Hubert Prolongeau
(Publikuar në “Ars Poetica” Nr. 2, Dhjetor 2007 – Përkthyer nga Anila Xhekaliu)
James Ellroy, autori i “Gjeorgjina e zezë”, ishte 10 vjeç kur nëna e tij është mbytur në Los Angeles. – Abdel Hafed Benotman ka shkruar dy romane të zeza tronditës. Gjendet në burg për të meta mendore. – Anne Perry ka qenë e dënuar për vrasjen e nënës së mikeshës më të mirë të saj, në moshën 15 vjeçare.
Numër i shumtë shkrimtarësh të ekstremit kanë patur realisht sythe nistore me krimin: James Ellroy apo Edward Bunker në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Abdel Hafed Benotman apo Jose Giovanni në Francë, Anne Perry në Angli…
“Gjej tek romani policor një dije të shpirtit që e tejkalon nga larg çka romancierët tanë prodhojnë”, shprehet autori i famshëm Jean Cocteau në vitet 50. Para se ata të ishin në modë pohon, admirimin e tij për finesën e ca “polarëve”. Dhe po të duhej shkuar për të gjetur shumë të largtën e kësaj “dije shpirti”? Shumë shkrimtarë, jo më të vegjëlit, kanë patur sythe nistore tek krimi para se të kapnin penën. Për shumë, kjo lidhje është e dukshme, e marrë përsipër. Për të tjerë, është më e fshehtë, madje e fshehur në ndërthurjet e një biografie, duke fshehur të vërtetën. E vështirë gjithashtu, si në një rast në një tjetër, të mos shohësh në këto zgjedhje përveç një koinçidence. “Pjesa më e madhe e njerëzve që shkruajnë romane policore kanë një raport me të keqen dhe kënaqësinë e saj. Shkrimi është pa dyshim njëkohësisht një spastrim, një sublimim, kalimi i të mirës pas të keqes”, thotë botuesja e “Masques”.
Pjesa e hijes
James Ellroy është nga ata që e marrin përsipër këtë lidhje deri në argumentim publikues. Këtë peshë të krimit, e ka pësuar të parën. Në 1958-ën (10 vjeçar), zbulohet kufoma e nënës së tij të varur në një lagje pak elegante të lindjes së Los Angeles, vrasje ende e pazbardhur. Adoleshenti nis shumë shpejt një zbritje të gjatë tek ferret: i pashqitshëm nga seksi e krimi, që i ndërmerr duke lexuar ngultas gjëra të ndaluara, flirton me neonazizmin të cilin e braktis për më shumë që idiotësia e shokëve të tij e brengos, alkooli, droga, vjedhja, krizat e kllapive në spitale… Keqbërës i vogël, provon burgjet e shtetit. S`ka gjë më ekscituese, madje në të keq: futej në banesat e njerëzve, madje jo me forcë, për të vjedhur diçka. Për policinë, ishte atëkohë një i rritur i vogël pak i metë që sillet duke nuhatur xhepat. Në moshën 30 vjeçare bëhet mbledhës topash golfistësh në klubin e golfit të Bel-Air. “Po të mos kisha qenë kadist, Zoti e di se çfarë do të isha bërë”, thotë ai sot. “Besoj se ky ishte një fëmijë i joshur nga gjëra të ndryshme, shpjegon François Guerif, botuesi francez që ka të drejtën e botimit të tij. Një fëmijë imagjinar i joshur nga gogoli.
Tek “Hëna e përgjakur”, është një detaj që më kishte tërhequr shumë e më ka bërë të vendos për ta botuar, heroi i tij, një polic, u tregon fëmijëve të tij për t`i vënë në gjumë histori me vrasje. Ky shënim i thjeshtë provonte një raport të jashtëzakontë me botën e krimit.” Dëshira për të shkruar mbi gjithë këtë e fikson Ellroy. Ai do ta zhvendosë vrasjen e nënës së tij tek “Gjeorgjina e zezë”, ngjallje e një fakti të njohur ndryshe duke patur tronditur Hollivudin e viteve ’40, përpara se ta ndeshë ballë për ballë tek “Pjesa ime e hijes”, libër i një sinqeriteti të paparë ku zbulon natyrshëm raportin e tij me të vdekurën (“Ishte një pijanece dhe një putanë”, shkruan ai) dhe ngjall admirimin e tij bashkëkohor për nazizmin. “Nuk do të kisha mundur të shkruaja pa mos e patur jetuar jetën e atëhershme, dhe do të isha i vdekur prej asaj jete po të mos kisha shkruar”, thotë ai.
