Njëri nga liderët kryesorë të Lëvizjes së Dhjetorit, prof.Shinasi Rama, në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” flet për dështimin e demokracisë në Shqipëri dhe akuzon Berishën se ka pronësuar vendin.
Profesor! Duke qënë njëri ndër udhëheqësit kryesorë të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit që shembi komunizmin, si e ndjeni veten tani që ideali për të cilin luftuat mbeti rrugës, në udhëkryq…?
Ideali s’mbetet në udhëkryq, në udhëkryq mbeten njerëzit. Cili ka qënë ideali ynë? Synimi ynë ka qënë që ta bëjmë shtetin shqiptar si gjithë Europa. Por dhe atëherë nivelet e ndërgjegjësimit të studentëve të Lëvizjes Studentore për Europën dhe për çka ajo përfaqësonte kanë qënë të ndryshme, siç e tregon rruga që morën shumë nga pjesëmarrësit më vonë. Në një farë mënyre gjithkush kërkonte “Europën” e tij.
Unë mund të flas për veten time e për ata që kanë menduar si shokët e mi. Me “Europën” unë e miqtë e mi gjithnjë kemi nënkuptuar një shtet-komb modern, me një shoqëri moderne të ndërtuar mbi ekuilibre të qëndrueshme shoqërore, me një ekonomi tregu të institucionalizuar, me një sistem politik demokratik dhe përfaqësues, me një shoqëri civile efektive, me mundësi zhvillimi e begatimi për të gjithë shqiptarët e minoritetet, e një përdorim sa më të mirë dhe efikas të të gjithë burimeve që kishim në disponim, në të mirë të të gjithë shoqërisë.
Por nuk është arritur…?
Ky ideal nuk është arritur gjatë tranzicionit, madje është punuar sistematikisht për të kundërtën, atë që njihet si projekti i tranzicionit i drejtuar nga paria e Tiranës dhe që përfundoi me ndërtimin e një shoqërie oligarkike, monopoliste, kleptokratike, të kriminalizuar e antikombëtar. Ky është tashmë, një projekt i dështuar. Në udhëkryq, pra, s’ka mbetur ideali i jonë, aty ka mbetur projekti i parisë. Ne nuk e kemi braktisur idealin tonë, vlerat tona e qëllimin tonë. Thjesht s’ishim në gjendje t’i bindnim njerëzit se kishim të drejtë, edhe sepse në atë kohë, nuk mund të besohej që ne studentët, të organizuar në një Lëvizje që erdhi rrufeshëm, mund të kishim atë vetëdije politike e largpamësi. Me dështimin e plotë të tranzicionit e të parisë, ne prapë mund t’iu themi shqiptarëve, me ndershmëri, pa luhatje dhe pa mëdyshje se ideali i jonë i atëhershëm është ëndrra e juaj e tanishme.
Po studentët e dhjetorit…?
Sa për studentët e Lëvizjes, ne kemi qënë dhe jemi në shërbim të interesit kombëtar. Ideali është ideal sepse është qëllimi i jetës së njeriut. Ideali është modeli i shoqërisë në të cilën njeriu beson se mbrrin me lulëzue si qënie njerëzore. Prandaj, njeriu, politikani, intelektuali, miitanti, punon për atë ideal si dhe për grupin të cilit ai i përket. Në rastin e Lëvizjes Studentore, kanë ndrrue njerëzit që e kanë bartur një kohë atë ideal, ata kanë bërë zgjidhje të caktuara që i kanë larguar nga vetë qëllimi i Lëvizjes. Megjithatë, ideali i asaj kohe, “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”, qëllimi për të cilin jemi ngritur e për të cilin kemi punuar, atëherë e gjatë gjithë kohës, është i njëjti dhe nuk ka ndrruar. Problemi është se paria e ka drejtuar shtetin në një rrugë aq të mbrapshtë, vetëm për fitimet e saj personale, sa ai ideali i jonë duket edhe më i largët sot se atëherë. Ne jemi mënjanë rrëmujës së politikës së ditës dhe tam-tameve të propagandës së parisë, por, nuk jemi larg, sepse e ndjekim me vëmendje e me shumë interes gjithçka ndodh në këtë shtetin shqiptar.
