SHENIM: A ekziston “anëtar i LSI-së në KQZ” dhe me sa vota shkarkohet një anëtar i KQZ-së?

0
47

ResPublica.al, 11 prill 2013

Kuvendi ka shtyrë për ditën e hënë votimin për të zëvendësuar apo jo “anëtarin e LSI-së” në KQZ. Mediat raportojnë se seanca e sotme ishte planifikuar për në orën 10:00, por ka nisur në orën 13:15. Megjithatë, ajo ka zgjatur vetëm pak, duke qenë se Topalli J., ka njoftuar shtyrjen për ditën e hënë.

E vendosa mes thonjëzash termin “anëtari i LSI”, duke lexuar nenin 17 te Kodit Zgjedhor. Sipas tij, anetari i KQZ-së në momentin që zgjidhet “nuk i perket partisë që e ka propozuar“, madje ai nuk është i tillë as në momentin kur propozohet per t’u zgjedhur (pasi Kodi e ndalon propozimin e personave qe kane qenë anëtarë partie, për të paktën 5 vitet e fundit).

Pas zgjedhjes, – thotë Kodi, – anëtari i KQZ-së ushtron funksionin në mënyrë të pavarur dhe voton në përputhje me ligjin. Ne banditizmin e rradhes ndaj ligjit, PD-ja e Berishes dhe makineria e saj e propagandës, mund ta mbushëopinionin me lloj lloj “argumentash“. Por në këtë rast ‘argumenta ponderantur, non numerantur’ (argumentet duhen peshuar e jo numëruar). Ligji eshte i qartë ne përcaktimin e “anëtarit” sipas Kodit Zgjedhor dhe hedh poshte “argumentin” e PD per “barazpeshim politik te anetareve te KQZ”. De jure asnje prej anëtarëve të KQZ, nuk ka nje perkatesi politike në vendimarrjen e tij.

Edhe rrethanat që parashikon ligji për ndërprerjen e mandatin e një anëtari të KQZ janë po kaq të qarta: asnjë prej tyre nuk parashihet në këtë boksim të ri alla-PD të situatës së brishtë parazgjedhore. Por edhe sikur ndonjë prej atyre pikave të provohej (mëshirë për ligjin!), sërish mbetej pyetja: A shkarkohet një anëtar i KQZ me 71 vota? Sipas nenit 17, anëtari i KQZ-së ka “privilegje te njejta me gjyqtarin e Gjykatës së Lartë”, çfarë nënkupton një shkarkim të tij të votuar nga te pakten 84 deputetë. Pra, nese sot shkarkimi do behej me 71 vota, do te kishim nje vendim në kundershtim me ligjin, gjithashtu.

(ad.thano)