Amerikani Edward Bunker, ai pra gjithashtu, ka ushqyer veprën e tij me një jetë të veçuar. Lind në një vatër të thyer e të varfër, e gangrenizuar nga alkoolizmi dhe njeh burgimin e parë në moshën 11 vjeçare… Është nisja e një serie shumë të gjatë, që nuk i jep kurrfarë shansi. Grabitje, përleshje me një ruajtës që e ndjek, trafik droge pasojnë, e ai rizhytet në to shumë shpejt për sa herë që është i liruar. Do të kalojë përfundimisht 30 vite të jetës së tij pas hekurave. Aty, në qeli, 15 vjeçar, ai zbulon leximin. Bindet që dhe ai gjithashtu ka diçka për t`i treguar botës dhe zgjedh si mënyrë përdorimin e romanit të zi. Kërkon t`i japin një makinë shkrimi.
Nxin dhjetra fletë dhe në vitin 1973 publikon “Asnjë kafshë kaq e pamëshirshme”, rrëfim me vështirësi i kthyer në romancë, i viteve të tij të burgimit. Por jo, nuk duhet kurrsesi ta quajmë këtë rrëfim shumë romantik. Nëse burgu ka hapur dyert e të shkruarit tek Bunker, ai ka qenë gjithashtu dhe mallkimi i tij. Të gjithë librat e tij kanë të gjurmuar në më të thellën e tyre plagën e burgimit, gjer në përfundim logjik, autobiografia e tij “Edukimi i një vëllai të keq” që rrëfen rrëzimet, rirrëzimet e tij, vitet e tij të burgut dhe shëlbimet që i ofruan nga njëra anë shkrimi, nga ana tjetër një grua që pranoi ta ndihmojë.
Historia e Robin Cook është si negativja e asaj të Bunker-it. I lindur me një lugë të argjendtë në gojë, ky shkrimtar anglez me fytyrë të qoshëzuar dhe me një talent të tmerrshëm nuk do të reshtë së ripështyeri. Djalë i një njeriu të pasur tekstilesh, vjell mjedisin e origjinës e zhytet në një jetë bredhjesh e keqbërjesh duke arritur të bëhet njeriu i maskave të një bande gangsterësh londonezë. “Nëse romani i zi është i pari në sytë e mi, shkruan ai tek “Kujtim i gjallë”, autobiografia e tij, është se nga njëra anë përkon me atë çka unë kam jetuar dhe nga ana tjetër ai ofron kontrastin më të dhunshëm me mënyrën se si kam qenë rritur.” Na vjen në mendje shpërthimi i tij i mrekullueshëm një mbrëmje në emisionin “Le cercle de minuit” ku ishte i ftuar me disa nga kolegët e tij, “këta njerëz që shkruajnë për polarët e që nuk e dinë se ç`është një kufomë, që ajo ngjitet në tokë, që nuk e dinë që shtrohet me pllaka…?!” Ai, dukshëm, dinte…
Rrugë të tjera të përshkruara të shpien tek romani i zi. David Peace nuk e ka njohur drejtpërdrejt krimin. Por krimi i supozuar i një tjetri ka shënjuar krejt fëmijërinë e tij. I rritur në Yorkshire në kohën kur një mbytës bën kërdinë, qëndron i bindur për vite të tëra se i ati është në fakt një kriminel. Do t`i duheshin vite për ta braktisur këtë vizion. Që prej kur që është çliruar prej anktheve të tij në një tetralogji të një errësimi absolut, me tituj në formë datash: 1974, 1977, 1980, 1983.
Të shkruash pas hekurave
Abdel Hafed Benotman, ai, është ende në burg. Një rikthim. Tashmë ka kaluar 15 vjet i rrasur në burg dhe shkruan dy romane të zeza tronditës, të publikuar pas daljes së tij nga biruca. Verë 2005, rifutet sërish për katër kërcënime. Nuk ka ndërmarrë asnjë përkujdesje për t`u fshehur apo përdorur një “modus operandi”, që ishte si një firmë. “Kur policët kanë ardhur për të më kërkuar, m`u desh t`u them: u është dashur t`u hyjë në punë, koha…”
“Të shkruarit, ishte jeta e tij”, pohon e shoqja, Frankinë, të cilën e ka njohur në Fresnes ku ajo gjithashtu ishte e burgosur. “Kur kam shkuar për ta parë në burg, më ka thënë në hyrje: “Shkruaj”. “Shpresoj që ju të më publikoni gjithmonë”, shton agjentja e publikimeve të tij, Agnes Guery. Kur vetë ai flet për letërsinë, ironia e lexueshme e shikimit mbulohet nga një perde drite mrekullimi, thuajse respekti.