Eshtë një brez të rinjsh nga 22 vjeç dhe këtej që janë rritur ose duke pasur Berishën president, ose në opozitë ose duke e pasur kryeministër. Mendoni se nuk duhet mbajtur shpresë te ky brez..?
Padyshim që unë vetë kam shumë shpresë dhe besim tek brezi i ri. Nuk mund e nuk dua që ta gjykoj nga kryeministri që kanë pasur në kohën kur kanë lindur e janë rritur, por nga ëndrrat që ka, nga vullneti që ka për të bërë diçka të mirë e të vyeshme, dhe nga përkushtimi. Rinia është gjithnjë shpresa e parë e më e çmueshme e një kombi, por kjo është mosha e disa viteve. Mund ta thyesh, mund ta zhgënjesh, por rinia është si dallgët. Është e qartë se kemi humbur shumë gjatë tre-katër ‘dallgëve’ të shkuara.
Një pjesë e konsiderueshme e këtij brezi kanë rënë pre e interesave të klaneve të parisë e po ndjekin pa kushte modelet që iu ofrohen prej parisë së Tiranës në mendësi, vlera, kulturë, sjellje, politikë e në art. Mjaft prej tyre, veçanërisht pinjollët e pasunarëve të Tiranës po ndjekin shembullin e prindërve dhe po bëhen pjesë e klaneve të paskrupullta të krimit. Këta janë të humbur e do konsiderohen si pjesë e brezit të humbur sepse kush s’punon në të mirë të popullit do konsiderohet gjithnjë si pjesë e huaj e tij.
Por vlerat e vërteta…?
Ka të tjerë që kanë vlera dhe që iu janë drejtuar sistemeve të tjera të vlerave, si atyre fetare ashtu edhe qytetërimore, apo ideologjike. Por ka edhe shumë të tjerë që e kuptojnë se gjerat nuk po shkojnë në rrugën e duhur dhe tashmë janë në kërkim të vetvetes dhe të rrugës së vërtetë përmes edukimit dhe ruajtjes së nderit e të dinjitetit të të kenunit shqiptarë, qytetarë të ndershëm, me vlera dhe që kërkojnë të gjejnë dinjitetin e tyre duke punuar për të mirën e popullit. Këta janë shpresa. Këta janë dhjetramijra shqiptarë të këtij brezi që përbëjnë shpresën e kombit.
Ata që nuk besojnë tek rinia, nuk kanë besuar kurrë në vetvete e në asnjë vlerë morale. Ajo që mungon në këtë pikë është përpjekja për motivim sistematik moral qytetar të rinisë, shembulli i shërbimit të pakushte publik që duhej ti jepej rinisë nga drejtuesit e shtetit, një ideologji e qartë e ndërtuar mbi shtetin-komb, dhe një udhëheqje e sprovuar për t’i treguar brezit të ri se cila është rruga e normalitetit e se si mund të shmanget kjo zhytje e pandalshme e shoqërisë shqiptare në krim, poshtërsi, zvetënim, e amoralitet.
Dhe kush është përgjegjëse për këtë…?
Kjo gjendje është pasojë e zbatimit me konsekuencë të planit të parisë për zvetënimin e shqiptarëve. Në këtë kontekst, synimi i parisë ka qënë dhe mbetet që të zvetënojë sa më shumë e sa më shpejt brezin e ri, sepse kështu mendon se do ta thyejë e do ta përdorojë. Prandaj sistemi i saj i propagandës nuk ka lënë asnjëri të besueshëm dhe me vlera në jetën publike të brezit të ri. Por rinia është si uji, ajo do të gjejë rrugën e vet. Rinia, do të heqë keq sa të gjejë rrugën, por në fund, do të bëhet pjesë e natyrshme dhe pozitive e popullit të vet. Atëherë do të jetë e vështirë për parinë me i vënë diga përpara.
