ResPublica.al, 18 qershor 2013
Berisha ishte sot në Shkodër, dhe vetë bëri viktimën (“Rama veç më shan mua”, tha ai), ndërsa rolin e “djalit të keq” ia ka lënë Jozefina Topallit. Kjo e fundit mori fjalën, dhe u lëshua në një sulm “asgjësues”. Çfarë ajo tha nuk do duhej, në fakt, të raportohej, pasi është jashtë çdo etike. Por ndoshta e vlen të raportohet, pasi është momenti më ‘dirty’ i fushatës:
“[Edi Rama] fëmijën e njohu për herë të parë kur kandidoi për kryetar bashkie për herë të parë. Për herë të katërt a të pestë u martua kur do kandidonte për herë të katërt për Bashkinë. Ai përdori sëmundjen e kaluar të fëmijës së tij për pushtetin e tij. Ai përdor nënën, djalin, bashkëshorten e radhës. Ai braktisi të birin foshnje dhe paditi të atin për një akt monstruoz që vetëm një mendje sëmurë e bën. Edi Rama edhe në shpirt është lakuriq. A e keni parë ndonjëherë të shtrëngojë duart dhe të përqafohet me socialistët? Ai përçmon njerëzit e thjeshtë. Ai u thotë ju çdo ditë shpellarë”.
Në fakt, kronika politike nuk ka regjistruar ndonjë moment, në të cilin Rama të ketë folur për shpellarë. Por do duhej të kish folur, në fakt. Për vetëm dy shpellarë. Ata janë Sali Berisha e Jozefina Topalli. Gjuha e përdorur ndaj kundërshtarit në fushatë i nxjerr tërësisht zbuluar si të tillë.
Re.Pu.