Serbia i ka borxh Kosovës territore të shumta jashtë Kosovës

0
24

Brahim (Ibish) AVDYLI:

Të mos invadojë e marrë asnjë pëllëmbë tjetër nga Republika e Kosovës

Duke u kthyer në Zvicër, ku jetoj, pas një udhëtimi të gjatë në emër të kulturës e poezisë, në Ennepal të Gjermansë, i ndalur për punë nëpër disa pika të ndryshme, edhe nëpër Austri, e në bisedime me individë të veçantë, sapo kthehem në Zvicër e marr dhe e blej gazetën “Bota Sot”, e cila ndodhej vetëm në atë pikë të shitjes, nga disa shkrime të lexuara aty nxitem dhe befasohem. Sidomos në artikujt e saj “Serbia e imiton Rusinë në Krime, kërkon të invadojë veriun e Kosovës”, “Lufta speciale e Serbisë, sponzoron ISIS-in të provokojë invadimin” dhe “Kosova ta akuzojë Maqedo-ninë për planifikim dhe finanzim të tragjedisë së Kumanovës”…
Këta artikuj të gazetës dhe mjaft gjëra të tjera në opinion më zgjuan kërshërinë të shkruaj këtë shkrim, me të vërtetat dhe të pavërteta e veta, sado që i kam thënë pikëpamjet e mija disa herë më parë, edhe në forma të tjera.
Në vrazhdë të këtyre, erdhi befas rasti i Kumanovës, e cili, jo vetëm se mori jeta njerëzish të posaçëm, por na shokoi me realizimin e përgjakshëm të tyre nga ana e Maqedonisë, duke i mbytur pas zënies nga ana policisë maqedonase Mirsad Ndecajn e Beg Rizajn, por edhe “planet” e posaçme ushtarake të Serbisë, gjoja për “intervenim ushtarak”, që ajo po tentojka të bëjë, në ardhmen, në Republikën e Kosovës.

Kërcënimet e vazhdueshme dhe aplikimet e tyre të rënda përgjatë qindra vjeçarëve ndaj Kosovës, na detyrojnë të mendojmë dhe të shkruajmë këtë shkrim serioz.
Kërcënimet e tilla, synimet e përhershme, provokimet, etj. janë mëse të vërteta e përmanente, me gjithë krerët e Evropës së Bashkuar, që vetëm për Serbinë e sllavët veprojnë dhe kanë harruar se pikërisht serbët i kanë inicuar luftërat botërore I e II. Janë politikanët e Evropës pikërisht ata që ia kanë ndërruar emrin Gadishullit Ilirik, duke synuar që të mos e njohim të kaluarën historike të tij dhe t`i themi “Ballkan”, ashtu siç dëshironin krerët e veçantë të Kongresit të Berlinit, më 1878.
I kam ende të hapura plagët që na i hapëm, si p.sh. Sami Ukshini, pa folur aspak me ne, pothuajse që pas luftës së shqiptarëve në Maqedoni, të Beg Rizajt e vëllezërve apo kushërinjëve Ndrecaj, etj. të cilët e bëjnë një hap të ngutshem, të gabuar dhe të pa logjikë, ndonëse janë ushtarak të ushtrive të ndryshme, dhe na lënë në mendime të ndryshme, nga më të ligat. Nuk do mend të mohohet se ndaj tyre ishin të hapura disa proceduara ndërkombëtare, por nuk e kuptojmë si e vendosën ata që të shkojnë direkt e në gojë të armikut sllavo-makedon, në Kumanovë, të gjithë së bashku, pa i përfillur njëherë elementet e para e të mësuara të aftësimit ushtarak.
Gjenerali nuk guxon të veprojë kështu, sepse do të marrë në qafë shumë jeta të njerëzve dhe të idhtarëve, të organizuar në një formacion të ri e luftarak. Aq më pak nuk do të kishte guxuar të futet në Kumanovë, sepse Gjenerali duhet të qëndroj larg vijës së betejës dhe vetëm i mbrojtur në prapavijë, të cilën nuk do ta arrinte ta marrë aq lehtë armiku më dinak. Pra, nuk po merrem më shumë me ta, sado që më kanë rrjedhur lotët për viktimën më të vogël, vajzën 8 vjeçare, të “dënuar” për të kënaqur pushtuesin sllavo-makedon, krahas të tjerëve, në një kohë të rrezikshme.