Asnjë nga studentët e dhjetorit nuk është në politikë aktualisht me forcën më të madhe opozitare të asaj kohe, PD. Madje janë në disa parti të tjera disa nga studentët e dhjetorit?
Së pari, ne jemi të lodhur duke u quajtur studentë të dhjetorit, dhjetorista, zetorista, traktorista, etj. Ne kemi qënë një Lëvizje shoqërore e profilizuar qartë, kemi pasur struktura të qëndrueshme të një lëvizjeje shoqërore, figura autoritare që ishin drejtues e organizues të Lëvizjes pavarësisht rrugës që morën me vonë si Arben Lika, Azem Hajdari, Tefalin Malshyti, Akli Fundo, Myftar Gjanaj, Arben Sula, Mimoza Ferraj, Mimoza Zhamo, Bardh Ukcamaj, Fred Gemi, Edmond Bushati, Arben Muça, Blendi Gonxhe, Alban Pici, Arian Manahasa, Ridvan Peshkëpia, Arben Broci, Artan Përvaza, e shumë e shumë të tjerë që sot me duhet t’iu kërkoj ndjesë se s’po ua përmend emrin. Por kishte një përpjekje e sofistikuar e parisë për të na e humbur identitetin e për të shuar edhe dukjen e pranisë së një alternative në atë pikë kthese historike.
Por e humbet betejën…?
Lëvizja e humbi betejën me parinë dhe, me humbjen tonë, u duk se alternativa as nuk kishte ekzistuar e as nuk ekziston më. Dështimi i Lëvizjes ka qënë i përcaktuar nga kontrolli i përplotë i parisë mbi institucionet shtetërore e mbi shoqërinë. Nga një anë, ne nuk patëm mjetet e kohën e duhur për të konsoliduar strukturat në të gjithë universitetet, për të përhapur vlerat e ideologjinë që na frymëzonte, dhe për ti kthyer studentët në një forcë progresive e demokratike. Nga ana tjetër, paria sunduese na ka luftuar me të gjithë mënyrat dhe mjetet në dispozicion të saj ishin të shumta. Ajo që tregon qartë se sa na e kishin frikën ishte mbyllja e universitetit me konsensusin e të gjithë palëve.
Kur e kuptuan se ne arritëm që jo vetëm të fitonim pluralizmin politik, por edhe të planifikonim shembjen e mitit të diktatorit, duke i mobilizuar masat me teknika absolutisht moderne dhe me kontroll të fuqishëm mbi psikologjine e masave, një përpjekje e pakrahasueshme në tranzicion, paria e kuptoj fuqinë tonë. Kur e kuptuan se nuk mund të na kontrollonin më, atëherë e mbyllën universitetin, na dëbuan, na sulmuan, na izoluan dhe na denigruan në të gjithë mënyrat e mundshme.
Po ata që u pajtuan me gjendjen e krijuar…?
Ata që janë pajtuar pa kushte me gjendjen e me parinë, janë bërë pjesë e krimit të parisë dhe përdoren prej saj e do të përdoren prej saj. E megjithatë, metri me të cilin matet secili prej nesh, nuk është vetëm kontributi që mund të ketë dhënë dikush në atë kohë si pjestar i Lëvizjes Studentore por besnikëria ndaj idealeve e vlerave të jashtëzakonshme të saj. Paria e di, dhe prandaj nuk i duron dot studentët e Lëvizjes në rradhët e saj. Ne i kemi njohur këta kur ishin askushi e vegla të sistemit, dhe këta duan që ne të bëhemi vegla të tyre, e ne nuk kemi si të pranojmë. Prandaj s’sheh studentë të Lëvizjes në radhët e partive.
Realisht, çfarë përfaqëson PD në spektrin politik shqiptar por edhe për ju Studentët e Levizjes?
