SHENIM/ Ky ishte fati ynë, por jo krenaria jonë!

0
36

TemA Online, 16 Nëntor 2012

Nesër ish- Mbreti i Shqipërisë, i vetëshpallur si i tillë nga viti 1928 deri më 1939, varroset në Tiranë. Qeveria shqiptare po përpiqet të evokojë portretin e tij politik si autokrat dhe udhëheqës represiv kundër opozitës për të justifikuar modelin e sotëm politik të Sali Berishës.

Ahmet Zogu, si çdo shqiptar i mirë apo i keq në këtë vend meriton një vend për varr, ndërsa vendi në histori do të jetë një betejë e gjatë. Para tij Shqipëria ka varrosur Bajram Currin, Hasan Prishtinën, Luigj Gurakuqin dhe Avni Rustemin, që janë vrarë prej tij si kundërshtarë politik dhe ka ende jashtë Shqipërisë dhjetëra figura politike të asaj kohe që po ky politikan autokrat i ka dënuar me vdekje si kundërshtarë politikë si Fan Noli, Ali Këlcyra, etj.

Do të ishte në nderin e qeverisë shqiptare që në këtë 100 vjetor të shtetit shqiptar të mos merrej me kulte individësh autokratë, por të promovonte vlerat demokratike që ka prodhuar shteti shqiptar në këto 100 vite jetë. Është e vërtetë që ato janë të pakta, por ato duhet të jenë tharmi ku ne duhet të mbështesim historinë tonë nëse duam të bëhemi një vend perëndimor. Ahmet Zogu, Enver Hoxha, Ramiz Alia dhe Sali Berisha, nuk përfaqësojnë vlerat demokratike të Shqipërisë. Ata janë fati ynë, por jo krenaria jonë.

Varrimi i Luigj Gurakuqit: Në qendër duket Hasan Prishtina

Hasan Prishtina i vrarë në Selanik

Bajram Curri, i vrarë në Shpellën e Dragobisë si kundërshtër politik i Zogut

Avni Rustemi, vrasja e të cilit shkaktoi revolucionin e Qershorit të vitit 1924, pas të cilit Zogu iku në Begrad dhe u kthye andej me forcat bjellogardiste