Në po merremi vetëm me çështjen e madhe të Serbisë, sepse kjo është kryesorja. Të tjerave çështje, po aq të mëdha, si psh. Maqedonisë, Epirit, dhe Malit të Zi, do t`u kthehemi më vonë, veçanërisht Maqedonisë…

Kanë shkuar gazetat këtyre ditëve sikur Serbia po merret me disa shkrime të saj të vjetra dhe pretendon të marrë nga Kosova “territore të tjera” nga e tërë Republika e Kosovës, sikur nuk ka marrë territore të mjaftuara nga territoret tona, edhe pse i ka marrë deri në Nish dhe Sanxhakun e Serbisë, që i mbanë nën dhunën e saj. Zatën, ato i ka shpopulluar tërësisht, nga gjenocidi i parparë, prej të qenurit “toka shqiptare”, dhe ndonjëren nga këto treva, si p.sh. “Sanxhakun e Serbisë”, i ka futur nën mbrojtjen UNESKO-s, si “zonë të mbrojtur”…
Por, sipas gazetës “Bota Sot”, Serbia kërkon të bëjë me Veriun e Kosovës, siç bëri Rusia me Krimenë, sado që nuk është krejtë e saktë, dhe aq më pakë nuk mund të krahasohet Kosova me Krimenë, sepse Kosova ka qenë që prej gjenezës së vet tokë pellazge, dardane, ilire dhe shqiptare. Ajo kurdoherë ka mbetur diametralisht tokë antiserbe. Kundër kësaj nuk pushojnë “planet serbe”, për një “intervenim ushtarak”, sepse Serbisë nuk i ndalen uritë për humbjen gjak të shqiptarëve që janë kundër luftës e që vonë luftojnë, por që sundohen nga një kastë e piunave të Serbisë, që është vënë në “krye” të udhëheqjes së Kosovës.
Kjo kastë, e vënë në kokë të udhëheqjes së Kosovës, kanë mësuar të jenë ashtu siç duan armiqtë tanë, të jenë “politikanë” të veçantë të tregtisë me tokën shqiptare. Atë tokë të shenjtë nuk ua ka lënë trashëgim x-gjyshi, stërgjyshi, babagjyshi e baba që ta shesin me të holla te hazmi i tyre, sepse fjala “Sk-ip-at-arë” do të thoshte se “nuk kanë tokë për të ndarë” me armiqtë. Por, ata kanë mësuar të bëjnë “politikë” me popullin e vet, më përpara se me armikun e vet, dhe armiku i mëson kësisoji, anipse ua jep sa të dëshirojnë paratë dhe i detyron që të bëjnë allishverishe.
Ne po detyrohemi t`ua shpjegojmë atyre çka do të thotë “politika”, sepse e kanë harruar sigurisht fjalën e urtë të popullit të vet “mos më bëj politikë”, që do të thotë “mos më rrej bukur e paturpshëm”. Fjala “tik”, sipas greqishtes, është insekt helmues, pra i ngjashëm me një gjarpër, dhe fjala e lidhur “poli” dhe “tik”, nënkupton “shumë gjarpër”, siç thoshte Gore Vidal, sipas Ridvan Musliut, “një lloj insekti gjakpirrës”. Të jesh politikan do të thotë të mësosh të gënjesh, madje të gënjesh shumë dhe pastaj ti bësh të gjitha, edhe të shesësh tokat e Atdheut.
Ne, mos të harrojnë se Zoti i Madh ia jep mundësinë popullit, për të mos i harruar të gjitha tradhëtitë, e kur të vijë koha do të marrin patjetër hak.

