U mbajt mbledhja e parë konstituive e kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijueseve Shqiptarë në Suedi, “Papa Klementi XI – Albani”
Nr. 2011/008 Protokolli
Komunikatë për opinion
Në lokalet e ”NBV”të Halmstad të Suedisë, më 17 dhjetor 2011, u mbajtë mbledhja e parë konstituive e Kryesisë së Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesëve Shqiptarë në Suedi (SHSHAKSHS) “Papa Klementi XI – Albani”, e cila u kryesua nga kryetari i Kryesisë z. Hysen Ibrahimi.
Anëtarëve të pranishëm të Kryesisë u dëshiroj mirëseardhje kryetari i Shoqatës Kulturore Shqiptare “Iliriada” në Halmstad, njëherit edhe anëtari i Kryesisë së SHSHAKSHS-së dhe deputet në kuvendin komunal të Halmstadit, z. Naser Zeqiri, si nikoqir i radhës i organizimit të mbledhjes. Ai, pasi përshëndeti dhe ju uroj mirësardhje, në pika të shkurta e njoftoi Kryesinë për aktivitetin e gjithëmbarshëm dhe planet për vitin e ardhshëm që ka paraparë shoqata me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë.
Më pastaj, udhëheqjen e mbledhjes e mori kryetari z. Ibrahimi, i cili pasi shpalli të hapur mbledhjen, ai në fjalën e tij i falenderoi të gjithë pa përjashtim anëtarët e Kryesisë për kontributin e tyre të dhënë. Mund të konstatojmë se fillimi i mbarë është gjysma e punës. Ai, më pastaj, njoftoi për numrin e madh të urimeve që kishin arritur nga tërë hapësira e botës shqiptare dhe mërgatë. I falenderon të gjithë pa përjashtim për falenderimet e tyre.
Në këtë mbledhje të Kryesisë ku ishin të pranishëm shumica e anëtarëve të kryesisë ndër të tjera, u diskutua për emblemën e Shoqatës ku në bazë të propozimit të anëtarëve dhe votimit të bërë u morë vendimi që Shoqata të emërtohet dhe për Emblemë e Shoqatës të jetë:
Shoqata e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Suedi(SHSHAKSHS)- Albanska Författare, Artister och Skapare Föreningen i Sverige, “Papa Klementi XI – Albani”. Pastaj, Kryesia vendosi që edhe në vulën e shoqatës dhe ballinën e librave të cilat do të botohen të vihet po i njejti emër. Krysia diskutoi dhe mori vendim të bëhen përgatitjet e duhura për botimin e librit të parë nga ana e shoqatës i cili libër do jetë një THESAR KOMBËTAR NGA SHOQATA E SHKRIMTARËVE ARTISTËVE DHE KRIJUESËVE SHQIPTARË NË SUEDI, PËR PAVARËSINË E REPUBLIKËS SË KOSOVËS.
U falenderua personalisht z. Halim Hoti, biznismen i dalluar në Suedi, drejtor gjeneral i firmës “Systemputs murning bygg i Tvååker” AB – Suedi, sponsor gjeneral për librin e parë të shoqatës në fjalë, njëherit edhe anëtar i Kryesisë së SHSHAKSHS-së, për gadishmërinë e tij për të na ndihmuar me mjete materiale.
U muar qëndrim që të gjitha komisionet e formuara në kuadër të Shoqatës si : Komisioni për informim, Komisioni për redaktim, Komisioni për lektorim, Komisioni për ndarjen e çmimeve, Komisioni për organizimin e promovimit të veprave dhe Komisioni mbikëqyrës të SHSHAKSHS-së të fillojnë me punë dhe të bëjnë planet e tyre që të jenë sa më azhur në realizimin e gjithë asaj çka parashtrohet para anëtarëve të kësaj shoqate.
Unanimisht u vendos që Sesioni i parë shkencor të mbahet më 19 maj të vitit 2012, kurse për vendin, Kryesia vendos më vonë.
Kryesia e Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Suedi “Papa Klementi XI – Albani” propozon shkrimtarin ton të madh me përmasa botërore Ismail Kadare, që të nominohet me çmimin “Nobel” për letërsi. Për arsyetimin dhe kompletimin e lëndës të këtij nominimi, Kryesia autorizoi Prof. dr. Bedri Paci dhe Prof. Fetah Bahtirin.
Me vendim të Kryesisë, u pranuar anëtarë i Kryesisë veprimtari, aktori dhe regjisori i mirënjohur në Suedi z. Musa Robeli.
Kryetari z. Hysen Ibrahimi, para se të shpallë të përfunduar mbledhjen, ai në emër të Kryesisë, falenderoj Kryesinë e Shoqatës ”Ilirida” që kishte marrë masat përgatitore për mikpritje të shkëlqyer, komunën e qytetit Halmstad për mbështetjen financiare dhe ndihmën e dhënë me këtë rast dhe të gjithë anëtarët e Kryesisë, që me diskutimet e tyre e begatuan mbledhjen.
Komisionit për informim i SHSHAKSHS-së “Papa Klementi XI – Albani”
Më 17 dhjetor 2011
Halmstad / Suedi
Pershendetje vellezer e motra, ju qe moret inisiativen te themeloni shoqaten e shkrimtareve ‘PAPA KLEMENTI X1’
Jam nje anetar i klubit te shkrimtareve ‘DRITA’ ne botë, me nje antaresi prej 173 shkrimtare e poet me qender ne Athine. Une shfrytezoj rastin tju uroj suksese dhe prodhimtari te bollshme ne krijimtarine tuaj ne misionin e perbashket per nje Shqiperi e Kosove te lulezuar, ashtu si e kane enderuar te paret tane. Ju uroj per vepra cilesore me rastin e 100 vjetorit te pamvarsise te atedheut tone te perbashket Shqiperia.
Comments are closed.