Atëherë pse? Në burg, në foltoren e çuditshme të Fresnes, të pisët e copë e ndriçuar, ai futet buzëqeshës, i qetë, unazën e mjekrës të rruar me kujdes. “Ia kaloj mirë.” Inteligjenca është e pacënuar, gjakftohtësia shfaqej e plotë. Gjakftohtësia jo mungesa. Ai merr përsipër aktet e tij, pranon traumatizimet që mund t`u ketë shkaktuar të tjerëve. “Që prej vitesh, isha pa letra. Nuk kisha të drejtën për të punuar. Mjaft më me goditjet e policëve ndaj shokëve të mi.” Benotman i ishte nënshtruar një brenge dyfishe, nën goditjen e një ndalimi dëbimi që megjithatë e kishte bërë ta anulonin me komision. Por ministria ka bërë thirrje. Sipas të afërmëve të tij, e ka pirë kupën gjer me llum, duke ngrënë keq, jetuar kot, duke mos marrë ilaçet të cilat i ishin të nevojshme pas infarktit të dytë që i kishte ndodhur në Fresnes. Duhej të shkonte për kontroll në prefekturë. Të gjithë muajt e gjashtë mujorit të parë. Shumë më shpesh në vazhdim.
Detyrim që ai e ka të vështirë ta pranojë, ai që është lindur në Menilmontant dhe ka jetuar fëmijërinë e tij afër Montparnasit. “Më kërkuan pasaportën që nuk isha i detyruar ta mbaja. Refuzova, duke u cituar tekstet.” Si pasojë, është thirrur brenda tre ditëve. Askush nuk don të heqë dorë. Goditja është e dhunshme. Nuk kërkon kurrfarë ndjese. Të afërmit e tij jo kurrë. “Mund të jetë plotësisht i paepur, sidomos për të drejtat e veta.”, thotë e shoqja. Viktimë sociale atëherë? Ai zmpraps gjithashtu këtë kostum të thjeshtë, ai që ka qenë hapës i kinemasë në Montreuil, aktor tek Doillon (në Me siguri në Perëndim), autor dhe vënës në skenën e teatrit të Trojës i “Guri i zi”. “Nuk ka rrethana lehtësuese për inteligjencën”, thotë Frankina. Por ai pohon me zë të lartë e të fortë mospranimin e shoqërisë në të cilën ai zhvillohet. “Burgu i vërtetë është jashtë. Mjerimi social na mbyll të gjithëve.”
Kjo nuk është mospërshtatje, është mospranim. Një refuzim i thellë, e përbrendshme, një ndërgjegje shkëndijë nga ngujimi social. “Ai don të “përtallë” shoqërinë, të tregojë që ai nuk është i vdekur, komenton Frankinë. Dhuna e tij është në kokë. Ajo shprehet kundër botës, kurrë kundër njerëzve.” Kur ndodhi qëndrimi i parë i tij në burg i ka shkruar shumë Joëlle Aubron, motrës së tij të cilës i kushton romanin e tij të dytë “Pastrues plehrash nën gijotinën e vdekjes”. “Nuk e kritikoj burgun. Është sistem i shkëlqyer. Por e luftoj.” E lufton nga brenda, duke u ndeshur në të me islamistët kundër propagandës të së cilëve ai përpiqet të parandalojë disa të rinj. E lufton nga jashtë, duke i dhënë zemër emisionit “Fluturimi” në frekuencën Paris Plurielle, duke u marrë me shoqërimin e atyre që dalin.
“Skandali i vërtetë, është mosdënimi. Kur unë vjedh, marr përsipër pasojat: nuk nisem për t`u strehuar në Senat.” Sot, ai rrezikon 10 vite. “Nuk kam as urrejtje as zemërim. Është tjetër gjë.” Rrethi i tij shoqëror megjithatë nuk e ka kuptuar. Botuesi i tij shprehet “i jostabilizuar”. Frankina që ka dalë nga burgu përgatitet për vite të vështira. “Ka dashur që të bjerë që ta rigjej në formë. Është drama për mua. “Vetë ai zgjedh izolimin e tij: “Që prej vdekjes së prindërve të mi, nuk kam detyrim afektiv kundrejt askujt. Burgu është toka ime.” Mbi kyçin e dorës së djathtë, fjala “vetmi” është tatuazh. Që kur ka patur një kompjuter, ka mbaruar një përmbledhje tregimesh: “Pres vdekjen për t`u çlodhur.”