Kosova nuk krahasohet me Krimenë dhe nuk është Krimeja, por është Republikë e Kosovës dhe kufiri i saj nuk mund të prishtet, edhe pse serbët janë të ardhur përmes kolonizimit masiv gjatë shekujve 18, 19 dhe 20. Gjenocidi u ka ardhur atyre për shtat. Dihet se Serbët janë shumë pak në Republikën e Kosovës dhe shqiptarët janë mbi 82% të popullsisë. Nuk ka mundësi që ta quajnë “shtet multietnik”, por me tendenca raciste të atyre që vendosen mbi Kosovën. Serbia të shet e nuk blenë, dhe e ruan kohën kur t`i vije, për blojë. Tani, jemi në shekullin 21. Kolonizimet e shumta të tyre i kemi mundur me gjakëderdhje, vrasjeve kriminele e të pashpirtë të serbëve. Ata, që tani e përgadisin “luftën e tretë botërore” dhe askush nuk e vëren. Gjarpërinjëve u duhet gjakderdhje e re. Ata janë të fshehtë, dinakë dhe të pabesë…
Kjo botë e paskrupullt është dhënë pas pasurisë së madhe e që vjen lehtë. Ajo vjen pa djersë të madhe dhe ashtu shkon. Politikanët e Kosovës nuk e dinë se njeriu kur të vdes e do të shkojë nga kjo botë në jetën tjetër, shkon lakuriq, pa pallate e pasuri të kësaj bote. Le të kuptojmë njëherë porosinë e Aleksandrit të Madh, i cili në varr shkoi me të duart e thata, ndonëse të gjithë botën e kishte nën ato duar të fuqishme. U fut në varr me të dy duart bosh e pëllëmbë të kthyera përpjetë, sikur të na thoshte se botën e kishte, por shkoi nga kjo jetë me duar të zbrazëta. Askush nuk do të marrë nga kjo botë asgjë, e as serbët, por secili do të japë një llogari për sjelljet e veta, nga të cilat mijëra njerëz pa të drejtë e kanë dhënë jetën e tyre.
Paraprakisht, e kanë dhënë jetën e tyre qindra e mija fëmijë të mjerë shqiptarë, qindra e mija gra e pleq, qindra e mija njerëz të veçantë nga populli ynë, që nuk kanë dashur të bëjnë keq, të vjedhin e të presin si serbët, apo të gënjejnë e vjedhin si politikanët tanë. Po i kujtojmë latinët kur i krahasonin sebët me “serpente”, pra me një gjarpër të fshehtë nën dushk. Gjarpëri papritmas të kafshon, qoftë edhe në Maqedoni. Ti e merr kot “me të mirë” kur importon e bëhesh “mik” me një gjarpër…
Punimi im i cekur, “Një çështje urgjente për shqiptarët”, është një shkrim i veçantë, më afër të vërtetës, sado që Çamerinë dua ta shoh të bashkuar me Shqipërinë, edhe pse i thuhet me të vërtetë “Republika e Epirit”, midis gënjeshtrave të shumta serbe, sllave, sllavo-makedone e greke. Ai është një shkrim i vërtetë për çështjen shqiptare.
Te “Molla e kuqe” e deri në Prevesë thuhet se është populli shqiptarë. Republika e Epirit është shumë më e gjërë se Çamëria. Ajo është pjesa e shenjtë e Avranitasve të Greqisë, që flasin shqip. Pa ndihmën e tyre nuk është themeluar shteti i Greqisë. Prej kësaj republike e deri në Nish, Kosovën Lindore, jashtë Republikës së Kosovës, Maqedonisë, Sanxhakun e Serbisë e në Malin e Zi, bashke me tokat shqiptare deri në bregdetin e Malit të Zi, është toka autoktone etnike shqiptare, pra “Shqipëria e Bashkuar”. Pak kilometra në veri të Nishit, shtrihet lumi Nishava dhe kalaja e shenjtë Nassiusit dardan. Pastaj rruga kthen në të djathtë, e cila fushën e lokalitetin e këtij vendi e ndanë në dy pjesë. Aty është vendbanimi i dikurshëm i shqiptarëve, i cili thirret “Katund”. Banorët serbë edhe sot e quajnë “Katund kod Crvene Jabuke”, pra Katundi te Molla e Kuqe. Jo larg nga atje, është gjymrikana e Mollës së Kuqe, e shqiptarëve autoktonë, të cilët u shpërngullën e u vranë gjatë dhjetorit të vitit 1877-1878, kur u krijua më vonë Lidhja e Prizrenit. Atëbotë, ishte bërë dëbimi i dhunshëm i shqiptarëve me rob e me fëmijë nga Katundi i Mollës së Kuqe, Nishit, Toplicës, Kosanicës dhe Kazajsë së Vranjës, nëpër një dimër të ashpër, nga ushtria vrastare e piromane e knjazit të katërt serb, Millon Obrenoviqit.
Shprehja te “Molla e Kuqe” ka mbetur shprehje popullore shqiptare, e thënë me lotë në sy, për ato vende dhe regjione ku është luftuar dhe është derdhur gjaku si përrua. Nga ai gjak i pakursyer e i derdhur është ngopur toka. Në të njëjtin vend kanë filluar të mbijnë lule të kuqe dhe të rriten e të zhvillohen pemë, nga të cilat do të lulzonin e hidhnin fruta me ngjyrë të kuqe, si të gjakut.
