REPORTAZH
Nga Dr. Zef Mulaj
Dita e shtunë, ishte një ditë jo e zakonëshme për qytetin Loreto në Marche të Italisë. Shoqata “Sofra Shqiptare” dhe “Dardania”, tashmë janë të njohura në gjithë Italinë dhe jashtë saj për aktivitetet e shumta që bëjnë. Makinat ishin të mbuluara me flamurin shqiptar nëpër rrugë drejt Ankonës së largët, nga Milano mbi 500 kilometër.
Ato kishin udhëtuar natën me grupin artistik, veshur me kostumet kombëtare bashkë me orkestrën. I shoqëronte presidenti i shoqatës “Sofra Shqiptare” Ndue Qokaj, dhe i shaqatës “Dardania”, Kastriot Pjeternikaj si dhe presidenti i Unionit të shoqatave shqiptare në Itali, z. Paulin Kolndreja.
Qyteti LORETO
Kjo e shtunë nuk ishte e zakonshme për qytetarët e qytetit Loreto, ku muzika dhe kënget ndiheshin në gjithë qytetin. Ishte i ftuar dhe këngtari tashmë shumë i njohur dhe miku i diasporës shqiptare Bardhok Prebibaj. Kënga dhe vallja i bashkoj shqiptarët dhe për disa orë e sollën të gjithë Shqipërinë në Itali duke filluar që nga majet e alpeve Tropoja, nga bregdeti e deri në jugun e Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarë të të gjitha trojeve që jetojnë në këtë regjonn. Ishte një ditë e mrekullueshme, emocionuese plot gëzim dhe hare. Edhe fëmijët kërcenin duke kopjuar menjëhere vallen e shqiptarëvë, të mbushura me emocione dhe shpresë.
Valltarët e rinj
Këngëtarët
Nuk kemi shumë fjalë për të thënë për këtë shoqatë dhe presidentin e saj Qokaj, mjaft të njohur në diasporë e Italisë dhe jashtë saj. Shoqata “Sofra Shqiptare” repektohet dhe nderohet nga shqiptarët, por edhe nga qytetarët e vendas italianë. Në qytetin Loreto, sa bukur këta djem të rinj që po rriten brenda qytetrimit Europian, nuk harrojë aspak origjinë e tyre, por përcjellin kulturë e tyre në Europën e madhe të bashkuar. Ja pra këta sjellin imazhin e kulturës shqiptare ,dhe tregojnë vërtetë originë e tyre dhe ëndrrën për ta parë sa më shpejt kombin e tyre në kombin e madh të Europës.
Nga e djathta Kryetari i shoqatës “Sofra Shqiptare” Ndue Qokaj,
dhe Presidenti i Unionit të shoqatave shqiptare në Itali
Këngëtari Bardhok Prebibaj
Këngëtari mbërriti nga Shqiperia. Me këngët e tij i dha emocione shqipëtarëve këtu në qytetin Loreto. Aty nuk munguan dhe të huaj, ku ishte pranishëm dhe përshëndeti përfaqësuesi i lartë i imigracionit të kishës katolike Don Antonio. Moment shkëmbimi bisedash dhe emocionesh për gëzimet e ditës së shtunë në mesin e shqiptarëve në Itali. Me të vërtetë udhëtuan mbi 500 km për të ardhur këtu në Loreto.
Ata sollën gëzimet e tyre dhe morën njëkosisht gëzimet e bashkatdhetarëve nga të gjitha krahinat e Shqipërisë. Me punën e tyre të shoqatave po perhapin kulturën shqiptare në të gjitha qytetet italijane e në vendet e tjera të Europes. I falenderojmë shumë për këtë ditë të këndshme dhe plot hare që sollën në qytetin e bukur Loreto. Për pak kohë krijuan një Shqipëri brenda Italisë me shqiptarët dhe vendasit italian.
Valltarët
Pjesmarrësit
E bukur shume e bukur, por tipike shqiptare.
Kur u be ky takim?
Me çfarë rasti u be ky takim?
Kush jane keto shoqata dhe kush eshte ky president i gjithe ketyre shoqatave?
Asnje njoftim per bashkpjesmarje, si gjithmon organizime lokale.
———-
Urojmë ta shohë mesazhin tënd Zef Mulaj, se mund të kthejë përgjigje… 🙂
Faleminderit Z. Shkodra per leximin.
Takimi eshte bere me deten 19 maj 2012.
Ishte ne program te shoqatave.
Dy shoqata legale. “Sofra shqiptare” dhe “Dardania” me qender ne Milano. Nuk po perserisim per sa eshte thene ne shkrimin.
Respekt
Zefi
Comments are closed.