Arben Çokaj, 13 nëntor 2010
— Botuar në gazetën TemA, 14.11.2010 dhe Shekulli, 15.11.2010
Refuzimi që Bashkimi Evropian i bëri kërkesës së Shqipërisë për statusin e kandidatit të anëtarësimit për në BE, është goditja më e rëndë politike, që qeveria shqiptare dhe Shqipëria merr në këtë periudhë kohore. Uroj që ky refuzim i hapur dhe i prerë i BE-së, të shërbejë si mësim për maxhorancën e sotme, dhe sidomos për çiftin drejtues Berisha-Topalli. Por, duke njohur karakteret politike, që sot sundojnë vendin, etjen e tyre të pashuar për pushtet e pasurim të paligjshëm, kapjen e tyre nga krimi i organizuar e më gjerë, shpresat janë të pakta, që ata të dy mund të reflektojnë pozitivisht.
Në Asamblenë Kombëtare të PS-së, u kërkua pas këtij raporti, që të bëhet një mocion mosbesimi kundër Kryeministrit dhe Kryetares aktuale të Kuvendit, por përsëri nuk shpresohet shumë se Berisha do mund të largohet kaq lehtë, apo nëse ai do e lëshojë Topallin kaq lehtë. Ka vetëm një reagim instinktiv të znj. Topalli, për t’u strukur në vetvete, kur ndjehet e kërcënuar – por ajo do të shfaqet entuziaste dhe “më e fortë se kurrë” (në mendjelehtësinë e vet), sapo rreziku të kalojë.
Çifti që “me dorë të hekurt” drejton sot Shqipërinë, ka kohë që e ka humbur aftësinë për të reaguar në përputhje me interesat politike dhe kombëtare të vendit, për arsye se politika e tyre e dhunës dhe diktatit, është reduktuar ndjeshëm në përpjekjen e tyre maksimale për të mbajtur veten në pushtet, aq gjatë sa të munden. Pushteti i tyre u riciklua me votën e vjedhur një vit më parë, dhe qeverisja e këtij vendi është banalizuar si mos më keq, që nga fantazitë dhe premtimet e një kryeministri çmendurak, që pretendon në eter rritjen më të madhe ekonomike në Evropë, e deri tek varfëria absolute deri në dhimbje, që provojnë shumë familje shqiptare.
A do jenë në gjendje shqiptarët t’i largojnë këta njerëz nga keq-qeverisja? Koha do e tregojë. Por ajo që shihet qartë është se qoftë në faktorin e brendshëm, ashtu edhe në atë të jashtëm, “qeveria e integrimit” ka rënë në provim, pra, e ka humbur legjitimitetin. Raporti i BE-së flet politikisht, thotë shumë gjëra, që duhen thënë, por në Shqipëri ndodh më shumë se kaq. Gjendja reale e Shqipërisë është edhe më e rëndë. Por BE tregon kujdes dhe diplomaci, duke mos ia mbyllur rrugën e integrimit shqiptarëve, ndëra refuzon hapur qeverinë e tyre – qeverinë e kryesuar nga Berisha dhe Meta, dhe Kuvendin e drejtuar nga një kryetare, që me veprimet e saj bie ndesh me Kushtetutën e vendit.
Dhe ndërsa znj. Topalli struket tani e fshihet taktikisht pas Berishës, ky i fundit mundohet ta përballojë goditjen i vetëm. Edhe në vitin ’96-‘97, Berisha i vetëm u vu përballë Perëndimit, duke mos e lëshuar ish-kryeminstrin Meksi. Tani, ai në një proces qeverisje të ngjashëm me Putinin, ka kohë që është vënë përballë Perëndimit, duke i sforcuar ndjeshëm marrëdhëniet me SHBA-të dhe BE-në dhe duke zhgënjyer të gjithë përkrahësit e tij seriozë, së fundi edhe znj. Doris Pack.
Këmbanat po i bien përditë kësaj qeverie, e cila keq-drejtohet nga një mjek i ç’ekuilibruar mendërisht, që nuk është në gjendje të marrë vendimet e duhura, as për veten e vet, e jo më për vendin. Burimet diplomatike pranë përfaqësive Perëndimore, besojnë se Kryeministri aktual është i kapur nga krimi i organizuar dhe Raporti i BE-së është mënyra më e qartë e refuzimit të tij politik dhe diplomatik. Ka kohë që ai nuk konsiderohet i besueshëm as si partner i NATO-s, por kjo ka kaluar pa ndonjë bujë të madhe. Ndërsa tani, me këtë raport të fundit, atij i thuhet një JO e prerë.
