TIRANE – Djali i kryeministrit ka përfituar brenda vitit 2010 tre tendera publikë, në vlerë totale 80.429.916 lekë të vjetra. Kompania “CMC-EKOCON”, në të cilën Shkëlzen Berisha është njëherësh përfaqësues ligjor dhe aksioner me 23 për qind, është shpallur fituese e tenderave të çelur nga Ujësjellës-Kanalizime Tiranë, Ujësjellës-Kanalizime Shkodër, si dhe Ujësjellës-Kanalizime Durrës.
E perditshmja Gazeta Shqiptare është interesuar të pyesë nëse bëhet fjalë për të njëjtin Shkëlzen Berisha dhe burimet kanë konfirmuar se bëhet fjalë për djalin e kryeministrit. Qysh kur Sali Berisha u mandatua për herë të parë kryeministër në 3 korrik 2005, kjo është e para herë që faktohet se djali i tij, Shkëlzeni është përfitues i fondeve publike.
Në një intervistë televizive të dhënë rreth një vit më parë, shefi i qeverisë pretendoi në mënyrë kategorike se i ka ndaluar dy fëmijët e tij, Shkëlzen dhe Argita Berisha, të përfitojnë nga fondet e taksapaguesve shqiptarë.
E perditshmja Gazeta Shqiptare sjell me pas detaje dhe data rreth tenderave dhe aksioneve te djalit te kryeministrit ne Ujesjellesa.
(d.b/BalkanWeb)