Për ne PD është një krijesë që ne e ideuam, e sollëm në jetë, i dhamë frymë, legjitimitet dhe mbështetje për të kaluar hapin e parë dhe më të vështirë të pluralizmit politik. Ajo është një parti që ka lindur nga Lëvizja Studentore, ne jemi ata që e kanë ideuar dhe krijuar, por nuk ka qënë dhe nuk është Lëvizja Studentore, as vazhdimi i saj. Edhe pse shumë studentë iu bashkëngjitën, një bërthamë shumë e fuqishme nuk u identifikua me të dhe e ruajti identitetin e Lëvizjes si Lëvizje Studentore, duke punuar me konsekuencë, dhe duke çuar në organizmin e Grevës së Urisë dhe shembjen e mitit të Enver Hoxhës edhe kundër presionit të madh të PD-së.
Shkurt, ne nuk kemi dashur të ishim bashkëfajtorë në krim me ata që na erdhën të dërguar nga sistemi dhe që kërkonin vetëm përfitim nga kapitali i jonë i çmuar politik. Tashmë, PD është partia që mbart shumë nga përgjegjësitë për dështimin e tranzicionit. Ajo e ka kryer pa nder misionin e vet historik, që ishte shmangja e luftës civile, dhe ka shkuar thellë në rrugën e kriminalizimit.
Po PD çfarë përfaqëson konkretisht…?
Sot, PD është partia e një njeriu, dhe pronë e klanit të tij familjar, një parti e vënë pa kushte në shërbim të tij dhe të familjes së tij. Mua më vjen keq për militantët e ndershëm, ata që donin të luftonin të keqen e që përfunduan të punonin për klanin që sundon PD-në, më vjen keq për të përndjekurit që u përdorën pa skrupull e për një copë buke nga ky klan kriminal. Më vjen keq për atë ëndërr timen e të tjerëve që duhej ta vinte në jetë PD-ja e që tash quhet e parealizueshme prej saj. Me vjen keq për kompromiset dhe krimet në të cilat është përfshirë ajo parti dhe organet drejturese të saj. Dhe më në fund më dhimbset PD kur shoh se kë ka në krye të saj sot. Për mua e për të tjerët, kjo është fytyra e fatkeqësisë kombëtare dhe e krimit. Njëri nga liderët kryesorë të Lëvizjes së Dhjetorit, prof.Shin asi Rama, në një intervistë për gazetën “Shqiptarja.com” flet për dështimin e demokracisë në Shqipëri dhe akuzon Berishën se ka pronësuar vendin.
Profesor! Duke qënë njëri ndër udhëheqësit kryesorë të Lëvizjes Studentore të Dhjetorit që shembi komunizmin, si e ndjeni veten tani që ideali për të cilin luftuat mbeti rrugës, në udhëkryq…?
Ideali s’mbetet në udhëkryq, në udhëkryq mbeten njerëzit. Cili ka qënë ideali ynë? Synimi ynë ka qënë që ta bëjmë shtetin shqiptar si gjithë Europa. Por dhe atëherë nivelet e ndërgjegjësimit të studentëve të Lëvizjes Studentore për Europën dhe për çka ajo përfaqësonte kanë qënë të ndryshme, siç e tregon rruga që morën shumë nga pjesëmarrësit më vonë. Në një farë mënyre gjithkush kërkonte “Europën” e tij.
Unë mund të flas për veten time e për ata që kanë menduar si shokët e mi. Me “Europën” unë e miqtë e mi gjithnjë kemi nënkuptuar një shtet-komb modern, me një shoqëri moderne të ndërtuar mbi ekuilibre të qëndrueshme shoqërore, me një ekonomi tregu të institucionalizuar, me një sistem politik demokratik dhe përfaqësues, me një shoqëri civile efektive, me mundësi zhvillimi e begatimi për të gjithë shqiptarët e minoritetet, e një përdorim sa më të mirë dhe efikas të të gjithë burimeve që kishim në disponim, në të mirë të të gjithë shoqërisë.
Por nuk është arritur…?