Në periudhën e fundit të qeverisjes së tij, edhe Gerhard Shrëder lajthiti nga pushteti. As ai nuk donte të largohej nga posti i tij dhe për këtë arsye, për të mbajtur pushtetin pra, ai i sforcoi relacionet edhe me SHBA-të, kundërshtoi egër ndërhyrjen e aleatëve në Irak dhe bëri aleancë me Francën e Rusinë, duke ngjallur edhe një herë boshtin gjeo-politik “franko-gjermano-rus”. Në atë kohë, kancelarja e sotme e Gjermanisë, Angela Merkel, si kryetare e opozitës, përmes një artikulli në New York Times, i kërkoi ndihmë SHBA-ve, që të mos e braktisin vendin e saj, pasi siç shprehej ajo, “Gjermania mund të mbyllet në vetvete dhe kjo mund ta dëmtojë vendin…”.
Meqë Gjermania është një nga vendet më të fuqishme në botë dhe ndikon ndjeshëm në ekuilibrat politikë dhe ekonomikë të globit, interesi amerikan për ta ruajtur Gjermaninë të pacënuar nga fryma e keq-qeverisjes apo e cënimit të demokracisë, është padyshim më e madhe, në krahasim me Shqipërinë. Gjermania gjeti forca brenda vetes, për ta larguar Shrëderin në një mënyrë të butë, me një koalicion të madh, duke ia kundërvënë Shrëderit mbështetësit e partisë së tij, pasi partia e tij po humbiste elektorat, ndërsa në Shqipëri kjo nuk pritet të bëhet për dy arsye: 1. Berisha e ka ngordhur PD-në politikisht, ajo merr frymë vetëm prej frymës së tij dhe 2. Berisha nuk pyet për votën e lirë, sepse e vjedh atë. Të gjithë ata që kanë teguar individualitet dhe integritet në PD, janë larguar ose shmangur me kohë nga partia. Pra, nuk besohet një vetë-pastrim i PD-së me forcat e veta – se Berisha dhe Topalli kanë afruar rreth vetes vetëm njerëz të bindur dhe pa integritet.
Pritet më shumë nga opozita, e cila me një kryetar të formuluar mirë dhe ide të qarta si Edi Rama, po çalon disi në planin e veprimit politik. Të merresh me një drejtues politik të paqëndrueshëm si Berisha, i cili përdor çdo mjet (deri edhe vrasjet) për të ruajtur pushtetin e tij, në shërbim të qarqeve të caktuara mafioze dhe që premton e gënjen vazhdimisht ndërkombëtarët me makinerinë e tij të shpifjes e mashtrimit, duke shpërndarë shpifje dhe gënjeshtra “të besueshme”, si brenda dhe jashtë Shqipërisë, nuk është edhe fort e lehtë. Në krahasim me Berishën, refuzimi i BE-së me raportin e fundit, e nxjerr Edi Ramën të fituar politikisht, megjithëse pa entuziazëm, se kur humbet Shqipëria, nuk është i fituar as Edi Rama.
Sidoqoftë, ora e qeverisjes së çiftit Berisha-Topalli ka filluar të numërojë mbrapsht. Ata të dy e kanë shpërdoruar besimin, që u pati dhënë elektorati shqiptar në vitin 2005. Ata shkëlqyen për disa muaj me premtimet e tyre për luftë kundër korrupsionit, etj., dhe na gënjyen të gjithëve. Por dështuan shumë shpejt dhe lustra e tyre ra në një qeverisje agresive dhe arrogante, që sulmon çdo individ, që merr guximin të mendojë apo shprehet ndryshe në këtë vend. Metodat e përdorura prej tyre, janë metoda diktati dhe penalizimi për çdo qytetar shqiptar, që mendon mirë për këtë vend, por që nuk i shërben çiftit Berisha-Topalli, të cilët po e mbysin këtë vend në borxhe dhe po e rëndojnë ndjeshëm ekonominë e Shqipërisë. Prandaj, herët ose vonë, ky çift do detyrohet të largoghet nga pushteti. Rënia sapo ka filluar… Se sa do zgjasë, është çështje kohe, dhe varet nga rrethanat që do të krijohen.
DO ta ruaje Topallin se i duhen votat. NE kushte normale maniaku i inagurimeve do hiqte dhe te tjere, por ai per pushtet eshte gati te jape gjithcka. Nuk shpresoj ta sakrifikoje Topallin. Kur te bjene do bjene se bashku dhe me meten, nanon, paloken, bregun, lulin, mediun…
Ne artikull ka te verteta plot, per mendimin tim. Eshte e vertete p.sh. qe Berisha mundohet te ngreje nje regjim ala Putin. Por kjo eshte nje plagiat pa buke. Ku Rusia nga madhesia, mentaliteti, potenca ekonomike e ushtarake, pozita gjeografike, shkalla e zhvillimit te demokracise (tek ata eshte me e paket) etj. e ku ne. Ku Putini e ku Sala, qe edhe po te doje, zoti nuk i jep ymer te vendose te tille pushtet.
