ResPublica.al, 8 shkurt 2013
“Jemi të tronditur nga vendimi i Gjykatës së Rrethit Tiranë për të shpallur të pafajshëm dy të pandehur që u gjykuan për akuza në lidhje me vdekjen e tre protestuesve më 21 janar 2011…Verdikti i gjykatës ka minuar besimin në aftësinë dhe gatishmërinë e sistemit gjyqësor shqiptar për të dhënë drejtësi në mënyrë të paanshme dhe transparente,” thuhej në deklaratën e djeshme të ambasadës amerikane në Tiranë.
Fjalë të rënda këto! Të bëjnë të ndjehesh sikur jetojmë në një provincë periferike të Romës së Lashtë, ku Prokonsulli ndërhynte për zgjidhjen e sherreve të fiseve lokale. Dhe fatkeqsisht, kjo nuk është hera e parë që një diplomati amerikan i duhet të prononcohet kaq hapur për ngatërresat shqiptare me strumbullar Berishën.
Kështu, në vitin 1995, në një takim në Shtëpinë e Bardhë me presidentin e SHBA-së, Berisha premtoi se do respektonte pavarësinë e pushtetit gjyqësor. Arsyeja pse iu kërkua ky premtim ishte sepse Gjykata e Lartë shqiptare po përgatitej të lironte minoritarët grekë që ishin arrestuar për incidentin e postës kufitare të Peshkëpisë në Gjirokastër. Por ç’bëri Berisha sapo u kthye në Tiranë? Shkarkoi Kryetarin e Gjykatës së Lartë! Dhe për këtë, atij iu dha e para shuplakë nga qarqet diplomatike të Uashingtonit. (10 vjet më vonë Berisha do të pranonte publikisht në emisionin e B. Fevziut se kishte gabuar me çështjen e minoritarëve!).
Dhe më pas dihet qëndrimi ameriakn ndaj Berishës. Në mes të vitit 1996, pasi PD-ja fitoi zgjedhjet parlamentare me mbi 90% (!), administrata amerikane i kërkoi publikisht Berishës që të anulonte zgjedhjet në 40 zona zgjedhore. Pra, i kërkoi që të përsëriteshin zgjedhjet në aq zona sa të mos cënohej fitorja e së djathtës. Dhe si u përgjigj Berisha? Sipas tij, zgjedhjet ishin mbajtur në mënyrë shembullore dhe mund të përsëriteshin vetëm në pak zona. Pas asaj përgjigje, ai mori shuplakën e dytë nga qarqet diplomatike të Uashingtonit. Një shuplakë që i hapi rrugën rrëzimit të tij pas një viti…
E.Zaloshnja
Përplasjet e z. Berisha me U.S.A. dhe me Brukselin
1. Bojkoti ndaj komisjonerit të BE z. Stefan Fyles
2. Anulimi në takimin e 6 Ndërparlamentar PE – Shqipëri
3. Nacionalizimi i tepruar. “Mos na bëni t’ju dënojmë publikisht”, thuhet në memon ultimative, që SHBA ia ka dërguar Berishës.
4. Referendumi dhe PRESION për tre ligjet
5. PRESION dhe nderhyrje ne marjen e vendimeve te institucionit te panvarur KQZ
6. Qeveria Berisha kundër keshillave te ambasadorit te SHBA …duke bere mesazhin publik nga ministri i drejtesis EDUART HALIMI, mos na nderhyni ne punet e breneshme
7. Vrasjet dhe mos zbardhja e ngjarjes se 21 Janari, Berisha u përplas me SHBA dhe BE
8. Berisha ngriti gjyqtarët dhe Klanin e tij kundër ambasadorit te SH.B.A. z. Arvizu
9. Viktimat e 26 qytetareve ne fshatin Gërdeci duke mos denuar asnjes QEVERITAR te klanit BERISHA
10. Mos zbatimin e Ligji për ish te Burgosurit politik u përplas me SHBA dhe BE
11. Përgjimi i telefonave privat te deputeteve Socialist nga njerzit e qeveris Berisha
opinionisti Adrian Hajdinaj
Comments are closed.