Shkrihen Tatimet, hapen 78 poste drejtorësh dhe 60 poste inspektorësh

0
58

TemA, 02.11.2013

Drejtoria kryesore e mbledhjes së financave shqiptare duket se është shkrirë, pasi në një njoftim bëhet me dije se kërkohen 138 persona. Kryesisht kërkohen drejtorë si, për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, ato rajonale, si tek tatimpaguesit e mëdhenj, apo në rrethet kryesore të vendit. Për vendet vakante, veç kritereve të shkollimit, të diplomës master etj, duhet që personat e interesuar të kenë punuar së paku dy vite në një nga kategoritë e një niveli më të ulët në këtë drejtori të rëndësishme.

Në zbatim të nenit 19 dhe 20 të Ligjit Nr. 9920, datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, dhe neni 13, i Ligjit Nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, i ndryshuar, në VKM Nr.231, datë 11.05.2000, i ndryshuar, si dhe pika 6 në Vendimin Nr. 1184, datë 20.08.2008 “Për përcaktimin e procedurave të rekrutimit e të emërimit, të afateve të kalimit nga një nivel më i ulët në një nivel më të lartë karriere dhe për marrjen e masave disiplinore për punonjësit e Administratës Tatimore Qëndrore”, i ndryshuar, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve shpall konkursin për vendet e lira”, thotë njoftimi i Drejtorisë së Tatimeve.