SHOQATA E MUHAXHERËVE TË KOSOVËS DHE PRESHEVËS

1
82

SHOQATA E MUHAXHERËVE TË KOSOVËS DHE PRESHEVËS:

Njoftim

Ju informojmë se me iniciativën e Shoqatës së Muhaxhirëve të Kosovës si subjekte jo qeveritare në bashkëpunim me Shoqatës së Muhaxhirëve nga Lugina e Preshevës, të cilat i kanë programet dhe statutet identike ,kanë si qëllim dhe synim sensibilizimin dhe zgjuarjen e kureshtjes dhe ndërgjegjes të faktori relevant kombëtarë dhe ndërkombëtarë mbi dëbimin e dhunshëm të shqiptarëve autokton, gjegjësisht të muhaxhirëve nga Sanxhaku i dikurshëm i Nishit dhe Kaza e Vrajës si dhe me përkrahje të shumë shoqatave tjera, të disa intelektualëve e individëve, në Atdhe e Diasporë, kanë marrë vendim :

Ngritjen e një procedure penale kundër Serbisë, përkitazi mbi gjenocidin, kulturocidin dhe etnocidin e ushtruar dhe të kryer ndaj shqiptarëve në këto treva, gjatë periudhës 1877-1878. Në saje të kësaj iniciative u ndërmarre një qëndrim që të shpalosin historinë e dhimbshme që tokat shqiptare u zvogëluan me gjak e dhunë nga 130.000 km sa kishte Shqipëria. Pasqyrimi i asaj periudhe ka si qëllim që të rikujtojmë se vendbanimet me rrethe si ajo e Nishit, Toplicës, Pllanës së Madhe, Prokuples, Kurshumlisë, Vidinit, Tërnit, Negotinit, Zajçarit, Pirotit, Smederevës, Qyprisë, Krushevcit, Soko Banjës, Leskocit, Vrajës duke përfshirë edhe krahinën e Sanxhakut si kryeqendër Novipazarin u përzunë me dhunë nga trojet tona prandaj shoqatat e sipërpërmendura organizojnë takime në Zvicër dhe Gjermani në qytetin e Shtutgrdit e udhëhequr si me poshtë nga:

RESHAT AVDIU-PËRFAQËSUES


PROJEKTIMI I DOKUMENTARI DHE DEBAT
,, MOLLA E KUQE’’
21 Nëntor 2014 ora 18.h
Generationenhaus Heslach
Gebrüder-schmidt-weg 13, 70199 Stuttgart
Për informata: Tel: 01 797 41 44 56

DOKUMETARËT E PLOTA MUND T’I SHIQONI NË: “Molla e kuqe”

Në këtë tubim do te keni mundësi të furnizohemi edhe me literaturë dhe libra nga disa autor pikërisht me këtë temë.
Njofton Asllan Dibrani

1 COMMENT

  1. Unë kërkoj të afërmit e mi që nuk i kam takuar asnjëherë. Nuk e di nëse jetojnë apo ku jetojnë. Nëse dikush më ofron ndihmë do të ma lehtësonte këtë barrë shpirtërore që e kam. Dhe njëkohësisht do të plotësoja amanetin e tri gjeneratave para meje.
    Ju Falemnderit

Comments are closed.