Shkrimtari Ndue Ukaj botohet në Amerikë

0
45

Është botuar në Amerikë libri me poezi, Ithaca of the Word (Itaka e fjalës), i poetit dhe kritikut të letërsisë Ndue Ukaj, me përkthim të Peter Tases. Poezia e Ukajt është vlerësuar si simbol i poezisë moderne shqipe, ku ndjehet fuqishëm fryma universale e poezisë dhe kërkesat e saj për të qene pjesë e poezisë së përbotshme, duke përcjell frymën e veçantë dhe tiparet moderne të poezisë shqiptare, tipare dhe karakteristika këto që ndeshen fuqishëm dhe me një mjeshtëri në vargjet e Ndue Ukajt. Ky libër, i vlerësuar për stilin unik nga përkthyesi Peter Tase, karakterizohet për origjinalitetin e tij dhe është një ngjarje e rëndësishme për poezinë shqipe dhe përkthimin e saj në gjuhën angleze.

Libri është botuar nën përkujdesjen e Piro Tases, si përfaqësues i autorit në SHBA dhe perëndim, ndërkaq libri, brenda pak ditës do të jetë në shitje, përveç nga Shtëpinë botuese Lulu, edhe në rrjetin e fuqishëm botëror, si Amazona dhe Barnes and Nobles, ku libri do të ketë qasje ndërkombëtare.

Ky libër shfaqet para lexuesit amerikan me tiparet e veçanta poetike dhe shquhet për një stilistik moderne, ku ka një përpjekje të thyhen shabllonet e poezisë, madje duke e riaktivizuar edhe një formë të poezisë së gjatë, shkruan Petrit Palushi. Atë e shquan mendimi i thellë dhe një ndjeshmëri e veçantë, e cila përcillet tek lexuesi amerikan dhe anglishtfolëse, me një përkthim të bukur të Peter Tases, i cili, është autor i disa fjalorëve, i shumë përkthimeve dhe autor i teksteve të ndryshme për letërsinë.

Shkrimtari Ndue Ukaj nga kritika letrare është vlerësuar si psalmit modern i poezisë shqipe, ndërkaq poezia e tij shquhet për tematikën e larmishme, ku ndërthuret nacionale dhe universalja, përmes një stili origjinal. Poezia është pasqyrim më i mirë i shpirtit të një kombi, prandaj botimi i këtij libri në anglisht, është një hap i rëndësishëm për njohjen e poezisë shqipe në botë.