Shkodër, grabitet argjendaria, 2 të plagosur

0
73

Panorama, 13 Nëntor 2012
Foto Ilustruese

SHKODER – Dy punonjës të një argjendarie në qytetin e Shkodrës kanë mbetur të plagosur gjatë një tentative grabitjeje.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00 në lagjen Partizani të qytetit verior.

Kanë qenë dy persona të maskuar, të cilët nën kërcënimin e armëve u kanë kërkuar punonjëseve (njeri prej tyre pronari) materialet si dhe të gjitha paratë që posedonin.

Ata kanë kundërshtuar “urdhrin” e grabitësve, te cilet në përleshje e sipër kanë qëlluar me arme, duke i lënë punonjesit të plagosur në këmbë dhe në dorë.

Plagosja është e një shkalle të lehtë, ndërsa të dy gjenden jashtë rrezikut për jetën.

Dy grabitësit janë larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.