Vajza e re dhe vdekja
Më i çuditshëm është rasti i Anne Perry, tek e cila “polarët” njëkohësisht tërheqës e sterilë, duken ta kenë fshirë praninë e të keqes shumë të pranishme tek kolegët e saj për të vënë në vendin e tyre komedi të zakoneve ku e vetmja për të vuajtur, arsye pak e tejkaluar, është hipokrizia viktoriane. E megjithatë… nga emri i saj i vërtetë Juliet Marion Hulme. Anne Perry, bijë e një matematikani dhe vajze të vogël të një njeriu të Kishës, vuante e vogël nga probleme të frymëmarrjes që deshën ta vrisnin. Prindërit e dërguan në Bahamas ku ajo qëndroi 4 vjet, derisa familja të bashkohej në Zelandën e Re. Përsëri në spital për një tuberkuloz, Juliet merr letra të përditshme nga një shoqe, Pauline Parker. Të dyja vajzat braktisen prej miqësive adoleshente thuajse të sëmura aq sa bëhen shpërthyese, duke u izoluar në një botë fantazmatike të çuditshme. Por nëna e Juliet bie në dashuri me një të quajtur Bill Perry, dhe e ndan për t`u nisur prapë me të në Angli për të shoqëruar fëmijët e tyre.
Dëshpërimi i dy vajzave të reja: nëna e Paulinës, Honora, refuzon që ta shoqërojë miken e saj në Angli. Të dy adoleshentet vendosin atëherë për ta hequr. Më 22 qershor 1954, e vrasin duke e goditur me një tullë të fshehur në një qosh, një dyzetherëshe do të formulojë autopsinë. Nuk do të duhej kohë e gjatë që policia të zbulojë fajtoret: Paulina ka treguar gjithçka në ditarin e saj. Proçesi, oshëtues, nuk do të zgjasë më shumë se gjashtë ditë. Babai i Julietës i plakur, dhe 15 vjet të tjera nuk pranon të marrë pjesë. Teza e çmendurisë nuk do të jetë bindëse, e të dyja vajzat dënohen me burg. Ato do të jenë të lira pas 5 vitesh dhe gjysëm burgimi me identitete të tjera, si dhe ndalim formal për të mos u riparë kurrë.
Më 1994, Peter Jackson realizuesi i ardhshëm i “Zoti i unazave” do ta kthejë në film mbi këtë fakt të ndryshëm “Krijesa qiellore”, që do ta shndërrojë në marrëdhënie homoseksuale miqësinë mes dy vajzave. Më 1997, do ta gjejmë Paulinën në një fshat anglez. Anne Perry, ajo, jeton në Ecosse, në Portmahomack. Zonja është sot besimtare e flaktë dhe besnike e kishës mormone. Rrallët e pakta ku ajo ka ngjallur vrasjen, ishin për të thënë që nuk kujtohej për të shumë, dhe e siguruar që ajo ishte në paqe me veten e saj. Botuesi i saj francez vë rreth saj një litar sanitar, duke e ndaluar që asaj t`i bëhen pyetje. Asnjëri prej dy fjalorëve të ardhshëm të romanit policor nuk përmend asgjë përveç ngjarjes. Në intervistën e saj të parë, pyetjes: “Do të ishit e aftë për të vrarë?” bërë nga një gazetar që nuk e përfilli të shkuarën e saj ajo i ishte përgjigjur: “Pa dyshim, nëse kjo do të më dukej e vetmja përgjigje, dhe thuajse sigurisht nëse unë mbroja dikë tjetër.”
Kur Zonja Perry u ofron admiruesve të saj një apo dy romane prej 600 faqesh në vit, Richard Straton, ai, nuk ka shkruar veç një polar, “Idhulli i të çmuarve”. Por ky polic i vjetër i kthyer në toksikoman dhe tregtar letrash (filmi Rush është nxjerrë pikërisht nga përvoja e tij), për kohë të gjatë e burgosur, ka themeluar Prison Life Magazine, revistë që publikon veç të burgosur e zbulon lidhjet mes shkrimit e burgut. Që të mundin gjithashtu të shprehen të gjithë ata që kanë nevojë të hedhin në letër jetët e tyre kaotike, edhe pa ndihmën e talentit.
Publikuar në “Magazine littéraire” – Përktheu nga frëngjishtja: Anila Xhekaliu
Kopertina – William Adolphe Bouguereau (1825-1905) – “Arti dhe Literatura” (detaj)