Serbët helmuan babain e Nënë Terezës

0
46

Serbët e helmuan babain e Nënë Terezës, islamikët shqiptarë e quajnë nënë Terezën “magjupe e Shkupit”, maqedonët botojnë monografi se ajo ështe maqedone…
— ja një fragment nga biografia e autorizuar… në lidhje me helmimin e Nikolla Bojaxhiut në moshën 45 vjeçare në Beograd.

„Me 28 nëntor 1912 në shtëpinë Bojaxhiu u festua Deklarata e Pavarësisë me një gosti të pasur dhe kremtim të madh. Nikola nga natyra ishte një mikpritës: Dera e shtëpise së tij ishte e hapur për të gjithë, që nga të varfërit e Shkupit e deri te arkipeshkvi që banonte aty. Në këtë natë të veçantë shtëpia ishte e mbushur me patriot shqiptarë, të cilët deri në të gdhirë diskutonin dhe këndonin të përcjellur me mandolinë. Mikpritësi nuk fshihte qëndrimin e tij për çështjen kombëtare të Shqipërisë. Po ky angazhim e futi atë në një Lëvizje, që ishte themeluar pas Luftës së Parë Botërore dhe kishte për qëllim t´i bashkangjesë Shipërisë së Madhe provincën e Kosovës, e cila ishte e banuar kryesisht me shqiptarë. Për këtë arsye Nikollë Bojaxhiu në vitin 1919 shkoi një herë për një takim politik në Beograd. Ai kishte braktisur shtëpinë me shëndet shumë të mirë dhe i shoqëruar nga kolegu: një këshilltar bashkiak. Kur u kthye prapa, me pajton, i shoqëruar nga konsulli italian, qe sëmurë për vdekje. Ai kishte gjakderdhje të madhe dhe menjëherë u dërgua në spital, ku edhe operacioni i domosdoshëm nuk arriti të përmirësojë gjendjen. Nikollë Bojaxhiu kishte 45 vjet kur vdiq. Akoma është sekrete prapavija e vdekejes së tij, mirëpo pat anëtarë të familjes si dhe mjekë, që qenë të sigurtë. se atë ( Nikollë Bojaxhiun ) e kishin helmuar.“

faqe 23
Kathryn Spink
Mutter Teresa – Ein Leben für die Barmherzigkeit.
Autorisierte Biografie / Biografi e autorizuar
Gustav Lübble Verlag
Titulli i origjinalit: Mother Teresa. A Biography.
London: HarperCollins