“SHBA plan sekret për ‘Shqipërinë e Madhe’, do të dëmtojë Serbinë dhe Rusinë”

0
37

Shekulli, 06.01.2013

Çështja e “Shqipërisë së Madhe” ka marrë përmasa gjeopolitike dhe shqetësuese për mediat dhe politikën e vendeve fqinje.

Një një shkrim të analistit gjeopolitik për unionin e Euroazisë, Alexandre Latsa, ai argumenton se krijimi i “Shqipërisë së Madhe” është një plan i fshehtë amerikan, që kërkon të dëmtojë interesat e Serbisë dhe Rusisë dhe gjithë botës ortodokse në përgjithësi.

Latsa argumenton se SHBA mori avantazhin e momentit të dobësisë së Rusisë për të sulmuar Serbinë dhe thekson se sa këto dy vende vijnë më afër përsëri.

Ndër të tjera artikulli thekson se krijimi i “Shqipërisë së Madhe”, i vë zjarrin Ballkanit, një zjarr që do të sjellë dobësimin e Evropës dhe destabilizimin e vendeve me popullsi ortodokse si Maqedonia, Greqia, Mali i Zi dhe Serbia.

“Kryqëzata kundër botës komuniste u shndërrua në një kryqëzatë kundër botës ortodokse”, referon ai në mënyrë karakteristike në artikullin e tij.

Alexandre Latsa është francez, por jeton dhe punon si konsulent në Moskë.

Duhet theksuar se si në Serbi po ashtu dhe në Greqi, mediat kohët e fundit çdo ditë, i referohen këtij “problemi” siç e konsiderojnë ata, me një sërë artikuj të ndryshëm dhe theksojnë frikën dhe rreziqet që u kanosen atyre në rast të bashkimit të Shqipërisë me Kosovën. Jo pak herë Amerika është kritikuar ashpër nga qarqe të ndryshme politike nga Serbia si dhe nga Greqia, që e konsiderojnë si planë të Amerikës krijimin e Shqipërisë së Madhe.

/Shekulli Online/ E.L/