Populli nga nostallgjia dhe malli i madh e i pashuar për ato vende e regjione të caktuara, ku është derdhur gjaku i valtë e i nxehtë edhe i fëmijve, me shprehjet e veta pikëlluese i ka emërtuar si “toka e kuqe”, “guri i kuq i livadhit”, “kroi me ujë të kuq”, “varrezat e krushqëve të përgjakur”, etj. Në Perëndim të Nishit shtrihet edhe Arbanasi, që do të thotë se atje kanë banuar arbanët, arbërit, pra shqiptarët.
Serbia i ka borgj Kosovës një territor më të madh sa dy Kosova, rrethin e Nishit, rrethin e Pirotit, rrethim e Vranjës, rrethin e Leskovcit, rrethin e Toplicës, Përkupljes dhe Kurshumlisë, etj. Më vitin 1858 Përkupla i kishte 500 familje shqiptare të fesë muslimane, 300 familje shqiptare të fesë katolike, 10 hebreje dhe 20 rome. Feja nuk është mbi kombin, por është nën kombin. Njeriu ka të drejtë të zgjedhë një besim, por kjo nuk ia cakton përkatësinë kombëtare.
Kosova ka qenë prej vitit 287 pjesë qendrore e Dardanisë (Dardhanisë) dhe ishte herët i pranishëm edhe krishterimi që ekzistonte që prej shekullit III, me Ipeshkvin në Ulpianë. Ajo ka qenë e banuar me shqiptarë, që në kohën e neolitit
Ta dinë Serbët se po të marrin një copë toke nga toka e shenjtë e Kosovës i thejnë rregullat dhe ligjet ndërkombëtare për paqen e sigurinë në Gadishullin e Ilirisë (jo të Gadishullit Ballkanik!) dhe do t`u jetë afër Moska të ikin, sepse laku ka ardhur prap deri në fyt! Le të kuptojnë edhe bashibozukët, blerësit, kantabandistët e Republikës së Kosovës dhe klasa e lartë e korrupsionit në Kosovë, se na ka ardhur deri në fyt!
“Politikanët” tanë janë bërë “lider” në emër të luftës sonë të ndershme, në mënyrë të pandershme. E dimë se ata janë rekrutë të sigurimit të sekret serb, sikurse kanë qenë baballartët e xhaxhallarët rekrutë të UDB-së. Nuk po i themi me emra. Ata i dijmë në pjesën dërmuese, por po presim…
Nuk do mend se propaganda serbe se “do të bëjë me veriun e Kosovës si Rusia me Krimenë”, është një propagandë e egër që bëhet me bekimin e qeverisë dhe nën udhëheqjen e krerëve të Shërbimit Inteligjent Serb BIA. “Skenar ogurzi kanë përgaditur krerët ushtarak dhe intelegjenca e shtetit të Serbisë me qëllim të realizimit të projektit të ngjashëm të invadimit dhe aneksimit të veriut të Kosovës, si Rusia në Krime”, thuhet në artikullin e marrë nga http://www.tesheshi.com.
Që prej luftimeve tashmë të njohura në Kumanovë, nuk kanë pushuar së propa-ganduari mediat serbe se i njëjti program pritet të ndodhë edhe në veri të Kosovës, me qëllim që situata e sigurisë brenda vendit tonë të jetë shumë e tensionuar, deri sa serbët të presin një ditë më të mirë që të ndërhyjnë ushtarakisht në veriun e Kosovës e deri në lumin Ibër. Serbia po grumbullon armatim në Nish, ndërkohë që e ka shtuar prezencën ushtarake dhe policore në kufi me Kosovën.
“Ka dyshime të bazuara nga shërbime të inteligjencës të shteteve anëtare të NATO-s, se në aeroportin e qytetit të Nishit në Serbi, forcat ushtarake ruse kanë lënë një sasi bukur të madhe të armatimit të tyre pas stërvitjeve, armatim ky që besohet të jetë shumë modern”, thuhet në shkrimin e marrë prej “tesheshi”. “Në këtë raport, vijon të thotë burimi, që tani dihet botërisht se është më i ruajtuari në rajon, armatimi që besohet të jetë i ushtrisë ruse, është i strehuar nëpër hangarë, ndërsa ruhen nga rojet të veshura me rrobe civile”. Dhe, burimi ndërkombëtarë, që mund të jetë i pabazuar, e përcjell këtë informacion, duke thënë se shkrimi i grafiteve të UÇK-së në ndërtesa të banimit nëpër qendrën e Nishit, është për sulmimin e armatosur të shqiptarëve në këto rajone, pra në “luginën e Preshevës” , të thënë më mirë në rrethin e Preshevës, Bujanovcit e Medvegjës dhe kthmin e tyre nëpër territore e vjetra të rajonit të Nishit. Kjo, në të vërtetë, duket se është një propagandë serbe.
