SHENIM/ Lulëzimi i krimit dhe kandidimi i Bashës

0
54

TemA

Shtatë të vdekur në dy ditë. Krimi është bërë i frikshëm. E për më tepër nuk bëhet fjalë vetëm për krim të organizuar si në rastin e vrasjes së dy vëllezërve në Shkodër, por edhe për krim ordiner, për krim brenda familjes. Statistikat e policisë mund të thonë ç’të duan, por shqiptarët shohin me sytë e tyre masakrën që po ndodh. Edhe në një vend në luftë nuk do vriteshin kaq shumë njerëz në kaq pak ditë.

Por ndërsa krimi ka pushtuar prej kohësh vendin, të vjen ndërmend ministri i Rendit, personi përgjegjës për sigurinë tonë. Ai pritet të garojë për kryeqytetin. Dëgjojmë shpesh gazetarë që thonë se ai është një njeri me bilanc në punën si ministër. Por, me çfarë kredencialesh vjen në këtë garë ky njeri që flet mbi të gjitha për sigurinë e Tiranës?

– Ai është personi përgjegjës për vrasjen e katër protestuesve në mes të bulevardit, duke e futur Shqipërinë në hartën e vendeve ku vritet për shkak se protestohet.

– Njeriu më kryesor i tij në polici shfaqet në çdo aferë kriminale në vendin tonë.

– Ai vjen në Tiranë si njeriu që nuk ka parandaluar dot krimin e kontrabandimit të naftës që po shkatërron ambientin dhe ekonominë personale të gjithsecilit, duke na prishur makinat.

– Ai është përgjegjës për rritjen e frikshme të krimit të vjedhjes. Si kurrë më parë nuk ka pasur kaq shumë sulme mbi banka e dyqane si tani.

– Ai është përgjegjës për faktin se Shqipëria përveçse një vend ku kalon trafiku i heroinës, është kthyer në një bazë të trafikut të kokainës, sipas një raporti të OKB.

– A ka përgjegjësi ky njeri që drejton ministrinë e Rendit për shtimin e aksidenteve. Nuk ka vend tjetër në planet që ka rrugë më të përgjakura.

– A ka fytyrë të kërkojë votën e grave e motrave tona ky njeri, kur krimi në familje ka marrë përmasa apokaliptike?

– A duhet të besojmë tek ky njeri, kur një lagje e tërë e banuar nga romët zhduken si pa të keq dhe policia e tij i arreston personat përgjegjës pas një muaji, vetëm kur reagon media e ambasadorët?

– A mund të flasë ky njeri se ka luftuar krimin ekonomik, kur vetë ka bërë aferën më të madhe që njeh Shqipëria, atë të rrugës Durrës- Kukës, që është krimi më i madh ekonomik në vend?

Pyetjet janë të shumta, por përgjigjet janë një: ky njeri meriton të jetë vetëm në një vend.