TemA Online, 27 Korrik 2012
Ekonomia shqiptare nuk është në një gjendje të mirë dhe ky nuk është më një sekret tashmë. Por, shifrat e paraqitura nga ana e deputetit Erion Braçe, tregojnë një gjendje me të vërtetë të frikshme. Qindra milionë dollarë që mungojnë në buxhetin e shtetit dhe qindra të tjerë që janë qeveria duhet të paguajë si interes për borxhet që ka marrë.
“Sali Berisha, ku i ke paratë e “bum-it”?
Sali Berisha, përse po merr para borxh nga kursimet e qytetarëve?
Si do ua kthesh?
Sali Berisha po menaxhon në mënyrë skandaloze paratë e shqiptarëve.
Deri në fund të qershorit i mungojnë në buxhet:
-90 milion dollarë të ardhura;
-85 milion dollarë të ardhura tatimore;
-70 milion dollarë nga tatimet dhe doganat;
-42 milion dollarë nga tatimi mbi vlerën e shtuar
(konsumi në rënie të lirë; qytetarët nuk kanë para me ç’të blejnë);
-30 milion dollarë nga tatimi mbi fitimin
(bizneset po fitojnë më pak; një pjesë kanë falimentuar);
-4.5 milion dollarë nga tatimi mbi biznesin e vogël
(biznesi i vogël nuk fiton më; një pjesë e tij ka falimentuar);
-2.7 milion dollarë nga tatimi mbi pagat
(punësimi vijon të bjerë; shoqëruar edhe me ulje të pagave);
Deri në fund të qershorit ka paguar më pak nga buxheti:
-20 milion dollarë për pensionet;
-7 milion dollarë për ish pronarët;
25 milion dollarë për investimet.
PER BORXHIN:
-190 milion dollarë interesa;
-120 milion dollarë është borxhi i ri i brendshëm, ose 208% më shumë se plani;
-38 milion dollarë është borxhi i ri i huaj.
Me keq sa kaq nuk ka ku të shkojë”.