Nuk ka asnjë dyshim që Kosova është e sigurtë nga NATO-ja dhe vendosmëria në të ardhmen e saj. Kosova është e vedosur në hartën gjeopolitike e gjeostrategjike të Aleancës më të fuqishme të NATO-s në tërë botën dhe se informacionet e plasuara nëpër mediumet e influencuara prej palës serbe, bëhen vetëm që të fitojnë kohë dhe të shtyejnë në vonesa të mëdha çështjen e Kosovës, veçanërisht në veriun e Kosovës deri në lumin Ibër. Republika e Kosovës është e patjetërsueshme në rrugën e saj të pavarësisë e shtetësisë. Të mendosh se mund ta sulmosh NATO-n dhe Kosovën është një çmenduari e pabesueshme, sepse Bonstill-i është njëra pikë e saj që e ka si në pëllëmbë të dorës hapësirën e gjërë deri në Rusi. “Lufta e tretë botërore”, që e planifikojnë serbët, e ndikuar nga Rusia, do të jetë katastofale për ta.
“Krahasimi i verut të Kosovës me Krimenë dhe i Ukrainës me Kosovën e aq më shumë i Serbisë me Rusinë, mendoj se është i paqëndrueshëm. Serbia do të udhëheqë luftë ndryshe ndaj Kosovës, ajo do të pret, nëse ka nevojë me dekada, që ne t`i humbim mbështetjet që i kemi, të mbetemi vetëm dhe pastaj të invadon në Kosovë”, thotë për “Botën Sot” Naim Maloku.
Republika e Serbisë dhe Shërbimi Sekret i saj, si shtet, organizon dhe finanzon islamizmin ekstremist nëpër Republikën e Kosovës, që Kosova të humbë simpatinë e Amerikës, si Rusia me telebanët në Afganistan, dhe për këte ajo bën përpjekje të shtojë edhe më tej përforcimin e vehabistëve e selafiste nëpër Kosovë. Për të forcuar islamizmin ekstremist të Republikës së Kosovës, Milutin Jovanoviçi ka hapur faqen http://www.botaislame.com, të cilën e mbanë mëtutje, dhe kjo gjë i ka shkaktuar probleme serioze. Ata kanë krijuar imazh të keq para bashkësisë ndërkombëtare. Ajo i ka përfshirë përpara fushat ekonomike, kulturore, arsimore dhe fetare.
“Për vite të tëra shërbimet serbe janë infiltruar brenda organizatave fetare islamike. Kjo gjë bënë në dy rrugë: agjentura serbe mbenda klerit fetar është bartur nga koha e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene. Në kohën e Rankoviqit ajo sa vetëm është forcuar për të vazhduar deri në ditët e sotme. E dyta, nga bashkëpunimi me vendet arabe ku të rinjët tanë kanë studiuar e që këto vende kanë pasur marradhënie “vëllazërore” me Jugosllavinë, përkatësisht me Serbinë”- thotë Fadil Kajtazi, Ekspert i Sigurisë së Republikës së Kosovës, për “Botën Sot”. Padyshim se kjo ka futjen në një konflikt serioz të shqiptarëve me bashkësinë ndërkombëtare.
“Ne edhe më herët-thotë Fadil Kajtazi-kemi tërhequr vëmendjen e opinionit se kërcënimi serb ndaj Kosovës është permanent. Intensiteti i këtij varet nga shumë faktorë, por dominues është gjendja e përgjithshme në nivel global, ku zhvillimet në lindje, parasegjithash pretendimet hegjemoniste ruse këtij kërcënimi i japin dimension tjetër. Në qoftë se i referohemi historisë, dy luftërat ballkanike (për ne, janë luftërat e Gadishullit Ilirik) si dhe Lufta e parë botërore janë nga Rusia, kurse realizator ka qenë Serbia”.