Ky ideal nuk është arritur gjatë tranzicionit, madje është punuar sistematikisht për të kundërtën, atë që njihet si projekti i tranzicionit i drejtuar nga paria e Tiranës dhe që përfundoi me ndërtimin e një shoqërie oligarkike, monopoliste, kleptokratike, të kriminalizuar e antikombëtar. Ky është tashmë, një projekt i dështuar. Në udhëkryq, pra, s’ka mbetur ideali i jonë, aty ka mbetur projekti i parisë. Ne nuk e kemi braktisur idealin tonë, vlerat tona e qëllimin tonë. Thjesht s’ishim në gjendje t’i bindnim njerëzit se kishim të drejtë, edhe sepse në atë kohë, nuk mund të besohej që ne studentët, të organizuar në një Lëvizje që erdhi rrufeshëm, mund të kishim atë vetëdije politike e largpamësi. Me dështimin e plotë të tranzicionit e të parisë, ne prapë mund t’iu themi shqiptarëve, me ndershmëri, pa luhatje dhe pa mëdyshje se ideali i jonë i atëhershëm është ëndrra e juaj e tanishme.
Po studentët e dhjetorit…?
Sa për studentët e Lëvizjes, ne kemi qënë dhe jemi në shërbim të interesit kombëtar. Ideali është ideal sepse është qëllimi i jetës së njeriut. Ideali është modeli i shoqërisë në të cilën njeriu beson se mbrrin me lulëzue si qënie njerëzore. Prandaj, njeriu, politikani, intelektuali, miitanti, punon për atë ideal si dhe për grupin të cilit ai i përket. Në rastin e Lëvizjes Studentore, kanë ndrrue njerëzit që e kanë bartur një kohë atë ideal, ata kanë bërë zgjidhje të caktuara që i kanë larguar nga vetë qëllimi i Lëvizjes.
Megjithatë, ideali i asaj kohe, “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa”, qëllimi për të cilin jemi ngritur e për të cilin kemi punuar, atëherë e gjatë gjithë kohës, është i njëjti dhe nuk ka ndrruar. Problemi është se paria e ka drejtuar shtetin në një rrugë aq të mbrapshtë, vetëm për fitimet e saj personale, sa ai ideali i jonë duket edhe më i largët sot se atëherë. Ne jemi mënjanë rrëmujës së politikës së ditës dhe tam-tameve të propagandës së parisë, por, nuk jemi larg, sepse e ndjekim me vëmendje e me shumë interes gjithçka ndodh në këtë shtetin shqiptar.
Eshtë një brez të rinjsh nga 22 vjeç dhe këtej që janë rritur ose duke pasur Berishën president, ose në opozitë ose duke e pasur kryeministër. Mendoni se nuk duhet mbajtur shpresë te ky brez..?
Padyshim që unë vetë kam shumë shpresë dhe besim tek brezi i ri. Nuk mund e nuk dua që ta gjykoj nga kryeministri që kanë pasur në kohën kur kanë lindur e janë rritur, por nga ëndrrat që ka, nga vullneti që ka për të bërë diçka të mirë e të vyeshme, dhe nga përkushtimi. Rinia është gjithnjë shpresa e parë e më e çmueshme e një kombi, por kjo është mosha e disa viteve. Mund ta thyesh, mund ta zhgënjesh, por rinia është si dallgët. Është e qartë se kemi humbur shumë gjatë tre-katër ‘dallgëve’ të shkuara.
Një pjesë e konsiderueshme e këtij brezi kanë rënë pre e interesave të klaneve të parisë e po ndjekin pa kushte modelet që iu ofrohen prej parisë së Tiranës në mendësi, vlera, kulturë, sjellje, politikë e në art. Mjaft prej tyre, veçanërisht pinjollët e pasunarëve të Tiranës po ndjekin shembullin e prindërve dhe po bëhen pjesë e klaneve të paskrupullta të krimit. Këta janë të humbur e do konsiderohen si pjesë e brezit të humbur sepse kush s’punon në të mirë të popullit do konsiderohet gjithnjë si pjesë e huaj e tij.
Por vlerat e vërteta…?
