ResPublica.al, 30.12.2012
TIRANË- Deputeti i PS-së, Eduard Shalsi ka folur për çështjen çame duke theksuar se adresimi i saj duhet të bëhet në përputhje të së drejtës ndërkombëtare. “Për çështjen çame nuk kemi heshtur, duhet të jemi seriozë. Adresimi i çështjes çame duhet të bëhet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, tha ai. Shalsi vuri theksin mbi faktin se çështja çame duhet “të zhvishet nga interesat politike”.
Ndër të tjera Deputeti i PS-së tha se në 2013, opozita do luftojë për zgjedhje të drejta. Ai deklaroi se PS-ja është e hapur për çdo koalicion që do të rrëzojë Berishën. “Shqiptarët nuk kanë më besim tek zgjedhjet e manipuluara. Në 2013 do luftojmë për zgjedhje të drejta. Jemi të hapur për çdo koalicion që do rrëzimin e Berishës”, tha ai.
/Shekulli Online/Përgatiti: I.S./