Pra, përveq se janë evidente përpjekjet e rizgjimit të idesë së “pansllavizmit” në këtë gadishull, vie edhe ndikimi permanent në Maqedoni, sepse edhe aty ka hedhur Serbia një pakicë serbe, që vepron e ndihet e gjallë kur nuk e pret. Rasti i befasi-shëm i Kumanovës, ku u vranë dhjetë persona, prej tyre nëntë shtetas të Kosovës, ka ardhur si organizim i mbarë sllavizmit. Sllavo-makedonët mbahen si të këtillë, sidomos ata që kanë mbetur nga ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë. Ata e kanë si pikësynim të mbajnë nën vete të ashtuquajturën “Republika e Iliridës”, pra 42% të shqiptarëve autoktonë, sa janë vetë sllavo-makedonët. Për formën e qeverisjes në këtë Republikë, do të flasim më vonë.
“Vetë fakti se shumica e të arrestuarve në Kumanovë janë qytetarë të Republikës së Kosovës i obligon institucionet e Kosovës të kërkojnë informata të hollësishme, për këtë ngjarje tragjike e cila ka tronditur opinionin. Ka dyshime se disa nga të vrarët janë ekzekutuar në burg si dhe disa nga të arrestuarit iu nërnshtrohen torturave çnjerëzore dhe kjo duhet ti shqetësojë institucionet e Kosovës për të kërkuar hetim ndërkombëtar të pavarur dhe një komision miks meqedonase-kosovare”-thotë për gazetën “Bota Sot”, Kryetari i Partise Liberaliste të Kosovës, Gjegj Dedaj.
Nuk do mend se Serbia e Rusia provokojnë sistematikisht Republikën e Kosovës. Për këtë e kërkojnë edhe një “gjykatë speciale” në Kosovë, për të hedhur para gjyqit palë të caktuara dhe për të shtuar këtë trusni ndaj saj.
Ne jemi lodhur nga këto lojëra të saj nëpër disa krerë të Evropës së Bashkuar. Le ta mbajnë mend se posa ta prekin integritetin e Kosovës, do të jetë afër Moska të ikin përtej saj, sepse e dimë faremirë se ata janë frikacakë. Dhe frika po mundohet të “trimërohet”. Serbia na ka borgje të vjetra, jashtë Republikës së Kosovës…

“Bota Sot”, botimi në Zvicër, data 9 qershor 2015.
Shikoni p.sh. intervistën e botuar të Akd. Prof. Dr. Aleksandre Lambert, “Evropa sabotoi historinë tuaj në shekullin XIX, kur Ilirinë e quajti Ballkan”, të nxjerrë nga http://lajmonline.com/sq/Kombetare/Aleksandre-Lambert-Evropa-sabotoi-historine-tuaj-ne-shekullin-XIX-kur-Ilirine-e-quajti-Ballkan-43044.
Bota Sot, artikull i marrur nga http://www.tesheshi.com, i botuar në faqen e tretë.
Shikoni edhe njëherë punimet e mia “Shpalime për Evopën e Bashkuar dhe Shiptarët, prej gjenezës e deri më sot” nr. XII e XIII, apo librin e Muharrem Abazajt, “Pellazgët kanë folur e shkruar shqip”, Rofon, Tiranë 2013, faqe 359.
Shikoni edhe punimin tim, “Një çështje urgjente për shqiptarët”, i botur në disa gazeta dhe në faqen time, të dërguar në EU dhe UNO, te Serkretari Gjeneral, Ban Ki-Mon, me datën 16.10.2014.
Reshat Avdiu, “Te Molla e Kuqe”, në http://www.albaniapress.com, apo në http://www.dialogplus.ch, 17.02.2015.
Te shkrimi i njëjtë te gazeta “Bota Sot”, 9 qershor 2015, faqe 3.
Sipas shkrimit të marrë nga gazeta “Bota Sot” prej http://www.tesheshi.com.
“Bota Sot”, e të njëjtes datë, shkrimi “Lufta speciale e Serbisë, sponsorizon ISIS-in të provokojë invadimin”, faqe 4-5.
Shiko shkrimin “Serbia organizon dhe finanzon islamizmin ekstremist në Kosovë”, në faqen e http://www.gazetaora.com, të datës 8 prill 2014.
I njëjti shkrim në “Bota Sot”, në faqet 4-5.
I njëti shkrim i Mimoza Laknës, te “Bota Sot”, e datës 9 qershor 2015, faqe 4.
Shkrimi i Nehat Shaqirit, “Kosova ta akuzojë Maqedoninë për planifikim dhe finazim të tragjedisë së Kumanovës”, “Bota Sot”, 9 qershor 2015, faqet 6-7.