Ka të tjerë që kanë vlera dhe që iu janë drejtuar sistemeve të tjera të vlerave, si atyre fetare ashtu edhe qytetërimore, apo ideologjike. Por ka edhe shumë të tjerë që e kuptojnë se gjerat nuk po shkojnë në rrugën e duhur dhe tashmë janë në kërkim të vetvetes dhe të rrugës së vërtetë përmes edukimit dhe ruajtjes së nderit e të dinjitetit të të kenunit shqiptarë, qytetarë të ndershëm, me vlera dhe që kërkojnë të gjejnë dinjitetin e tyre duke punuar për të mirën e popullit. Këta janë shpresa. Këta janë dhjetramijra shqiptarë të këtij brezi që përbëjnë shpresën e kombit.
Ata që nuk besojnë tek rinia, nuk kanë besuar kurrë në vetvete e në asnjë vlerë morale. Ajo që mungon në këtë pikë është përpjekja për motivim sistematik moral qytetar të rinisë, shembulli i shërbimit të pakushte publik që duhej ti jepej rinisë nga drejtuesit e shtetit, një ideologji e qartë e ndërtuar mbi shtetin-komb, dhe një udhëheqje e sprovuar për t’i treguar brezit të ri se cila është rruga e normalitetit e se si mund të shmanget kjo zhytje e pandalshme e shoqërisë shqiptare në krim, poshtërsi, zvetënim, e amoralitet.
Dhe kush është përgjegjëse për këtë…?
Kjo gjendje është pasojë e zbatimit me konsekuencë të planit të parisë për zvetënimin e shqiptarëve. Në këtë kontekst, synimi i parisë ka qënë dhe mbetet që të zvetënojë sa më shumë e sa më shpejt brezin e ri, sepse kështu mendon se do ta thyejë e do ta përdorojë. Prandaj sistemi i saj i propagandës nuk ka lënë asnjëri të besueshëm dhe me vlera në jetën publike të brezit të ri. Por rinia është si uji, ajo do të gjejë rrugën e vet. Rinia, do të heqë keq sa të gjejë rrugën, por në fund, do të bëhet pjesë e natyrshme dhe pozitive e popullit të vet. Atëherë do të jetë e vështirë për parinë me i vënë diga përpara.
Asnjë nga studentët e dhjetorit nuk është në politikë aktualisht me forcën më të madhe opozitare të asaj kohe, PD. Madje janë në disa parti të tjera disa nga studentët e dhjetorit?
Së pari, ne jemi të lodhur duke u quajtur studentë të dhjetorit, dhjetorista, zetorista, traktorista, etj. Ne kemi qënë një Lëvizje shoqërore e profilizuar qartë, kemi pasur struktura të qëndrueshme të një lëvizjeje shoqërore, figura autoritare që ishin drejtues e organizues të Lëvizjes pavarësisht rrugës që morën me vonë si Arben Lika, Azem Hajdari, Tefalin Malshyti, Akli Fundo, Myftar Gjanaj, Arben Sula, Mimoza Ferraj, Mimoza Zhamo, Bardh Ukcamaj, Fred Gemi, Edmond Bushati, Arben Muça, Blendi Gonxhe, Alban Pici, Arian Manahasa, Ridvan Peshkëpia, Arben Broci, Artan Përvaza, e shumë e shumë të tjerë që sot me duhet t’iu kërkoj ndjesë se s’po ua përmend emrin. Por kishte një përpjekje e sofistikuar e parisë për të na e humbur identitetin e për të shuar edhe dukjen e pranisë së një alternative në atë pikë kthese historike.
Por e humbet betejën…?
Lëvizja e humbi betejën me parinë dhe, me humbjen tonë, u duk se alternativa as nuk kishte ekzistuar e as nuk ekziston më. Dështimi i Lëvizjes ka qënë i përcaktuar nga kontrolli i përplotë i parisë mbi institucionet shtetërore e mbi shoqërinë. Nga një anë, ne nuk patëm mjetet e kohën e duhur për të konsoliduar strukturat në të gjithë universitetet, për të përhapur vlerat e ideologjinë që na frymëzonte, dhe për ti kthyer studentët në një forcë progresive e demokratike. Nga ana tjetër, paria sunduese na ka luftuar me të gjithë mënyrat dhe mjetet në dispozicion të saj ishin të shumta. Ajo që tregon qartë se sa na e kishin frikën ishte mbyllja e universitetit me konsensusin e të gjithë palëve.
