Shkodër, 14130 hektarë nën ujë mbërrijnë ndihmat nga Italia

0
37

SHKODER – Edhe pse kushtet e motit kanë shënuar përmirësim, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për situatën në zonën e Shkodrës. Shifrat e Shtabit të Emergjencave të publikuara mbrëmë informonin shtim të sipërfaqes së tokës së përmbytur. Tashmë numërohen 14130 hektarë tokë dhe 2580 shtëpi të përmbytura.

DURRES, MBERRIJNE NE PORT NDIHMA NGA ITALIA
Ora 09.00 Kanë mbërritur sot në mëngjes në portin e Durrësit ndihmat e shtetit fqinj, Itali, për banorët e qarkut të Shkodrës të cilët prej ditësh jetojnë mes ujit. Rreth 5 kamionë me ndihma, me veshmbathje, dhe ushqime do të dërgohen drejt Shkodrës për banorët e izoluar nga uji. Në portin e Durrësit ishte i pranishëm dhe ambasadori i Italisë Sabah D`Elia.

Ndihmat do të transportohen me anije dhe gomone nga porti i Shëngjinit drejt komunës së Velipojës, e cila është totalisht e izoluar dhe komunikimi me të mund të bëhet vetëm anije apo me helikopter

Banesat e rrethuara nga uji kanë shkuar në 4610 të tilla. Gjatë gjithë ditës së djeshme ka vijuar operacioni për evakuimin me helikopter të banorëve që ndodhen në zonat e izoluara nga uji. Po ashtu edhe shpërndarja e ndihmave për ata banorë që ende qëndrojnë në shtëpitë e tyre në zonat e izoluara dhe nuk pranojnë të evakuohen ka vijuar nga ajri, falë dhe ndihmës që vendet e NATO-s i kanë ofruar vendit tonë.

Zv/kryeministri Ili Meta, i cili është edhe kryetar i Shtabit të Emergjencës Civile duke reaguar në lidhje me deklaratën e zotit Rama për rishikimin e buxhetit të vitit 2011, deklaroi dje nga Shkodra se “Rama është kujtuar shumë vonë me idetë e tij, për arsye se buxheti vetëm tre ditë më parë u diskutua dhe këto propozime mund të ishin bërë në mënyrë konstruktive”.

Më tej ai shtoi se “Rama do të kishte bërë mirë të kishte ardhur edhe këtu në shtabin e emergjencave, në mënyrë që këto ide t’i parashtronte, sepse këtu është gati treçereku i ministrave në mënyrë të angazhuar dhe gjithë drejtuesit e pushtetit vendor.”

(s.g/d.b/BalkanWeb)