SHENIM: Faqja e Argitës dhe dhëmbët e Ramës

0
98

TemA, 31 Dhjetor 2012

Argita Berisha

Argita Berisha foli më në fund, për të na thënë se nuk do t’i tregojë burimet e të ardhurave të saj. Ka dhjetë ditë që media dhe opozita e pyet se cilat janë burimet konkrete të të ardhurave të saj, të burrit të saj dhe vëllait të saj, dhe ajo nuk përgjigjet. Dje, së bashku me vëllain u bënë të gjallë, por sërish nuk treguan burimet. Tentuan ta banalizojnë debatin duke shpikur fakte nga deklaratat e babait të tyre për dhëmbët e Edi Ramës dhe udhëtimet e tij, si dhe të ardhurat e gruas së tij.

Pikë së pari, debati është kush e paguan Argitën, Shkëlzenin dhe Jamarbërin, jo se sa i paguan, pasi sa i paguan i ka deklaratat e pasurisë. Linda Rama për shembull e ka të detajuar deklaratën e pasurisë deri në qindarka. Prej vitit 1999 e deri më sot, punon në të njëjtin vend pune, një organizatë të saj joqeveritare në fushën e ekspertizës dhe ka biznesin e saj. E vetmja gjë që i vihet re është se pasi është martuar me Edi Ramën, i kanë rënë ca të ardhurat nga shteti politik i babait të Argitës.

Dhe Edi Rama e ka një faturë se ku i ka rregulluar dhëmbët. Filipi, dentist i talentuar tropojan në “Bllok”, ja ka rregulluar. Shpresojmë mos t’i çoni ndonjë gjobë dhe atij.

Operacione të tjera plastike për të s’na kujtohen. Ndoshta ka pas ndonjë qime më tepër në faqe dhe e ka rruar pas martesës, por kjo nuk kushton më shumë se një brisk.

Ky nuk është debati publik që kërkojnë shqiptarët. Ata nuk po e pyesin Argitën sa i ka kushtuar operacioni plastik për faqen e saj. Ajo është fatkeqësi natyrore dhe nuk ka çfare u duhet shqiptarëve të merren me të. Çdo prind do kish bërë maksimumin ta kuronte të bijën siç ka bërë Berisha që në kohë të Hysni Kapos për këtë hall që ka pasur me vajzën, por që përfundimisht e zgjidhi kur vajza u bë milionere. Por, e sqarojmë dhe një herë që për këtë nuk ka ndërmend njeri t’i kërkojë llogari Argitës. Edhe udhëtimet e saj drejt Vjenës apo Londrës janë të gjitha në programin TIM dhe nëse mbledh biletat, kalojnë dy herë më shumë të ardhurat se sa nga rroga e deklaruar. Nuk kemi ndërmend as ta pyesim për milionat që ja kemi faktuar duke u kërkuar investitorëve për firmën e babait.

Kemi vetëm një kërkesë të thjeshtë ndaj saj. Ta bëjë publike kush e paguan aq shumë dhe si e justifikojn pagesën. E dimë që mund të ketë letra, fatura, shkresa, referenca, e çdo gjë tjetër. Por, thjesht duhet ti bëjë ato publike dhe jo shqetësimin se ku i rregullon dhëmbët Rama, ku rruhet ai dhe sa lek fiton nga biznesi i saj gruaja e Edi Ramës. Ato nuk na hyjnë në punë, siç nuk na hynë në punë lajmi i gëzuar që ajo ka bërë aq shumë operacione plastike në faqe, sa nuk i duket më shenja që ka pasur. E vetmja shenjë që si ka ikur është mediokriteti, mllefi dhe vesi i të shpifurit, që e trashëgon nga babai. Zoti e shëroftë!