Serbo – shqiptarët në luftën e Sirisë për pará dhe “All’ah” e fe !

0
17

Nga Asllan Dibrani

Konflikti dhe lufta civile në Siri, që kur ka filluar mes regjimit të Bashar Al-Assadit dhe rebelëve sirianë, në fushëbetejat dhe frontet e Sirisë u përfshinë numër i madh vullnetaresh dhe mercenarësh.
Kjo luftë tërhoqi edhe një numër të konsiderueshëm nga shtete e Ballkanit, kundër dhe pro Al-Assad-it. Mercenarët nga vendet e BE-së nuk janë vetëm myslimanë, por edhe të krishterë, katolik e ortodoks. Përfshirja nga Ballkani në këtë luftë, është ma e theksuar pjesëmarrja e shqiptarëve dhe serbëve!Vetëm nga Kosova janë mbi 150, po që nuk kemi ndonjë rezervë nga të dhënat zyrtare të qeverisë Thaçi në ikje. Qeveri, që në kohën e saj, prodhoj dhe përgatiti teren të terrorizmit dhe ekstremizmi të pa parë në (Historinë e shqiptarëve)!?. Po edhe nga Shqipëria, në regjimin e Salih Berishës u rekrutuan me qindra njerëz për luftën civile në Siri. Edhe për atje thuhet qe ka mbi 120 veta?. Edhe këtu ka mundësi dhe mos përputhje me realitetin. Aspak nuk ka mundësi të jetë reale kjo shifër as në Shqipëri, po as në Kosovë po me rendësi eshtre se shqiptaret, po manipulohen dhe mashtrohen. Ata po mbesin vegël e huaj pa interesa kombëtare. Kosova s’ka treguar ndonjë sinjal të ndalimit të këtij fenomeni aq vetëvrasëse në arenën ndërkombëtare. Përkundrazi nga radhët e qeverisë së Kosovës, edhe përkrahen sidomos nga disa deputet me prejardhje jo shqiptare?. Në këto fronte nuk shkojnë “shehit” vetëm shqiptarët, por në këtë luftë kundër regjimit të Al-Assadit shkojnë mijëra persona nga vendet e BE-së dhe nga mbarë bota.
-Zyrtarisht ndërkombëtar thuhet se në Siri luftojnë mbi 65.000 luftëtarë të huaj, ndërsa presidenti sirian Bashar Al Assad, flet për një shifër prej mbi 100,000 të luftëtarëve dhe mercenareve të huaj.

Megjithatë, regjimi i Al-Assadit nuk është i vetëm, sepse në krahun e tyre luftojnë mijëra vullnetarë,si mercenarë, të cilët paguhen për të mbrojtur regjimin e tij . Numri më i madh i mercenarëve ballkanik janë serb nga Serbia, rreth 500 të tillë.
Pjesëmarrja e shqiptareve në këtë luftë ka një epilog tragjik, as pak të favorshëm për shqiptarët?. Për ta fuqizuar këtë mendim kemi njëmijë e një fakte, argumente dhe dëshmi që këta mercenarë shqiptar, po i krijojnë një imazh të keq vendit sidomos me terrorin që po i bëjnë atje ,atij populli .Shqiptarët atje paraqiten si mercenar në anën e rebelëve,terrorist , si vrastar , si hajna, me plaçkitje kasap me prerje kokësh atij populli të varfër e të mjerë. Organizimi i tyre është i dobët që ka një sinjal negativ në epërsi të serbeve në këtë luftë .Është e dhimbshme tragjike pjesëmarrja e shqiptareve të mbështetur për “fe e allah” të pa shkolluar shumica analfabet dhe mercenar po edhe ordiner duke u vrare për ditë ne fushat e betejës, po edhe në vepra ordinere . Këta mercenar të mashtruar nga hoxhallarë të ndryshme, po lënë eshtrat në tokën e Sirisë. Këta kane trurin e shpërlarë nga një literaturë prpoganduese e sektit islam, po për ata qe nuk dine shkrim lexim ciceron i kane hoxhallarët si mashë të Beogradit.