Kur e kuptuan se ne arritëm që jo vetëm të fitonim pluralizmin politik, por edhe të planifikonim shembjen e mitit të diktatorit, duke i mobilizuar masat me teknika absolutisht moderne dhe me kontroll të fuqishëm mbi psikologjine e masave, një përpjekje e pakrahasueshme në tranzicion, paria e kuptoj fuqinë tonë. Kur e kuptuan se nuk mund të na kontrollonin më, atëherë e mbyllën universitetin, na dëbuan, na sulmuan, na izoluan dhe na denigruan në të gjithë mënyrat e mundshme.
Po ata që u pajtuan me gjendjen e krijuar…?
Ata që janë pajtuar pa kushte me gjendjen e me parinë, janë bërë pjesë e krimit të parisë dhe përdoren prej saj e do të përdoren prej saj. E megjithatë, metri me të cilin matet secili prej nesh, nuk është vetëm kontributi që mund të ketë dhënë dikush në atë kohë si pjestar i Lëvizjes Studentore por besnikëria ndaj idealeve e vlerave të jashtëzakonshme të saj. Paria e di, dhe prandaj nuk i duron dot studentët e Lëvizjes në rradhët e saj. Ne i kemi njohur këta kur ishin askushi e vegla të sistemit, dhe këta duan që ne të bëhemi vegla të tyre, e ne nuk kemi si të pranojmë. Prandaj s’sheh studentë të Lëvizjes në radhët e partive.
Realisht, çfarë përfaqëson PD në spektrin politik shqiptar por edhe për ju Studentët e Levizjes?
Për ne PD është një krijesë që ne e ideuam, e sollëm në jetë, i dhamë frymë, legjitimitet dhe mbështetje për të kaluar hapin e parë dhe më të vështirë të pluralizmit politik. Ajo është një parti që ka lindur nga Lëvizja Studentore, ne jemi ata që e kanë ideuar dhe krijuar, por nuk ka qënë dhe nuk është Lëvizja Studentore, as vazhdimi i saj. Edhe pse shumë studentë iu bashkëngjitën, një bërthamë shumë e fuqishme nuk u identifikua me të dhe e ruajti identitetin e Lëvizjes si Lëvizje Studentore, duke punuar me konsekuencë, dhe duke çuar në organizmin e Grevës së Urisë dhe shembjen e mitit të Enver Hoxhës edhe kundër presionit të madh të PD-së. Shkurt, ne nuk kemi dashur të ishim bashkëfajtorë në krim me ata që na erdhën të dërguar nga sistemi dhe që kërkonin vetëm përfitim nga kapitali i jonë i çmuar politik. Tashmë, PD është partia që mbart shumë nga përgjegjësitë për dështimin e tranzicionit. Ajo e ka kryer pa nder misionin e vet historik, që ishte shmangja e luftës civile, dhe ka shkuar thellë në rrugën e kriminalizimit.
Po PD çfarë përfaqëson konkretisht…?
Sot, PD është partia e një njeriu, dhe pronë e klanit të tij familjar, një parti e vënë pa kushte në shërbim të tij dhe të familjes së tij. Mua më vjen keq për militantët e ndershëm, ata që donin të luftonin të keqen e që përfunduan të punonin për klanin që sundon PD-në, më vjen keq për të përndjekurit që u përdorën pa skrupull e për një copë buke nga ky klan kriminal. Më vjen keq për atë ëndërr timen e të tjerëve që duhej ta vinte në jetë PD-ja e që tash quhet e parealizueshme prej saj. Me vjen keq për kompromiset dhe krimet në të cilat është përfshirë ajo parti dhe organet drejturese të saj. Dhe më në fund më dhimbset PD kur shoh se kë ka në krye të saj sot. Për mua e për të tjerët, kjo është fytyra e fatkeqësisë kombëtare dhe e krimit.
(Intervistën u botua sot në gazetën Shqiptarja.com)
(aq/shqiptarja.com)