Vështrim
Nga Skënder MULLIQI
Secilin njëri e karekterizojnë tiparët dhe veset .Ajo që është e mirë është dhuratë nga Zoti, pastaj ajo trashegohet, apo jeta na mëson të bëhemi të mirë. Ka shumë njerëz në këtë botë që janë jo tolerant. Mos durimi dhe jo toleranca janë të dëmshme për secilin përson, për familjën dhe për mbarë shoqërinë.Këta përsona jo tolerancën e shprehin në forma të ndryshme deri të agresiviteti I hapur karshi përsonave të tjerë.Jo toleranca gjatë historisë është shprehur edhe të shoqëritë.
Sistemet diktatoriale janë jo tolerante dhe agreseve karshi përsonave apo shoqërive të cilët mendojnë ndryshe. Ky sistem është i dhunshem, është sistem imponues, dhe agresiv deri ne vdekje. Agresiviteti dhe jo toleranca karakterizohet edhe sipas asaj se sa një shoqëri transformohet në kuptimin pozitiv të fjalës. Mos durimi dhe jo toleranca gjen vend tek përsonat destruktiv të cilët janë të predisponuar ti lëndojnë të tjerët më çdo kusht. Nuk dëshirojnë të lejojnë alternativë tjetër pos ideve të veta destruktive dhe represive. Këta përsona më këto predispozita gjatë historisë u kan sjellur dëme shumë kombeve dhe shteteve me veprimet e veta primitive, karshi individëve me ide përparimtare, me vizione për demokratizim të shoqërisë.
Anonimuset dhe kuazi intelektualet e paraqesin veten si njerëz të cilët duhet ta udhëheqin shtetin, duke imponuar mos dijen dhe tolerancën e tyre karshi njerëzëve të ditur. Shëmbull eklatant I kësaj është bërë edhe Kosova. Që nga pas lufta na u paraqiten përsona imponues dhe jo tolerant, të cilet impunuan dhe vazhdojnë të imponojnë gjithçka qe atyre u duket e mirë, e nuk është e mirë për shtetin të cilin po e ndërtojmë.Këta njerëz kan mbjellur jo tolerancën dhe kan futur mos durimin karshi përsonave të ndryshem dhe përgjithësisht në shoqëri.
Ky egoizem, ky mos durim qytetar do të thosha dhe jo toleranca ka bërë shpërfaqjën e krimit të organizuar, korrupcionit dhe shumë qka tjeter të dëmshme për sistemin pluralist. Këta përsona imponues po janë pa ide, primtiv, dhe këtë primitivizem po na shesin si dije. Për dallim prej këtyre përsonave me logjikë të retardueme, demokratet janë përsona tolerant, të arsyeshem në marrjen e vendimeve, si kur bëhët fjalë për individin e caktuar, rrethin apo edhe mbarë shoqërinë. Shoqeritë autoritiare janë kunder çdo vlere demokratike, rrënojnë çdo mendim kritik me dhunë.Shoqeritë jo demokratike fusin në funksion aparatin e tyre represiv kunder të gjithë atyre të cilët marrin guximin ti kundershtojnë hapur apo në çfardo forme tjetër. E gjithë kjo bëhët për ti mbrojtur interesat e klasës sunduese, karshi shumicës e cila është e detyruar të punoj për pakicën.Shtetet post komuniste nuk u shkëputen lehtë nga logjika komuniste diktatoriale.
Kjo logjikë diktaroriale ende po fuksionon në Kosovë nën petkun e demokracisë. Ende po iu shihet sherri mbeturinave të sistemit të kaluar, të cilët janë bërë pengesë e madhe e progresit. Të gjitha pushtet e pas luftës paten po thuaj logjikë imponuese, jo tolerante karshi kërkesave të qytetarëve. Mos durimi dhe jo toleranca po shfaqën edhe midis partive politike. Kështu ishte deri me tash. Mos toleranca e tipit diktatorial ka bërë që të kemi edhe konflikte deri të luftat e ndryshme, si mbrenda shtetit(luftat e ndryshme qytetare), pastaj deri të luftat në shkallë më të gjerë midis shteteve të ndryshme. Me shekujë është zhvilluar luftë e hapur midis dy koncepteve politike, konceptit te avansuar kapitalist dhe konceptit diktatorial-komunist.
Dihet së kapitalizmi si sisitem ka shënuar fitore po thuaj në gjithë rruzullin. Dihet se e gjithë Evropa Lindore e flaki komunizmin. Ky mos durim apo jo tolerancë u shfaqë edhe ende po vazhdon të shfaqet kur është në pyetje feja. Toleranca fetare në Kosovë gjithmonë ishte në nivelin e duhur, edhe pse kohën e fundit janë shpërfaqur disa ekstremizma fetare. Intoleranca fetare nuk i duhet askujt përpos atyre që nga kjo punë jo e mirë po gjejnë leverdi materjale. Lufta kunder atyre që mendojnë ndryshe është tendencë për monopol mbi çdo gjë.
Kjo mos tolerancë po shpërfaqë edhe idenë së filan fisteku mund të jetë edhe armik i kombit. Nese dëshirojmë të spastrojmë diq të tillë, atëher ë duhet vu në funksion ligjin e lustracionit. Lufta e ideve ndryshe është luftë e shëndosh deri atëherë kur ajo nuk bëhët luftë e dhunshme. Sistemi represiv është formë e tejkaluar e veprimit. Tash në këtë kohë të pluralizmit politik do të duhej të vijnë në shprehje logjika e shëndosh e të menduarit dhe vepruarit. Të flakët përgjithmonë logjika e forcës, se sepse ajo logjikë na solli dhe ende po na sjellë dëme të mëdha…