovës. Jeta e vështirë, papunësia pa siguria, korrupsioni, hajnia, varfëria etj, po ndikojnë në këtë fenomen që ditë e mandej të zbrazet Kosova. Kosova po mbetet në pleq, në njerëz të mashtruar dhe joshës afër kolltukëve të qeveritarëve, njerëz të pa ditur, ura të çdo pushtuesi, në njerëz të pa identitet, mashtrues dhe njerëz mafioz kosovarë me qëllim që mos t’i rezistojnë një pjesë e ndershme që do të mbetet në Kosovë si pjesa ma e varfër, planeve antishqiptare të dirigjuara nga aleanca me Serbinë.
Nëse dikush duhet të ik njëherë përgjithmonë janë kriminelet, bandat, hajnat dhe kumbarët e Serbisë po edhe pushtetarët aktual!

Skena rrëqethëse në stacionet e autobusëve, që presin në radhë duke filluar nga nënat shtatzënë, fëmijëve,të rinjve e deri të ata më të moshuarit, është më shumë se një apel, thirrje mos të lëshohet vendlindja. Mos ta ndihmojmë Serbinë në realizimin e planeve të veta, në spastrimin e trojeve tona nga shqiptarët. Mos tu zgjasim jetën bandave dhe mafisë shqiptare që të jenë argat të Serbisë në këto momente dramatike për Kosovën. Le të mbetet apel i yni qe mos t’ja falim Evropës rininë tonë. Prindërit tanë me skamje na rriten dhe na bënë të shëndosh, të shkolluar dhe të gatshëm për ta ndërtuar Kosovën.

Pa të rinj Kosova, po mbetet e Serbisë. Kosova po mbetet ma e mplakura në Evropë. Populli im i dashur mos ikni, rrini në Kosovë, ndertone Kosovën, se shumë gjak derdhem për te. Nëse dikush duhet të ik njëherë përgjithmonë janë kriminelet, bandat, hajnat dhe kumbarët e Serbisë, po edhe pushtetarët që kanë synim me zbraz Kosovën, t’ja falin rininë Evropës ndërsa Kosovën, Trepçe dhe resurset tjera t’i lënë në duart e Serbisë!!!???… Kësaj i thonë e tradhti, mashtrim, injorancë politike zhbërje të Kosovës etj…