Shfaqet nё Romё filmi shqiptar “E virgjёr e betuar”

0
24

Virgjër e betuar Valentina Gjoni

Filmi shqiptar “Vergine giurata – E virgjёr e betuar” i realizuar nё Shqipёri ёshtё dubluar nё Cinecittà, nё Romё dhe po shfaqet kёto ditё. Filmi nёn regjinё e Siçilianes Laura Bispuri tregon pёr historinё e 6 vajzave Shqiptare nga Kosova, qё ёndrrojnё tё jenё tё lira dhe, vendosin tё presin flokёt, tё jetojnё si meshkuj duke u betuar, se do tё jenё pёrjetёsisht tё virgjёra nё mёnyrё qё tё lirohen nga padrejtёsitё maskiliste, ku ende nё zonat veriore tё Shqipёrisё ekzistojnё.

Nёn interpretimin e personazhit kryesor, Alba Rohrwacher, qё interpreton rolin e Hanёs e mё pas nё film ndryshon identitet pret flokёt dhe vishet si djalё, vendos tё jetojё nё kёtё mёnyrё dhe, vetёquhet Mark. Historia ёshtё mjaft rrёnqethёse dhe dramatike, pas humbjes sё prindёrve ajo jeton tek xhaxhai Gjergji, interpretuar nga Bruno Shllaku. Ajo rritet me kushёrirёn e saj Lila, qё interpretohet nga aktorja Flonja Kodheli.

Vajzat sёbashku ndajnё emocionet, ёndrrat dhe dёshirat. Nёn skenarinё e Françeska Manierit vihen re episode dhe peripeci tё ndryshme qё tregojnё se figura e femrёs nuk mund tё jetё e lirё dhe tё vendosë pёr fatin e saj, por mbetet gjithnjё e shtypur nga dominimi maskilist nё zonat veriore tё Shqipёrisё, ku ende zbatohet Kanuni i Lekё Dukagjinit, qё transmetohet gojarisht dhe, ku roli e figura e femrёs ёshtё e varur nga babai, vёllai apo burri.
Virgjër e betuar
Ideja e realizimit tё filmit ishte pёr tё treguar figurёn e femrёs nё zonat veriore tё Shqipёrisё, ku sipas shkrimtares shqiptare Elvira Dones ishte edhe qёllimi i botimit tё romanit tё saj “Vergina giurata”, e cila tregoi se ende nё zonat e thella malore tё Shqipёrisё, edhe martesa e shumё tё rinjve bёhet ende e kombinuar, ku babai apo xhaxhai vendos pёr ta dhe tё ardhmen e tyre.
Hana, personazhi kryesor nё film ёshtё njё vajzё e thjeshtё qё ёndrron tё jetё e lirё dhe e pavarur, por pёr tё arritur njё gjё tё tillё mёnyra e vetme ёshtё tё jetojё si djalё. ”Vetёm kёshtu mund tё ketё profum lirie nё Bjeshkёt e Nemuna” – thoshte ajo.
Virgjër e betuar
Filmi ёshtё xhiruar nё Shqipёri, Kosovё, Itali dhe Zvicёrr. Pas shumё problemesh dhe afrontimesh tё sё pёrditshmes, Hana qё pas betimit tё saj se do tё jetё gjithmonё e virgjёr dhe do tё jetojё si djalё detyrohet tё emigrojё nё Itali e mё pas nё Amerikё nё kёrkim tё feminilitetit tё humbur nё vendin e saj.

Filmi po shfaq shumё interes dhe kureshtje tek publiku, nё veçanti pjesё tё caktuara qё tregojnё pёr Kanunin e Lekё Dukagjinit dhe çuditёrisht pёr ruajtjen e tij nё vite, interpretimin e tij nё zonat veriore tё Shqipёrisё edhe nё kohёt e sotme moderne.