Shpaloset arti dhe kultura shqiptare nё Romё

0
54

Nga Valentina Gjoni

Me datёn 25 tetor 2015 Ambasada e Republikёs sё Shqipёrisё pranё Selisё sё Shenjtё nё bashkёpunim me RadioVatikanin organizuan njё takim miqёsor nё Kishёn e Shqiptarёve “Shёn Gjoni i Malvёs” nё zemёr tё Romёs. Ky takim u realizua nё kuadёr tё pёrkujtimit tё vizitёs historike tё Papa Françeskut kur shkeli tokёn Shqiptare dhe 12- vjetorit tё lumturimit tё Nёnё Terezёs. Nё kёtё takim merrnin pjesё z. Visar Zhiti aktualisht i dёrguar me punё nё Ambasadёn e Republikёs sё Shqipёrisё pranё Selisё sё Shenjtё , gazetarja e RadioVatikanit znj.

Klaudia Bumçi, Rektori i Kishёs sё Shёn Gjonit tё Malvёs Dom. Pasquale Ferrara, i cili mbёshtet fuqimisht komunitetin shqiptar nё Romё. Kjo kishё qё me 1 gusht tё vitit 2004 njihet edhe si kisha e shqiptarёve kur Papa Gjon Pali II me njё dekret tё Vatikanit ia dhuroi komunitetit katolik shqiptar nё Romё. Merrnin pjesё gjithashtu drejtori i RadioVatikanit pёr informacionin shqip z. David Xhuxha, aktori i mirёnjohur Mirush Kabashi i cili kishte ardhur nё Romё enkas pёr kёtё takim dhe violinisti prof. Tonin Xhanxhafili. Gjatё kёtij takimi kulturor dhe miqёsor gazetarja Klaudia Bumçi tregoi emocionet e saj qё i ruante tё freskёta tё njё viti mё parё, gjatё fluturimit nё avion mё Papa Françeskun sёbashku me gazetarё tё tjerё qё e shoqёruan atё. Rrёfei me plot emocion çastet e pёrgatitjes, tё nisjes dhe tё fluturimit nё çdo detajё derisa shkelёn tokёn Shqiptare. Emocionet e saj tejçuan emocion dhe ngjadhёn kuriozitet tek tё ftuarit.

Shkrimtari i mirёnjohur i letrave shqipe Visar Zhiti citoi çaste nga jeta dhe veprimtaria e Nёnё Terezёs, nёnёs sё gjithё botёs, shqiptares qё me mirёsi e pёrkushtim tha ai; – lagu çdo shqiptar me stёrkala drite e mirёsie. Aktori Mirush Kabashi recitoi vargje tё lutjes sё Nёnё Terezёs dhe vargje tё pёrzgjedhura nga poezitё e shkrimtarit Visar Zhiti i shoqёruar nёn tingujt e violinёs tё interpretuar me mjeshtri nga prof. Tonin Xhanxhafili. Njё mbrёmje e magjishme ku si rrallё herё u shpalos pak nga kultura dhe arti shqiptar edhe pёrtej kufive tё Shqipёrisё dhe veçanёrisht duke kujtuar dy data historike dhe dy figura tё rёndёsishme mirёsie qё dёshmuan meritat dhe vlerat e vendit tonё. Ishin tё ftuar artistё, intelektualё, bashkёatdhetarё shqiptarё e arbёresh qё japin njё kontribut tё çmuar pёr Shqipёrinё edhe pёrtej kifive shqiptar. Pёr tё pёrshёndetur edhe njёherё tё pranishmit violinisti prof. Tonin Xhanxhafili interpretoi njё pjesё tё kompozitorit tё mirёnjohur Zef Çoba duke shpalosur emocione dhe duke sjellё nё Romё pak nga arti, dhe melodia Shqiptare.