Po, serbët ku gjenden në krah të kujt luftojnë!?…
Edha ata janë të përfshire në këtë luftë, po në krahun e Al-Assadit. Këta shumica e tyre janë të përgatitur me përvoja ushtarake, si pilot, rreshter, toger etj. Pjesëmarrja e tyre si profesionist dhe shkolluar, aguhen si mercenar shumë mirë, po edhe janë të përcaktuar në vende kyçe me arsenal armatimi modern e përkrah të pushtetit të Al Asaadit, ndërsa shqiptarët në krah të rebelëve dhe grupeve terroriste bëjnë luftë me pushke dhe thika karshi avionëve luftarak, raketave dhe teknikës moderne qe ka Siria si shtet.

Mercenarët serb të organizuar në luftën e Sirisë si luftëtar profesionist në krah të Al Asaadit.


Mercenaret xhihsadist shqiptarë në luftën e Sirisë në krye me Lavdrim Muhaxherin duke i prerë kokën fëmijëve të huaj, dhe duke kërkuar kokën e gjeneralëve amerikan, që e shpëtuan popullin shqiptare nga shfarosja dhe dëbimet masive nga trojet tona në 1999, po edhe në themelimin e shtetit shqiptar në vitin 1912.

Shqiptarët dhe serbet janë të rreshtuar kundër njeri tjetrit. Nuk u dëgjuar akoma që ka të vrarë nga 500 serbët, ndërsa shqiptarët nuk e di a do të kthehet kush i gjallë prej tyre. Kur themi kështu duhet shtuar se këta shpesh janë gjetë prej tyre edhe në grupe të ndryshme dmth në front kundër njëri tjetrit. Lind pyetja si përfundim , ku qëndrojmë ne shqiptarët?.Ku jemi ? Kah jemi duke shkuar ?.A dimi ndonjë herë të bëhemi shërbëtor të vendit tonë, apo të mbesim si vegël e huaj gjithmonë?. Nga kush nga hoxhallarët, ekstremist për interesat arabe qe s’ta kanë njohur akoma shtetësinë e Kosovës ?.Pse lejohet të manipulohet nga një numër i vogël mercenarësh dhe islamikësh ekstrem si rom, hashkali dhe boshnjak bashkë me ta edhe të konvertuar serb në islam të udhëhequr nga Serbia!!!????… “Serbët luftojnë në anën e Asadit për 2.000 deri në 5000 euro me teknikë moderne që rrallë bien viktimë,ndërsa shqiptarët në anën tjetër përkrah rebelëve si mercenar për “Allah e fe”!?… Atje bëhet lufta mes sunitëve dhe shiitëve, qe shqiptarët asnjëra as tjetra si pengon, as që duhet t’i tërheq pas vete deri në dhënien e jetës për ta. Kosova dhe trojet tjera shqiptare kanë mbetur akoma nën zgjedhën e sllaveve,grekëve dhe maqedonasve, ku janë këta mercenar!!!???…Këta bëjnë një luftë primitive me pushkë e thika në dorë duke vrarë e prerë në fyt fëmije , gra dhe pleq të pafajshëm.

Edhe ata i përkasin fesë islame, por jo si këta .! Shqiptarët kanë mbetur me tespi në dorë dhe librin e shenjtë ” Kuranin” duke e lexuar i cili u shkruar dhe botuar, para një mijë viteve ndërsa Al Asaadi dhe mercenarët serb e shfrytëzojnë, pos biblës së tyre në besimin e tyre për të krishterët edhe teknologjinë ma moderne të kohës , po edhe arsenalin ushtarak , pastaj ju epni prognozën se kush do të jetë i fituar, ata me thikë në dorë apo ai me avion?.Këtë ma se miri e dëshmoj edhe vet Lavdim Muhaxheri një kryeterrorist i përfshirë në këtë luftë të përgjakshme.

Gusht 2014