Nga ana tjeter, e ardhmja ne Shqiperi i takon se rese. Berisha mund te shtyje dhe pak ne pushtet, dhe kaq. Ardhja e PS ne pushtet eshte e pashmangshme.
Persa i perket krahasimin me Shröderin, ai nuk qendron kurresesi. Asnje lajthitje nga pushteti nuk pati nga Schröder. Ne mandatin e dyte ne pushtet ai beri disa reforma te domosdoshme ekonomike (fruti i te cilave duket sot por, qe per momentin e iniciimit ishin te dhimbshme) te cilat po i kushtonin renien e popullaritetit per momentin. Ne keto kushte ai provokoi vullnetarisht zgjedhje te parakohshme. Pra sakrifikoi postin e tij per te penguar renien elektorale te partise qe i perkiste. (Krejt e kunderta pra e asaj qe beri Berisha ne ´97 dhe sot, “ne pushtet deri sa te me marre Zoti”).
—–
Eshte gjithashtu e vertete qe Shröder perdori karten e kundershtarit te luftes se Irakut per te fituar pike elektorale. Por kjo nuk ishte ne kundershtim me frymen popullore ne Gjermani, ku shumica e popullsise ishte kunder luftes ne Irak e ku protestat kunder luftes ne Irak u benen dicka e zakonshme. Cdo kancelar ka politiken e tij ne perputhje edhe me krahun politik se cilit i perket. Por ne asnje veprim te tij, Schröder nuk manifestoi shkeljen e kushtetutes, apo cenimin e parimeve demokratike mbi te cilat ngrihet rendi shoqeror ne RFGJ? C´ka ketu per lajthitje, nese kancelari i nje vendi sovran ben politike sovrane ne perputhje me interesat e popullit te tij?
Po ashtu eshte e vertete qe Schröder pati nje tendece per nje afrim me te ngushte me Francen dhe Rusine. Por edhe kjo lidhej me nevojen e nje politike praktike ne kushtet kur Franca eshte shteti fqinje me i rendesishem i Gjermanise dhe Rusia furnizuesi kryesor me gaz natyror, ne kushtet kur kjo lende eshte motorri i ekonomise gjermane. Merkel nuk eshte se ka ndryshuar politiken e Gjermanise ne kete pike pas ikjes se Schröderit dhe ardhjes se saj ne pushtet.
Tung,
Blendi
Nje burre, politikan medioker, eshte shume me e thjeshte ta pergojosh dhe akuzosh, me dhe pa te drejte.
Ndersa per nje femer, te bukur por injorante, e mpleksur ne politike nga fobia e meshkujve, qe s’mund ti shohim vetem ne politik, kjo akuze, kthehet ne “urrejtje patologjike” per te vetmen arsye, se eshte femer dhe s’mund ta pergojosh perdite. Keshtu dhe zonja Topalli,qe Saliu e mban per ekuiliber forcash te brendshme dhe fasade mikse, me injorancen qe e shoqeron, s’ben gje tjeter, vec amortizon vazhdimisht, deshtimet e Qeverise antidemokratike te dale nga zgjedhje gjysmake. Eshte nje simbioz, alla shqiptarce, per te miren e pushtetit.
Jozefina eshte gruaja ma me pak vlera per Shkodren, qe nuk ka asgje nga vlerat reale te ketij qyteti, nje servile e pavlere ne sherbim te mashtruesit dhe rrenuesit te demokracise, Sali Berisha. Ben, une them se ka ardhur koha, bile eshte vone qe ky binom i ri ramiz-nexhmije te zhduken nga skena politike e kombit dhe mundesisht te dergohen atje ku e kane vendin.
NGELSAT NE KLASE
**********************
Sali,Mete o Topalli
Shqiperine e ngordhi halli
Qe te tre ini deshtake
Fyl nga mendja dhe guake
Evropa e prokllamoi
Kini ngelur ne klase
KI-ne aq e kini
Ne fron kot qe rrini
S’drejtohet qeveria
Te mesosh kur komandon
Njezet vit eksperimente
S’u velet, s’u mjafton?
Amerike dhe Evrope
Ja u tha shkoqur, cope
Kini ngelur ne klase
Si tre nxensa te PA AFTE.
Comments are closed.